Kurbeti për shqiptarët – “plagë kombëtare” në vijim

Kurbeti për shqiptarët – “plagë kombëtare” në vijim
Kurbeti për shqiptarët – “plagë kombëtare” në vijim

Shefik Shkodra

  • 28 April 2019 - 07:57

Fajet për të gjitha i kanë sot udhëheqësit e këtij vendi

 Që të investohet në arsim, në kulturë, në shëndetësi, në bujqësi dhe blegtori, këto të fundit janë degët, për mundësitë e një pjese të madhe të popullatës të merret me to dhe të prodhohet ushqim i shëndetshëm. Të investohet në personat që do të jenë kuadrot e ardhshme. Të braktiset nepotizmi. Të lihet mbanë i tërë kriminaliteti dhe plaçka nga ana e zyrtarëve. Të respektohet ligji. Të shfrytëzohet buxheti në mënyrën më të mirë të mundshme

1.

Për tema sociale, sikur është fjala për kurbetin, mund të shkruhet gjerë e gjatë. Pa kufi. Në del sikur të ishte zeje jona kurbeti, akt i përjetshëm. S’ka pasur rëndësi e as tash nuk ka, cili mbret e cili kral ka ardhur për sundimin e këtij vendi. Fatkeqësisht, kjo mënyrë po vijon edhe sot. Motivi i kurbetit ngel i paevitueshëm për këngëtarin popullor, për poetin dhe shkrimtarin në përgjithësi. Shumë këngë, shumë poezi e tregimi janë shkruar për këtë temë sociale, të cilën të tjerët e kanë quajtur “plagë” shoqërore. Për ne ishte “plagë kombëtare”, e cila ka lënë pasoja e mësime të hidhura. Në Evropë nuk ka popull të tillë që e ka këtë ngarkesë në këtë masë, madje kjo mënyrë jetese është bërë shumë përshtatshme për ne. Jemi pjekur e kalitur në hellin e vuajtjeve.

Shqiptarët çështjen e gjallërimit për jetë në vendin e tyre me shekuj e kanë pasur problem. Për këtë ua kemi lënë fajin të tjerëve, armiqve, të huajve. S’do mend se okupatorët na kanë lënë në gjendje të vështirë, të paorganizuar për vetëqeverisje e shtet. Është çështje shekullore, kur shqiptarët mbetën pa shkolla të veta, deri në fillim të shek. XX. Mosdija është armiku i vetë asaj shoqërie. Prandaj, ky popull është përdorur si vegël pune. Në ato punë më të vështira që ishin, shqiptarët gjendeshin. Vendi i tyre ishte i shkretuar. Njerëzit mbeteshin si të egër, në vullnetin e secilës familje e të secilit individ. Ndonjë feudal mund ta dërgonte djalin e vet në Stamboll për ndonjë shkollë në turqishte, ndonjë tjetër në greqishte, një tjetër në frëngjishte, gjermanishte, etj. Shumë prej tyre emigruan në Azi, në Afrikë, në Evropë, në Amerikë dhe kudo nëpër botë. Por, ishte e pamundur që të qëndronin në vendin e tyre. Dhe shumë prej tyre nuk u kthyen më dhe as që dihen kush ishin. Pas largimit nga vendi i të rinjve tregtarë, zanatlinj, punëtorë krahu, në botën e jashtme organizoheshin në grupe kulturore. Nxirrnin ndonjë fletë me alfabete ende të padefinuar. Përpiqeshin për një informim politik për shqiptarët. Ua hijeshonin gjuhën, këngën, kulturën dhe traditën shqiptare popullit, i cili ishte i paarsimuar.

Shqiptarët e shfrytëzuar ekonomikisht e politikisht

Në një artikull të mbarimit të shek. XIX, te rev. “Albania” e Brukselit, “Të vimë nër mentë”, e gjejmë të njëjtën gjendje. Atëherë tek është bërë fjalë për shtetin shqiptar. Po të meta kishte më shumë se sa diç pozitive. Artikull shkruesi e vinte në spikamë tërë paditurinë e popullit: “Për fat të keq, aq ligsht kanë arritur shqiptarët sot, sa janë për të qarë; e keqja më e madhe është se as kanë nisur edhe të mendohen ç’është për të bërë, e të përpiqen për të vënë mbë udhë të mbarë punërat e tyre”. Kështu paraqitej gjendje në këtë pasazh të këtij artikulli. Kështu ishte kudo në terrenet shqiptare.

Shqiptarët e ndarë gjeografikisht, në provinca e lokalitete, ishte vërtet problem për një unitet të të gjithëve, kur dihej se nuk kishin kurrfarë informimi kombëtar. Ishin nën tutelën shtetërore të popujve të tjerë, si nën Turqi, nën Mal të Zi, nën administratë bullgare, serbe, etj.

