Bota ua ktheu shpinën matrapazëve dhe kryehajnave të Kosovës

Bota ua ktheu shpinën matrapazëve dhe kryehajnave të Kosovës
Bota ua ktheu shpinën matrapazëve dhe kryehajnave të Kosovës

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 11 April 2019 - 08:37

Bota u lodh me këtë soj hajnash e vagabondësh

Ky soj mangupësh duhet larguar sa më parë, sepse e morën në qafë vendin dhe buxheti i shtetit nuk ka para të bëhen rrush e kumbulla për kanagjeqe dhe syneti. Turpi nuk paska brirë, por dora e mallkimit do t’ju ndjekë kudo që të shkoni dhe atë pa merak fare, sepse jeni deri në fyt me hajni dhe do t’ju mbetet në grykë

Tashmë edhe bota e qytetëruar i kuptoi matrapazët dhe kryehajnat e Kosovës që janë në majat e shtetit, jo vetëm që nuk e luftojnë korrupsionin, por janë të lidhur ngushtë dhe atë si mishi me thoin me krimin e organizuar dhe deri në fyt me korrupsion. Mjerisht këtë të zezë nga hiri i kësaj zeznaje të këtij prodhimi të majave të shtetit po e paguan shumë shtrenjtë populli i Kosovës.

Rrjeti më i fuqishëm i krimit të organizuar në tërë globin që po vepron në Kosovë e humbën besimin te miqtë tanë dhe me shumë të drejtë ia kthyen shpinën, por është një gjë shumë e padrejtë se shtetet më të fuqishme të botës duhet sa më parë që t´ia marrin vizat këtyre matrapazëve,cubave, tyxharëve, kryehajnave,rrenacakëve, matrapazëve dhe duhet t´i hapin rrugë qytetarëve të pafajshëm, që vdesin duke pritur vizat para dyerve të ambasadave të huaja në Prishtinë dhe atë nga halli,për shërim.

Fukarallëku i preku mish e asht qytetarët

Kryebanditët as që mërziten për hallin e qytetarëve që i kanë humbur shpresat nga mashtrimet e këtyre kryebanditëve më të rrezikshëm në këtë tokë dhe rrugën e kanë zgjedhur ikjen për një jetë më të mirë, si gjithë qytetarët e botës së qytetëruar. I mashtruan derisa morën dhe blen votat me 50 euro dhe pastaj nuk vendosi asgjë vota e tyre, matrapazët dhe kryehajnat i ranë jo vetëm thikë pas shpine, por edhe hanxhar e sakicë dhe këta u bënë supermilionerë dhe janë duke bërë hata,masakër dhe krim të paparë në Kosovë.

E shkatërruan ekonominë e vendit duke bërë kontrata me bandën Devolli. Nuk ka aq faj kjo bandë ogurzezë, sepse kjo mbështet pikërisht nga kryebanditët, kryehajnat dhe a e dini për kë e kam fjalën? Për askë tjetër pos këta që e kanë kapur pushtetin që nga pas lufta e deri më sot. Dhe, kush e përcjellë situatën në këtë Kosovë hallemadhe dhe të ergjakur me shekuj, as NJË BANDË QEVERITARE NUK MUNDI TË PËRFUNDOJË MANDATIN DERI NË FUND. Kryebanditë, udbashë, tradhtarë, spiunë, langonjtë dhe kopilët e qimzinjve të qenit plak Titos, iu turrën Kosovës,akoma pa e larë shiu dhe pa e tharë dielli gjakun, këta çakej vidhnin, uzurponin, vrisnin, mashtronin popullin.

Papunësia rritej,shkatërronin dikasteret më të fuqishme, fukarallëku preku mish e asht qytetarët, ish- luftëtarët e UÇK-së bënin vetëvrasje, se nuk kishin as bukë për t´u shtruar fëmijëve në sofër, nuk kishin para për ilaçe për t´i shëruar plagët, punësonin kurva e kurvarë të sojit të tyre, ndërkaq para lufte nuk kishin rrip pantallonash që i lidhnin me sixhim, u bënë supermilionerë.

Ky soj përpos që u bënë supermilionerë, siguruan pasuri për tridhjetë e ca breza, këta dalin dhe hapur thonë çka janë dy-tre milionë, kush do i ka, duke bërë konkurrencë se cili po vjedh më shumë buxhetin e shtetit, cili më shumë vjedh djersën e taksapaguesve e mos e gëzofshin për jetë e mot!

