Kryetari i Keshillit Evropian me një mal skandale

Kryetari i Keshillit  Evropian me  një mal skandale
  • 11 May 2019 - 16:37

Shkruan Qazim Thaçi

Udhëhëqësi i Komisionit Evropian pse tregohet kaq skanadaloz në takimet e larta insitucionale?!!!! Tashmë në media është bërë publike edhe një foto mjaft provokuese e kryetarit të Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, derisa ia përcjellë një puthje publike kryeminstrit të Kroacisë Andrej Plenkoviç. Mirëpo , për fat të keq, ky është njëri nga ato veprime të pamatura dhe shumë të shpeshta të kryetarit të Komisonit Evropian e raste të shumta tjera kë bërë shpesh i alkoolizuar deri në masën e pavetëdijes së tij. Akte puthjesh në buzë me plotë lider Evropian e të tjerë, gjendje e lodhur nën ndikin alkooli.

Pastaj pa vetëdije shpesh se ai përfaqëson njërin nga postet e një tradite shekullore të mirësjelljes, mirëkuptimit dhe mbi të gjitha ato sjellje shpesh i kanë vërejtur qytetarët evorpian me befasinë e çuditshme, duke mos pasur ndonjë përgjige konkrete në rastet e këtilla.Mirëpo, këto skandale për fat të keq po ripërsriten dhe kjo ripërsëritje jep për të kuptuar edhe faktin që njihet në zhargonin e drjetësisë "recidivistë".Kjo nuk jep asnjë ngyrë tjetër por, një ërrësi se çka po ndodhë me Evropën e kulturës , kur në krye të sajë udhëheqin njerëzit që japin shenja infantilizmit. Në përshëndetjen e Këshillit të Evropës thuhet se " Ngritja e një Komuniteti për Paqe, Stabilitet dhe Mirëqenie ishte vizioni i etërve të themelimit të BE që përpara pothuaj 60 vjetësh. Dhe ky ideal evropian ka rëndësi të madhe për qytetarët tanë – sot po aq sa dikur. Pra në nuk mund të ulemi e të pushojmë mbi ato që kemi arritur. Konfliktet e tmerrshme të viteve të fundit kanë sjellë luftë, dëbime dhe vuajtje të pamatëshme mbi njerëzit e ish-Jugosllavisë.

Ne, vendet e BE-së. duam t'i kapërcejmë bashkarisht këto përvoja të tmerrshme dhe të bashkohemi me vendet e Ballkanit dhe në lidhje edhe më të ngushta të një komuniteti vlerash demokratike"Mirëpo, tani po ky Këshill Evropian a i ka këto ideale dhe synime??. Apo, sjelljet e kryetarit Junker. po dërgojë drejt degradimit kaq të madh.Kjo dhe veprimet tjera të ditura e të publikuara në mediat e botës, po e sejllin në dilema begraundin e qëllimit dhe synimit të Komisionit Evropian.Kur, analizohen dhe kur këto shihen jo rrallë në takime te niveleve të larta evropiane,e rajonesh, japin edhe sinjalin se këto veprime më shumë iritojnë botën civilizuese që jetojnë në kontinetin e vjetër.A ka nevojë kontineti i vjetër të zgjohet nga kjo letragji që po e pëson kaq ultë në aspektin e diskursit për mirësjellje që në fakt Evropa është konsideruar djepi i kulturës dhe traditës për kulturë njerëzore.Pason pyetja athua cilat janë ato vlera që tashmë kultivohen dhe deri kur mund të vazhdojë kjo?.

Evropianët tani pyesin se kush po e udhëheq Evropën. Dhe ky popull, pyesin cilat janë vlerat që ata rrisin?Duke aluduar në sjelljet e kryetarit Junker, kur shpesh i dehur nuk mund as të mbajë drejtpeshimin e tij për t'u ngjitur qoftë edhe në foltore,ku duhej të fliste për disa nga vendimet e këtij Komisioni.Prandaj, duke u bazuar në të gjitha këto pason pyetja me e domosdoshme se a i bënë nder ky kryetar këtij institucioni të lartë të Evropës. Ky shkrim mund të mbetet vetëm si nismë për të pa se njerëzit e prirë për skanadale a duhet të udhëheqin edhe insticione me kaq kredibilitet. Por, dehja,puthjet publike dhe veprimet tjera se besojë se qytetarët evropine do të pranojnë që këto sjellje jo të rrgullta të bëhen pjesë e Këshillit të Evropës

Shkruani një mesazh ...

(Kosova Sot Online)