Kërcënimet fashiste serbe ndaj Kosovës

Kërcënimet fashiste serbe ndaj Kosovës
Kërcënimet fashiste serbe ndaj Kosovës

Prof.Dr.Hakif Bajrami

  • 11 April 2019 - 08:31

(‘Në Kosovë do të kthehemi me çdo çmim’!-panelistët e M. Mariqit)

Emisioni i Milomir Mariqit është një paradë fashiste, që vetëm lansohen fjalë të helmuara, për ta hasmuar Serbinë me tërë botën, por që nuk janë infektivë në Rusi, sepse askush nuk i dëgjon atje, sepse Rusia i ka hallet e veta në Krime, në Ukrainë dhe përbrenda

Nazistët nuk i përgojonin viktimat përmes cinizmit. Fashistët dhe neonazistët serbë i përgojojnë viktimat për të krijuar favore dhe hapësirë që t` i përsëritur mizoritë. Një realitet i tillë po ngjet me zyrtarët e lartë serbianë në Qeverinë e Kosovës, të cilët pasi po shprehin se çka janë po shkarkohen me të drejtë dhe pa kthim. Lidhur me këtë situatë, qëndrimet e këtilla shovinizmi është dhjetëfish më i fashizuar në Serbi, sepse Vuçiqi dhe Daçiqi po mbahen në pushtet vetëm falë nja dymbëdhjetë grupacioneve fashiste ( e djathta dhe e majta ekstreme-hb), me të cilat mjerisht është zhytur edhe një pjesë jo e vogël e Evropës, prej kah gjithmonë kanë startuar tragjeditë.

Pavarësia e Kosovës nga propaganda neofashiste serbiane, për çdo ditë po provohet, me çdo mjet që të defaktorizohet. Në shtyp, radio dhe mjete vizuale serbe, opinioni serb dhe jo vetëm ky, po ‘bombardohet’ nga një ajkë e re shovinistësh, brutalisht në dukje njohës dhe serioz të zanatit të urrejtës, me grada shkencore dhe politiko- diplomatike, gazetarë dhe spiunë të metropoleve Lindore, të cilët madje e kritikojnë Slobodan Milosheviqin dhe fashizmin e tij, jo pse ka bërë krime në katër luftëra të humbura (1992-1999), por pse nuk i ka disiplinuar sllovenët, kroatët, pse nuk i ka masakruar boshnjakët edhe më tepër, pse nuk i ka shfarosur në tërësi shqiptarët për shkak se i krijoi të gjitha rrethanat.

Lidhur me këtë, nuk po i numëroj mjetet e tjera informative, por po e marrë si “emërues të përbashkët” emisionin që e drejton gazetari me përvojë Milomir Mariq, me shprehjen “përshëndetje çirilica”. Kjo përshëndetje, më duket krejt e drejtë, sepse është alfabeti i kombit tij. Por, aty shpërthen një urrejtje rituale në stilin çetniko-komunist: “Do ta pres kokën dhe fare nuk do të ndiesh dhimbje”!. Po e them këtë sepse Mariqi kur shovinizmi në misionin e tij shpërthen si Vezufi, ai merr pozë cinike me asistenten e tij dhe vetëm sa nuk u thotë biseduesve të ngarkuar se duhet edhe më tepër të MITIZONI, të rreni, të rreni dhe vetëm të rreni, sepse diçka mbetet. Dhe këtë detyrë e kryen me përkushtim dhe shpirtërisht.

Cili është misioni dhe çka duan këta “intelektualë” serbianë të ngarkuar me albanofobi?

E kam pas lexuar një dramaturg antik, kur një personazh i tij qortonte:“Nëse në kokë mban mjaftueshëm mite, duke i prezantuar si tregime të padrejtësisë, me qëllim për t’i shtypur të tjerët, një ditë ajo kokë do të eksplodojë!” Asnjë popull nuk e urrej, sepse në shkencë nuk me drejtojnë emocionet, sepse e di që një ditë, javë, dekadë, apo shekull do të më kthehet si tragjedi kundër popullit.

