A do jetë “Status Quo” e prolonguar?!

A do jetë “Status Quo” e prolonguar?!
A do jetë “Status Quo” e prolonguar?!

Genc Xërxa

  • 23 June 2019 - 09:55

Duket se edhepse s’po flitet, po shkohet në“zyrtarizimin e status quo-së” në relacionin Kosovë-Serbi, ku secila anë po mundohet ta ketë “argumenetin e vet” që e shtyen të qëndroj në pozicionin e ngurtë, apo jo-lëvizës drejt zgjidhjës së nyjës politike.Kosova ka faktin se negociatori në anën e kundërt në vend që të relaksoi situatën dhe bëjë diçka në ofrimin dhe pranimin e realitetit dy dekadësh në raport me Kosovën, shteti serb me çdo forcë po tenton të minoj këtë realitet dhe defaktorizoj funksionimin dhe shtetësine e saj në sy, kryesisht të mekanizmave ndërkombëtar.Për të pranuar realitetin e dekadave të fundit kërkon diçka që edhe ajo të ndjehet fituese nga ky proces negociues,jo vetëm Kosova e viktimizuar padrejtë ndaj saj, (me çdo kusht tenton ta injoroi faktin se ishte shtet agresor dhe gjenocidal ndaj Kosoves dy dekada me parë).Kosova e cila ka imponuar taksën apo tarifën 100% ndaj produkteve serbe e cila tani nga pala e kundërt shihet si kundërpërgjigje ndaj politikave të Serbisë që për qëllim kanë shtrirjen e autoritetit dhe faktorizimin e saj në sy të oponentit apo mesazhit që dërgon faktorit ndërkombëtar, që të njihet si e barabartë nëkëtëproces, (e jos si palënaive)kjo e bënë Serbinë të kundërshtoi negociimin deri sa është në fuqi taksa ndaj saj.Kompromisi është pika ku po mundohen edhe ndihmesat ndërkombëtare që të shtyejn akterët që të lëvizin nga pozicionet e tyre statike, por duket se ështëshumë vështirë.Frigohen, sidomos pala kosovare se mos po vijm para një akti të diktuar nga qarqe të ndryshme, në mungesë që të arrihet marrëveshja.Në këtëproces vetëm Kosova viktime mund të humb, pasi agresori çkado që nxjerr do ndihet gjithnjë fitues edhe ashtu “duke llogaritur Kosovën e humbur qysh moti”sidomos me luftën e fundit të vitit 1999.

1.Por duke parë të kaluarën e afërt dhe ushtrimin gjenocidial të shtetit të Serbisë ndaj Kosovës, mendoi se minimumi i qetësimit të raporteve mes agresorit dhe viktimës është s’pari Serbia të njeh konstituivisht subjektivitetin e Kosovës dhe si fqinjë i parë të mundohet t’i relaksoi raportet duke filluar të njeh realitetin e këtyre njëzet viteve si shprehje e vullnetit të mirë fqinjësor dhe të“shlirohet dhe purifikohet” sa është e mundur nga e kaluara e afërt gjenocidiale, jo vetëm në raport me Kosovën por edhe me fqinjët tjerë që janë në kontekst të vetë-pranimit, duke marr përgjegjësi për të kaluarën e dhimbshme në luftë me fqinjët e vet.Por kjo s’po ndodh.Çdo tentim të relativizimit të situatës dhe konceptimit të agresorit duke i parësi të barabartë në historine e afërt konfliktuoze duke mos precizuar kush është viktima e kush agresori, mendoi se pa një shpërlarje të tillë nga krimi, marrëvëshje e mirë kur nuk do arrihet.Agresori duhet të marr përgjegjësin dhe denimin skajshmërisht minimal politik e ajo është pranimi i shtëtësisë se Kosovës në kufinjët ekzistues, pranuar nga më se 117 shtete.

Mendoj se pasi u gjetën në këtëpat pozicion, më shumëduket se tani po brengosen për të qenë në pushtet dy anët se sa që të arrihet ndonjë marrëveshje e cila hipotetikishtmund njërën apo dy palët t’i sanksionoi politikisht në taborret e tyretë brendshme nga “marrëveshja e arritur” duke e shpier në rrezik të ardhmën e tyre politike, ashtu që dy anëtkanë vendosur të presin dhe shiqojn ndonjë momentum më të mirë favorizues, secili nga këndveshtrimi i tij, duke anashkaluar të ardhmën e rajonit dhe stabilitetin e saj qënëse arrihej një kompromis,do krijonte mundësi që të shpiente pastaj si tërësi (shtetet e ballkanit kur tejkalojn dallimet)në mekanizma ndërkombëtarë me qetësimin dhe relaksimin e situatës të brishtë, nëse arrihej një zgjidhje e pranuar nga palët.Vazhdon status quo në mungesë të saj.