Sistemi i kalbur gjyqësor kundërmon vendin

A e dini ju se këta kryevagabondë nuk i ndërtuan as varrë ish- luftëtarit dhe veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare që ishte shok i tyre, a e dini ju se varrin e tij e mbuluan therrat dhe grizat. Dhe, jo vetëm kaq, po këta i pasuruan edhe kurvat e tyre, me veshje deri në 50 mijë euro,me orë dore mbi 10 mijë euro.

Hanë e pinë nëpër hotelet më të shtrenjta të botës, fluturojnë me avion privat, bëjnë sallamadi dhe dyzen ahengu nëpër jahte milionëshe si të Abramoviqit dhe çka i thuhet këtij soji KOPILËSH FLISNI ÇKA I THUHET KËTYRE KRYEBANDITËVE?

Kryebanditët vjedhin e vjedhin pa mëshirë, korrupsioni më i lartë në 510 milionë kilometër katrorë me tokë e me ujë, hajninë, bandat,klanet i shtrin në çdo cep të Kosovës si vaji në lakra dhe merreni me mend, ky soj idiotësh pa fije turpi dalin dhe i punësojnë katër-pesë anëtarë të familjeve dhe zgërdhihen, ÇKA I THUHET KËSAJ? Hajninë që e kanë në gjak dhe që vrapojnë si zagarët pas kockave dhe korbat pas kufomave të vdekura, që këto shprehje i përdori shpeshherë, vetëm se e meritojnë ky soj langonjsh, i ra në sy faktorit ndërkombëtar, i ra në sy miqve më të ngushtë të vendit dhe i thoshin:"...luftojeni, korrupsionin, përse nuk burgoset askush nga majat e larta..", pra shihet hapur se këtu nuk ka kurrfarë dyshimi se ku janë stanet e hajnisë që vjedhin vendin dhe qytetarët.

Kryebanditë vazhdonin me të vjetrën, edhe me keq, guxonin të flasin edhe për suksese. Bota u lodh me këtë soj hajnash e vagabondësh, 11 shtete i ranë pishman njohjeve, ikin populli,investimet e jashtme nuk vijnë se e dinë se vendi është në duart e bandave më të rrezikshme siciliane e kolumbiane, askush nuk bënë takime me rrugaçët, sepse e kanë parë se të gjithë janë pa dallim dhe më askush nuk i fton në takime, duke menduar se mos t´i kenë përballë hajnat. Kryebanditët për të vrarë popullin e tyre edhe më shumë formojnë një grup banditësh dhe hajna me procedura penale për në Bruksel për të bërë paranë publike rrush e kumbulla.

Dhe, jo hajna do si do, por nënat e hajnisë ballkanike dhe ata pranojnë. Nuk mendojnë esëll e të thonë, jo more burra ne nuk pranojmë se jo vetëm Kosova,por e tërë bota po e dinë që ne jemi hajna të peshave të rënda. A e dini përse nuk refuzuan? Sepse hajninë e kanë në gjak. Shkojnë jashtë shtetit dhe bile edhe përtej oqeaneve dhe marrin pjesë në kanagjeqe,syneti dhe mundohen të lehin se këto vizita janë të nivelit të lartë,kur dihet se presidentët e vendit nuk bien në nivelin e hajnave,cubave, rrenacakëve dhe mashtruesve. Në këtë valle janë edhe ata me nder m´i thënë që po i thonë sistem e kalbur gjyqësor që kundërmon vendin.

Ky soj kryebanditësh kanë menduar SE TOKA SILLET VETËM RRETH TYRE. Pra, pos qytetarëve të saj, tashmë ia kthyen shpinën edhe bota kësaj kopeje hajnash që nuk lanë gjë pa vjedhur. Ky soj mangupësh duhet larguar sa më parë, sepse e morën në qafë vendin dhe buxheti i shtetit nuk ka para të bëhen rrush e kumbulla për kanagjeqe dhe syneti. Turpi nuk paska brirë, por dora e mallkimit do t’u ndjekë kudo që të shkoni dhe atë pa merak fare, sepse jeni deri në fyt me hajni dhe do t’ju mbetet në grykë.

(Kosova Sot)