Në anën tjetër, në Serbi me këtë propagandë nuk po lejohet të ndodhë pendimi, për gjenocidin në Kosovë, por po përgatiten thika dhe bartje të kufomave sërish. Po ta dëgjosh Milomir Mariqin, me grigjën e tij prej pseudo historianësh të mykur në urrejtje, si: Prof. dr. Srxha Trifkoviq historian, Lubisha Ristiq redaktor teatri, Prof. dr. Millosh Kovaç historian, Branko Pavloviq-avokat, të gjithë pra të zgjedhur për ta diagnostikuar metastazimin e shovinizmit, momentin e detyrave dhe kaheve të Serbisë, detyra primare e serbianizmit për ta sot, shihet se është ‘brenda rreshtave’ edhe një herë, vetëm edhe një herë për t` u kthyer në Kosovë, për t` i përlyer duart e përgjakura, të cilat ujin nuk e kthjellin.

Kësaj suite i shtohen kohë pas kohe Dr. Milan S. Protiq, Dr. V. Sheshel, pastaj prijës i partisë fashiste“DVERI” (ZBORI I KONVERTUAR I Lotiqit 1935-1945), Prof. dr. Darko Tansakoviq diplomat, disa gjeneralë, e sidomos gjenerali Vinko Panduroviq, Branko Vlahoviq, Dr. Slobodan Zhivkoviq, Zoran Çirjakoviq e shumë të tjerë të cilët shihet se janë të lodhur dhe skeptikë në prognoza malicioze, sepse shumë rëndë u peshon shovinizmi në tru, edhe më tragjikisht në kurriz. Të gjithë, e sidomos Ivica Daçiqi (Sloba i Vogël) më shumë flasin për Kosovën sesa për Serbinë.

Lidhur me këtë duke provuar ta gjejë emëruesin e përbashkët të këtyre aventurierëve fashistë, shumë serioz në rrena brutale, më duket se kur të përmblidhte tërësia e fjalimeve të tyre 70% për Kosovën; 25% për Serbinë; nja 5% neutral,rezulton se këta profiterë të shovinizmit disi janë specializuar në “funksionar të Republikës Kosovës në opozitë”! Këta thuajse nuk janë qytetarë të një shteti tjetër që quhet Serbi e fantomizuar e stërmbushur me kriminelë, që duhet të natyralizohet duke iu munguar edhe Vojvodina dhe Sanxhaku një ditë pa dyshim.

Pa këtë operacion nuk do ta kuptojnë kurrë realitetin mësa Hitleri, tragjedia do t’i gjejë në gjumin e urrejtjes dhe shovinizmit. Vetëm atëherë këta politikanë fodullë ta kuptojnë se emisioni i Milomir Mariqit është një paradë fashiste, që vetëm lansohen fjalë të helmosura, për ta hasmuar Serbinë me tërë botën, por që nuk janë infektivë në Rusi, sepse askush nuk i dëgjon atje, sepse Rusia i ka hallet e veta në Krime, Ukrainë dhe përbrenda.

Serbia duhet ta ndiejë peshën e pagimit të dëmeve të luftës

Se Rusia ua shet nja 3-4 aeroplanë të ngjyrosur serbëve, e në Kremlin ajo shitje ka peshën sa unë me i ble 3 kilogramë speca në pazar të Hanit të Dilit. Megjithatë, llafet e shovinistëve serbë nuk duhet të merren si lojë fjalësh, sepse Rezoluta 1244 e KS OKB do të jetë edhe shumë kohë në qarkullim, edhe pse nuk është de fakto në funksion, mbetet si germë muzeale në fiksion.

E vërteta, pa ua “prerë veshët shovinistëve serbë në derë të kuzhinës”, këta sojnikë fashistë gjithmonë do të jenë gatitu për krime. Me këtë dua të them se Serbia duhet ta ndiejë peshën e pagimit të dëmeve të luftës. Vetëm atëherë do ta kuptojë se çka ka bërë në katër luftëra (1992-1999).Shovinistëve serbë duhet në çdo kohë t` ua përkujtojmë krimet që i kanë bërë ndaj shqiptarëve, ashtu sikurse për çdo kohë përkujtohet Holokausti mbi hebrenjtë e pambrojtur. Nuk dua ta teatrizojë rolin e viktimës, por nëse hebrenjtë janë ndikuar me shekuj, ne shqiptarët jemi persekutuar që dy mileniume dhe nuk kemi lëvizur nga ILIRIA-Ballkani kurrë.

