Shqipërinë s’e bllokoi Brukseli por e dështoi dhe izoloi Edi Rama

Shqipërinë s’e bllokoi Brukseli por e dështoi dhe izoloi Edi Rama
Shqipërinë s’e bllokoi Brukseli por e dështoi dhe izoloi Edi Rama

Nezir Kraki

  • 17 June 2019 - 11:40

Të gjitha të dhënat e matshme dhe të dukshme tregojnë që Shqipëria nuk meriton hapjen e bisedimeve për integrim. Në gjendjen ku është ajo s’e meriton as statusin kandidat.

Në këtë pikë Shqipërinë e solli politika e bërë nga dhe me bandat më të rrezikshme të krimit. Të gjitha të dhënat dëshmojnë tashmë se bandat e krimit janë përdorë për fitore politike në Shqipëri. Krejt natyrshëm pastaj fitorja politike u ka takuar atyre si pronare të politikës dhe fatit të shqiptarëve. Prandaj, sot Shqipëria dhe kryeministri i saj shihen nga Gjermania dhe Franca si rast brutal i dështimit të përpjkejes evropiane për normalizim dhe demokratizim.

Maqedonia e Veriut qëndron shumë më mirë në të gjitha aspektet, sidomos në atë që quhet fizionomi normale e shtetit ku zgjedhjet pranohen, institucionet respektohen e bandat e drogës nuk mbrohen. Këto gjëra të gjitha i dinë në Bruksel. Prandaj Maqedonia e Veriut e meriton hapjen e bisedimeve që nesër.

Kjo s’ka lidhje me asgjë antishqiptare dhe mesazhet e Edi Rames drejtuar presidentit maqedonoverior kinse po na fusni thikë pas shpine, janë dëshpërim i turpshëm i një lideri peng i bandave.

Kush i ka faj Shqipërisë që i shtyn mbi 30 mije persona ne vit te ikin nga Rilindja bandite e politikës drejt rilindjes jetësore në vende normale? A mos janë francezë e gjermanë ata që transportojnë drogë me avionë drejt Italisë?

Të kujt janë ato kerre secila me vlerë mbi 100 mijë euro në parkingun e parlamentit shqiptar, të deputetëve francezë, gjermanë apo të depubandave shqiptare?

Dhe a dini pse kjo është dramë kombëtare?

Sepse, Shqipëria ishte nisë shumë mirë drejt BE-se dhe kishte rol faktorizues në Ballkan në fund të mandatit të parë të Edi Ramës. Tirana respektohej si ne proceset rajonale ashtu edhe ato evropiane. Shqipëria kishte ministri të punëve të jashtme dhe marredhenia me vendet aleate ishte ne nivel të knaqshëm. Brengosej sinqerisht pë Kosovën dhe nuk kishte njeri në Tiranë që përkrahte idetë e Vuçiqit.

Si ndodhi çorodia dhe devijimi total?

Pasi e siguroi madatin e tij të dytë falë, në mes tjerash, bandave që tashmë ishin bërë shtet, Edi Rama e kuptoi se llogaria politike nuk do t’i mjaftonte për të mbetë faktor në Shqipëri dhe Ballkan.

Në stilin e modelit të tij Erdogan, ai kaloi nga lideri i dështuar në lider mitoman me arritje fiktive dhe përralla politike që zakonisht shiten tek popujt barkzbrazur.

- e harroi rrugën evropiane dhe kushtet e BE-së për hapjen e bisedimeve. 

- u bë patriot dhe e morri në mbrotje kauzen e Kosovës, kësaj Kosovës që ai vet e « zbuloi » si çeshtje kur ajo shpalli pavarësinë në 2008.

- e suprimoi Ministrinë shqiptare të punëve të jashtme si motor i marredhënies me BE-në dhe e largoi ministrin Bushati.

- si provë të « frymës patriotike » i angazhoi disa shqiptarë të Kosovës në qeverinë e tij tashmë pa preokupim evropian. 

- u bë palë në pazarin sekret të Hashim mitomanit dhe të dy bashkë u bënë argatë të Vuçiq « evropianit ». 

- u bind se po bëhëj faktor rajonal dhe se BE-ja do ta shpërblente punën e tij historike në pajtimin e popujve shqiptar dhe serb.

Jemi deshmitarë që plani i tij ballkanik dështoi dhe bashkë me të edhe Shqipëria. 

Jemi dëshmitarë që në dy mandatet e tij Shqipëria nuk ka levizur asnjë milimeter në rrugën drejte Brukselit. Asnjë projekt madhor nuk është nisur as kryer në Shqipëri. As edhe një urë e vetme drejt Kosovës nuk është përfunduar. I vetmi projekt konkret për Kosovën ishte vendosja e takses rrugore në rrugën e pakryer të kombit, të mbetur fantazmë e alpeve.

Integrimi i Shqipërisë ishte premtimi i tij dhe programi i tij fillestar. Kur qeveritë dështojnë në premtime kaq madhore duhet të ikin nga menaxhimi i fatit të njerëzve.

Për krejt këto arsye, mendoj që Edi Rama duhet ta mbyllë kete mandat që tani dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme. 

Kjo do ta mbyllte edhe ciklin e rrezikshëm në të cilin ai dhe Ilir Meta janë duke e futë Shqipërinë. Sikurse do t’ia dëshmonte Brukselit se megjithatë programi për integrim mbetet prioritet i të gjithëve.

Çdo person normal i cili mendon se Edi Rama e rilindi Shqipërinë këto vite dhe duhet ta vazhdojë rilindjen, ose ka interes direkt nga sistemi i tij ose nuk merr sa duhet në ato që i thash më sipër.

S’KEMI KOHË MË!

Është fundi i përrallave.

(Kosova Sot Online)