VETTING-u do dështon po u kufizua vetëm te vetdeklarimi i pasurive të gjyqtarëve e prokurorëve

VETTING-u do dështon po u kufizua vetëm te vetdeklarimi i pasurive të gjyqtarëve e prokurorëve
VETTING-u do dështon po u kufizua vetëm te vetdeklarimi i pasurive të gjyqtarëve e prokurorëve

Skender Kapiti

  • 17 May 2019 - 08:42

VETTING-u Shqipëri nuk po ecën me shpejtesinë e duhur dhe me pritshmërine që priste publiku dhe shoqëria shqiptare, por po ecën shumë ngadalë.

VETTING-u nuk ka prekur akoma as prokurorët dhe as gjyqtarët e shkallësë parë , ku aty e ka zanafillën krimi gjyqësor , pasi gjyqtarët dhe prokurorët e kesaj shkalle kanë bërë edhe rolin e avokatit edhe të ndërmjetësit korruptivo-kriminal te gjyqtarët e prokurorët e shkallëve më të larta për të lënë në fuqi vendimet kriminale e korruptive të tyre.

Pra prokurorite dhe gjykatat e shkallës së parë, prokurorët e gjyqtarët e tyre janë baza mbi të cilat është ngritur dhe funksionon koorporata korruptivo-kriminale fitimprurëse e tërë sistemit të drejtësisë.

Organet e VETTING-ut nuk duhen të kufizohen vetëm te hetimi i deklarimit të pasurive të gjyqtarëve e prokurortëve për të gjetur pasuri e para të padeklaruara e më pastaj për t’i larguar ata nga sistemi.

Ky do të ishte dështim dhe aspak një VETTING serioz e bindës , pasi prokurorët e gjyqtarët i kanë fshehur mirë dhe sigurt pasuritë e fituara në mënyrë krimininale, korruptive dhe abuzuve .

VETTING-u duhet të marrë në konsideratë,të vlerësojë e të peshojë mirë të gjitha ankesat, akuzat dhe dëshmitë e viktimave të vendimmarrjeve kriminale të gjyqtarëve e prokurorëve.

VETTING-u duhet të hëtojë edhe cdo informatë individuale, publike e mediatike që janë bërë dhe vazhdojnë të bëhën përditë nga qytetarët.

Askush akoma në Shqipëri nuk është ndëshkuar penalisht për krim të organizuar, për krim gjyqësor dhe as për krim korrupsioni, as gjyqtar, as prokuror dhe as pushtetarë.

Po nuk pati ndëshkim ligjor për krimin dhe korrupsionin edhe për gjyqtarët, prokurorët e politikanët e kriminalizuar e të korruptuar, edhe besueshmëria te VETTING-u do të venitet.

(Kosova Sot Online)