E vërteta, tragjedia jonë nga dhuna sllave dhe aziate është gati e pashërueshme. E vërteta, nuk ka punë më të ndershme në këtë botë kalimtare sesa shovinistëve të këtillë t` ua përkujtosh se ku ishin, çfarë ka bërë shteti i tyre, dhe kah e drejtojnë atë psikologji popullore shoviniste sërish në vargojë gjaku. E pra, po ua përkujtoj se Lufta e popullit serb nga viti 1804 e deri më 1877 ka qenë luftë e drejtë, për liri dhe pavarësi.

Por lufta e Serbisë nga 1 dhjetori 1877 e deri më 30 nëntor 1912 që përmes gjenocidit ta shfarosë një popull që i “pengonte për dalje në det. (Lexo: Prodor na more 1881). Serbët morën yrysh më 1877 dhe në Kongresin e Berlinit për të fituar me gjenocid dhe për t` u shpërblyer me toka të huaja.

Çka ka ngjarë ndaj shqiptarëve në Sanxhakun e Nishit më 1877/8?

Të gjithë panelistët e Milomir Mariqit duhet ta dinë se sa fshatarë shqiptarë i kanë shfarosur në Sanxhakun e Nishit më 1877. Po, janë 714 fshatra dhe 6 qytete që janë shfarosur shqiptarët. Ja se çka thonë dokumentet e tyre për atë gjenocid:1. Që prej Serbisë të krijohet shteti i pastër nacional;2. Që sipas Kongresit Berlinit Serbisë t` i kthehen të gjitha trevat ku arnautët kanë jetuar; 3. Që aksioni i Serbisë në të ardhmen të rreshtohet në drejtim të viseve të Kosovës; 4. Në qarqet ushtarake serbe e kanë shpjeguar se nuk duan në Serbi ta kenë Kaukazin (përzierje popullsie dhe përzënie totale. Por qeveria dhe kisha ishin për gjenocid pa hezitim.).

Tani po e shënoi dokumentin në origjinal, nuk dua ta përkthej: “ Iseljavanjem Aranauta (Sanxahku I Nishit-hb) pojedina su mesta u onim krajevima POTPUNO OPUSTELA tako da je bilo sela kojima se ni IMENA nisu vise znala; ni vlasti ih nisu mogle znati jer nije bilo koga da ih kazhe, I sada je trebalo te OPUSTELE predele Niskog sanxhaka naseljitit I obezpustiti”. Sipas Bilall Shimshirit, Rumeliden goçleri”, Stamboll 1979, deri më 1879 janë larguar nga viset etnike shqiptare mbi 350,000 banorë.

Tërë pasura e tyre është përvetësuar nga Principata e Serbisë (Sanxhaku i Nishit dhe Sanxhaku i Pirotit) dhe Principata e Malit Zi ( Ulqini, Tivari, Plava, Gucia). Mizoritë mbi popullsinë shqiptare i ka shënuar Myderriz Faik Efendia. Ato gjatë këtij viti do të botohen. Lidhur me këtë dokumentet argumentojnë se nga viti 1879 e deri më 1898 në Sanxhakun e Nishin do të kolonizohen vetëm 5600 serbë, sepse nuk kishte popullsi. Kërkesës serbe do t’i përgjigjen shumë malazezë, të cilët evolutivisht do të konvertohen në serbë.

Çka ka ngjarë në Vilajetin e Kosovës dhe Manastirit më 1912-1914?

Gjithnjë sipas dokumenteve serbe, angleze, franceze dhe austriake nga viti 1912 e deri në fillimin e Luftës Parë Botërore në gusht 1914, pushteti okupator serb i rrënoi me topa të prodhimit austriak 132 fshatra shqiptare. Në Anadolli u detyruan me dhunë të emigrojnë 500,000 shqiptarë.(Dokumenti është botuar në: “Dokumenti o spolnoj politici Kraljevine Srbije, K.VII, sv. 1. Beograd 1980, f. 617-618). Nga kjo shifër sipas muajve përmes detit në Anadolli kanë shkuar me 395 anije evropiane 320 907 persona. Të tjerët kanë shkuar përmes rrugëve tokësore.

