Festa e 1 majit në Kosovë dhe improvizimet sindikale!

Festa e 1 majit në Kosovë dhe improvizimet sindikale!
  • 02 maj 2019 - 09:08

Në kohë kur në Qikago të Amerikës, u ngritën në këmbë klasa punëtore për ti fituar të drejtat elementare të punës, kjo ngjarje u shenua dhe mbeti në historin e përgjithshme të puntorëve në botë.

Demostratat e puntorëve në Qikago, e sensibilizuan dhe vetdisuan klasën puntore të cilët trajtoheshin në mënyrën më të egër nga pronarët dhe sistemet e ndryshme, duke ju shkel të drejtat elementare dhe njerzore nepër fabrika, punishte dhe kantiere të ndryshme të punës. 
Në kohën e tanishme, të ndryshimit të sistemeve të ndryshme politike, me aplikimin sistemor të ekonomis së tregut, lëvizjes së lir të mallrave dhe njerzëve, të konkurrencës, ndaj klasës puntore nepër vende të ndryshme u shkelën shumë të drejta dhe u bënë shumë padrejtësi.
Organizimi sindikal tani në vendet e Ballkanit e më gjerë eshtë pothuajse simbokil dhe në minjatur. Kudo shkelën të drejtat e puntorëve të cilët punojn pa orar të caktuar pa sigurime shëndetësore pa beneficione tjera që dikur klasa puntore i gëzonte gjithandej botës , duke filluar nga shujta kompensimi jasht orarit të punës, dërgimi i puntorëve nepër pushimore, banjo, bregdet dhe në qendrat tjera rekraative si dhe shpërblimet e ndryshme deri tek ndarja e rrogës së 13.
Sot klasa puntore në Kosovë, është ajo që është, edhe pse pa një organizim të sistemuar kryesisht e punsuar në sektorin privat po ballafaqohet me shumë vështërsi dhe po punon për mbijetesë.
Nepër shumë ndërmarrje private ende rroga minimale është 170 euro, pagë kjo jo që nuk i përmbush nevojat për ta mbajtur familjen por në logjikën e shëndoshë është edhe qesharake.
Gjatë vitit që shkojë, më shumë se 20 puntorë vdiqën në vendet e tyre të punës, për shkak të mungesës të mjeteve të punës dhe të pasigurisë në punishte.
Organizimi sindikal është vetëm në letër, këto Sindikata në minjatur të organizuara kohë pas kohe në mënyrë simbolike përmes formave të improvizimit, dalin në skenë atëhere kur ndodhë ndonjë e keqe, ndonjë ngjarje tragjike apo ndonjë afer tjetër e largimit të puntorëve nga vendet e punës.
Kjo gjendje e ulët e organizmit sindikal të puntorëve në Kosovë, po i shkon përshtati Qeveris edhe Ministrive të ndryshme, të cilat nuk e qajnë kokën për përmisimin e kushteve të punës dhe rritjen e standartit të të punsuarëve në Kosovë.


Duhet theksuar dhe të jemi real në vlersime, se pas privatizmit të shumë ndërmarrjeve shoqërore, të cilat u shtiën me shuma simbolike, u shkatërrua ekonomia dhe industria e Kosovës, e cila ndikoj edhe në dezorganizimin e Organizave Sindikale që nga ndërmarrja deri në kreun e Sindikatës në nivel të Kosovës.
Të gjitha këto lëshime u bënë me vetëdije dhe e sollën në gjendje të mjerushme shtresën më të ulët të popullatës e cila pagëzohet me organizimin sindikal të punës.

(Kosova Sot)