Kështu, ishin të adaptuar. Mendonin se kaq është puna e tyre. Me këtë mënyrë duhej të punonin dhe të jetonin. Merrnin vetëm frymë pa tatime. Punohej terr me terr. Fitimet ishin shumë të pakta. Kështu, nga injoranca, përtacia, ligështia dhe egoizmi, askush nuk sakrifikonte në organizimin e tyre për të ngritur shtetin dhe arsimimin e tyre. Kështu, shpesh dilnin me mendime kurtuazi disa prej atyre që e quanin veten politikan të kohës:

“Disa njerëz të politikës kanë zënë të besojnë dhe kanë shkruar se ne shqiptarët të besojmë dhe kanë shkruar se ne Shqiptarët nuk do të mundim më të bëjmë një komb; për se kaq lehtazi na e paskan prerë këta (këtë çështje) për vdekje? se vështrojnë të ndarë; pa mendje për Shqipëri; trima të shërbejmë qëllimet e të huajve; të dobët për punët tona. Errësirë e padijes na i ka pru të gjitha këto të këqija”. Kjo ishte plaga më e madhe e shqiptarëve. Injoranca. Analfabetizmi është ‘errësira’ kryesore. Atë s’ta falë askush. Dhe që të gjitha me një organizim shtetëror mund të të mëkëmbin shqiptarin dhe çdonjërin, sikur ka ndodhur nëpër vende euro-perëndimore. Për ne Turqia ka bërë shkeljen më të rëndë, apo pashallarët e memurët që i shërben atij, që mbetëm me shekuj pas kombeve të tjera. “Shqipëria do dritë; të hapim shkolla shqip nëpër terë Shqipërinë, që vegjëlia të mësojë në gjuhë të tyre; të mos presim të vinë të huajt të na mësojnë dhelpëritë e tyre për dëm, e për humbjen e mëmëdheut tonë.” Kështu shprehej artikullshkruesi në periodikun shqiptar të vitit 1897. Si duket edhe sot nuk po mund t’i kalojmë të gjitha barrierat për këtë çështje. Edhe sot, sikur po na pengon dikush tjetër, e që vetë na jemi në realitet.

2.

Në Kosovë shqiptarët ishin të shfrytëzuar ekonomikisht e politikisht deri në maksimum edhe pas LDB. Serbia ndërtohej prej fuqisë punëtore dhe prej lëndës së parë nga Kosova e shqiptarëve. Ishte edhe parulla:“Trepça prodhon, Beogradi ndërton”, përkatësisht ndërtohej. Popullata ishte në skamje të madhe. Të drejtat për punësim dhe mundësit ishin shumë të pakta. Krejt serbët dhe malazeztë ishin nëpër zyra të administratës. Rrallë kush prej shqiptarëve, me lajkatime, kishte mundur të ndodhej diku nëpër zyra e punë shtetërore. Pas demonstratave të vitit 1968, nga studentët dhe rinia, Tito bëri një marrëveshje me Gjermaninë Lindore dhe shqiptarët fillojnë të shijojnë sërish kurbetin në mënyrë masive. Pastaj, ata u shpërndan edhe nëpër vendet tjera të Evropës, në Austri, Belgjikë, në Itali, në shtetet skandinave, etj. Në stacionin hekurudhor të Cyrihut, në Zvicër, rrethet e këtij vendi, por edhe nga vende të tjera evropiane, të dielën mërgimtarët shqiptarë mblidheshin tuba-tuba dhe kuvendonin me njëri-tjetrin, qe nga mëngjesi e deri në orët e vona. Krejt terreni, rreth e përqark ishte i mbuluar me copa cigaresh e letra të tjera. Stacioni ishte i mbushur me tym duhani e pluhur. Në ato kohë, shqiptarët ishin vetëm, pa familje.

 Kuadrot e ardhshme

Ata (që kanë dashur) mblidhnin para dhe i dërgonin në familjet e tyre për të ndërtuar, për martesa e për shkollimin e ndonjë anëtari të tyre. Por, malli për familje e vendin i digjte dhe nga lodhja, këtë ditë e ruanin për takime sado pak për heqje mërzie. Shumëkush prej tyre, më vonë me familjet e tyre, iu lëndën fëmijët atje, u rritën e u shkolluan në gjuhë të huaja. U bënë edhe ekspertë të lëmenjve të ndryshëm. U inkuadruan nëpër punë administrate e të ekonomisë. U integruan tërësisht. Sot nuk e dimë numrin e saktë të shqiptarëve nëpër shtetet evropiane, e as të vendeve të tjera. Dëmi është i madh, ngase në këtë vend po zvogëlohet numri i banorëve shqiptarë.