Lidhur me këtë nga Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, mësojmë se ishin masakruar nga ushtritë e Serbisë dhe Malit Zi 23,000 shqiptarë, të gjithë civilë. Madje, në dokumente shënohet se janë hapur 21,000 varre, prej tyre një 223 varre masive (më shumë se katër kufoma). Kur t` u shtohet këtij realiteti edhe çështja e konvertimit në Dukagjin, çështja e shndërrimit te të gjitha xhamive në stalla të kuajve, për mercenarët evropianë që ishin më se 614 oficerë të lartë, atëherë MOZAIKU i përpjekjes për gjenocid ndaj shqiptarëve, për ta krijuar Toplicën DY, përpjekja për gjenocid bëhet më e kuptuar.

Në zonën e okupimit serb do të kolonizohen 1912-1914 me dhunë 20115 serb. Ndërsa në zonën e okupimit malazezë do të kolonizohen 6211 malazezë. Edhe gjatë okupimit Austro-hungarez shqiptarët nuk do të kanë qetësi. Bile më 1917 Nexhip Draga me pesë përfaqësues të ish Vilajetit të Kosovës, do të përpiqet të gjejë strehim në Anadolli për 440 000 shqiptarë të rrafshit Kosovës, pa Dukagjin.(Arkivi i Vjenës, çështja e mbajtjes peng të 34 politikanëve shqiptar 1917-1919).

Edhe gjatë viteve 1918-1941 ka pasur përpjekje për gjenocid ndaj shqiptarëve-pse

(Le të lexohet vetëm neni 2 I Konventës Jugosllavo-Turke 11 korrik 1938)

Sipas dokumenteve që gjenden në “Shoqatën e Kombeve” në Gjenevë në viset shqiptare pushteti okupator SHS 1918-1923 i ka djegur në Rrethet; Prizren 772 shtëpi dhe banorët e tyre janë shpërngulur; në rrethin e Pejës janë djegur 714 shtëpi dhe janë vrarë mizorisht 1563 persona, vetëm në Krahinën e Rugovës Kosta Peçanci, Punisha Raçiqi me çetat e tyre vrasëse i kanë masakruar 844 persona. Në rrethin e Mitrovicës vriten 133 persona dhe digjen 42 shtëpi.

Në Rrethin e Llapit digjen 258 shtëpi dhe masakrohen 1272 persona. Në Prefekturën e Prishtinës vriten 4600 persona dhe digjen deri në themel 2194 shtëpi. Në Prefekturën e Ferizajt vriten 1694 persona dhe digjen 298 shtëpi. Në Prefekturën e Vushtrrisë digjen 1463 shtëpi ndërsa masakrohen 2179 persona. Në Prefekturën e Gjilanit vriten 565 persona ndërsa digjen 452 shtëpi. Në Prefekturën e Preshevës vriten 267 persona, ndërsa masakrohen 182 persona të moshave nga 1 deri në 108 vjeç nëpër shtëpi. Të njëjtat dokumente dëshmojnë se për ta frikësuar popullin nëpër rrugë kur lëviznin nga vit 1912 e deri korrik 1914 janë vrarë 13156 persona vetëm pse mbanin plisin në kokë. Të njëjtat dokumente serbe argumentojnë se nga viti 1919 e deri më 1922 janë likuiduar 643 familje, prej tyre 241 familje të njohura kaçake.

Deri në fillim të vitit 1941 në Anadolli nga viset e Shqipërisë Kontinentale janë shpërngulur në Anadolli 260,000 shqiptarë. Ndërsa janë kolonizuar 17679 familjeve me 65000 anëtarë nëpër pronat e shqiptarëve, duke i përvetësuar me fuqinë e armëve, thikës dhe zjarrit 381 245 hektar tokë, sipas “Ligjit mbi kolonizimin e viseve jugore” nga viti 27 gusht 1920. Sipas dokumenteve serbe, edhe në Shqipëri do të shpërngulen 4095 familje me 28 665 frymë. Pronat e tyre do t’i grabisin kolonistët sllavë (AVIIB. P. 17. K. 95-a d, pov. 429). ( Vijon)

(Kosova Sot)