3.

ndryshuan në Shqipëri pas viteve të nëntëdhjeta. Kush sa mbytej me gomone nëpër det për të ikur nga atdheu i tyre? Po sot? Ç’bëhet sot pas më tepër se një shekull? Sot kur qeveriset me shqiptarë edhe Kosova, po edhe Shqipëria shtet shekullor, kudo që jetojnë shqiptarët. Sa mijë vetë kanë ikur pas lufte në Evropë e vende tjera. Sërish shqiptarët në terr të zi. Sërish të painformuar për jetën e tyre. Të papërgatitur asnjëherë. Të pa mbështetje(tash në udhëheqësit e vet) me emrin shqiptar. Ndoshta me hile çdo gjë për ne ishte?! Me prijës vendorë, që do të duhej pjesën e shkatërruar ta bëjnë vitale. Që të investohet me prioritet. Që vendet përreth qendrave, nëpër kufirin administrativ të Kosovës të kenë rrugë që lidhet me pjesën urbane. S’ka pasur nevojë që të gjithë të koncentrohen nëpër qendra.

Tash, në mungesë të vendeve të punës, kemi probleme sociale. Kemi kriminalitet. Kemi analfabet. Na mungojnë gjërat elementare për jetë. Detyrohemi të ikim në botën e jashtme. Tash Serbia nuk është duke qeverisur këtë vend. Ky thuhet, përafërsisht është vend i pavarur. Është i lirë për t’u qeverisur prej vetë shqiptarëve. Mirëpo, këta nuk e paraqesin veten udhëheqës të vendit, veç sundimtarë. Nuk kanë qenë në gjendje të tregohen praktikisht ashtu si deklarohen duke rrah gjoks. Nën parullën se, ne jemi ‘atdhetarët e vërtetë,’ ky vend ka dështuar ekonomikisht e politikisht. Pa strategji ekonomike, nuk ka as strategji politike. Kapitalistë nuk është e thënë të jenë vetëm liderët e partive dhe rrethi i tyre me dallavere e plaçka. Sistemi kapitalist ka rregullat e veta. Po, kur është fjala për Kosovën, nuk ka mundur të “fluturohet” prej shkallës së parë në të dhjetën. Ajo strategji që e përmendim është infrastruktura e domosdoshme nëpër regjionet më të largëta e deri te qendra.

Për ato vende që kanë qenë gjithmonë të izoluara nga jeta urbane. Që të investohet në arsim, kulturë, në shëndetësi, në bujqësi dhe blegtori, këto të fundit janë degët, për mundësitë e një pjese të madhe të popullatës të merret me to dhe të prodhohet ushqim i shëndetshëm. Të investohet në personat që do të jenë kuadrot e të ardhshme. Të braktiset nepotizmi. Të lihet mbanë i tërë kriminaliteti dhe plaçka nga ana e zyrtarëve. Të respektohet ligji. Të shfrytëzohet buxheti në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndryshe, ju që thirren në atdhetarizëm, pikërisht jeni të dështuar dhe sot e mbani këtë vend të izoluar nga bota. Si ndonjë vend i largët aziatik. Dhe kjo është për gazin e botës, çfarë keni bërë dhe çfarë jeni duke bërë. Këtu te ne, nëpër qytetet tona kemi vetëm ndërtimtari disakatëshe, me plan e pa plan. Duke shfrytëzuar plaçkë vendet që nuk do të duhej të urbanizoheshin. Shitja e tyre nga ana e komunës, etj.

Hapje të restoranteve, marketeve me artikuj të importuar lirë e fals për qytetarët tanë. Pse, sot mund të zihen rrugët e Zagrebit me fuqinë tonë punëtore? Më keq se në ato vende evropiane në vitet e shtatëdhjeta. Bëjnë tregti me njerëzit tanë si me lopët në pazar. Sipas deklaratës së njërit që është kthyer nga Kroacia, thotë, ndryshe janë lidhur kontratat, ndryshe veprohet atje kur shkojmë. As nuk e dinë ku mund të na çojnë. Me tradhtia nga blerësit e kësaj fuqie punëtore. Kush i ka fajet për të gjitha, udhëheqësit e këtij vendi, sot shqiptarë. S’kanë kokërr turpi, meqë nuk kanë fije frike prej askujt. Grupi në krye të këtij vendi është shkatërrimtari i këtij vendi. Mund të pritet çdo gjë e keqe që nuk e dëshirojmë.

(Kosova Sot)