2.Momentumi ështëi rëndësishmëm pasi kërkohen politika shtesë nga vendet që kërkojn antarësim në përmirësimin e situatës me migrimin, sigurinë dhe qeverisjen.Janë koncepte që në ditët se sotmë më shume po vuajnë disa shtete të BE-së se sa ato të jo-BE-së dhe si zgjidhje ndaj sfidave të tilla kërkojn ndoshta edhe dalje nga ky konstrukt i sotëm.Pra, Europa është tani duke u marr me vetën e saj, se sa me problemetë cilat gjinden jashte zonës së “përgjegjësisë së saj” aponë rastin më të keq të fut edhe më tej probleme të pazgjidhura brenda saj siç janë Kosova me Serbinë, e që do ishin kokëçarje shtesë për ta.

Migrimet drejt shteteve bartëse të Europës kanë ndikur në riformësimin e politikave ndaj shteteve që ndihen si të rangut të dytë, e jo më atyre që janë jashtë këtij konstrukti.E dim se shumë shtete dikur të ish bllokut lindor tani në BE me të madhe synojn shtetet bartëse të BE-së, që sadopak kanë ndikuar në strukturimin dhe demografine e popullësisë me perspektivë për vendorët duke u ndikuar sidomos nga politikat sociale që këto vende ibartin në vete, duke mos haruar edhe sigurinë publike të këtyre vendeve me rastin e “hapjës së dyreve të BE-së” për migrues nga vise te ndryshme qofshin edhe ato të zonave të luftës që vinin nga lindja.Qeveritë e brishta të vendeve “të rendit të dytë nëse mund t’i quajë të BE-së”, gjithnje po sfidohen nga ndikime të jashtme apo sfidimit të rendit demokratik, duke u “blerë” nga qarqe të ndryshme jo-demokratike (mos them edhe kriminale) apo “financuar”, që të promovojn politika që ndoshta janë më të afërta me shtetin Rus apo në sfidimin e konstruktit BE, se sa të afërta me pjesën së cilës edhe itakojn (konstalacionit europian).Kjo gjendje i ka bërë të mendohen shumë, bartësit kryesor të BE-së në krye me Gjermaninë dhe Francën.Nuk do jetë çudi që në një të afërt jo të larg edhe ky konstrukt iBE-sëtë merr modifikime të reja.

Pamë se si pesë shtete të BE-së asesi nuk arriten të pranojn Kosovën dhe realitetin e ri sikurse njëzet e dy shtetet tjera që bënë, edhepse janë në një pjesë përbërëse konceptuale dallimet janë më se thelbësore të shprehura mes sheteteve në BE dhe dita ditës këto dallime po vijn në shprehje,(qasja befasuese e Holandës dhe Francës ne raport me Shqipërine dhe Kosovën).Pra ky konstrukt edhepse ka afirmimet e veta dhe dakordimet poashtu ka edhe dallime të mëdha në gjenezë që e bëjnë shumë të vështirë të funksionoi si tërësi unilaterale dhe të njëzëshme, e që i bënë politikat edhe më të vëçanta dhe të komplikuara në raport me synimet dhe zhvillimet përbrenda dhe jashtë saj në raport me pjesët tjera të globit.

3.Nga këto këndvështrime shohim se vëmendja ndaj Kosovës dhe zgjidhjës së nyjës së saj në raport me Serbinë veçse do komplikohet pasi vëmendja do jetë diku tjetër dhe presioni ndaj Serbisë për të njohur Kosovën veçse do zbehet, ndërkohë nuk do merr Serbia as “biletën për antarësim europian”“s’ka zgjerim me sygjerimet e fundit të dala nga BE, por mund të ketë tkurrje”, që e bënë të lehtëSerbinë tëvazhdoi politika destruktive ndak Kosovës deri në momentumin e favorshëm për të, mund të hyjm në një status quo të prolonguar (veçse ndonjë arbitrim ndërkohë ndodh prej sponsorëvemere ose leje, që do jetë, sidoqoftë keq për Kosovën).Kosova gjithnjë duhet ti ruajë raportet strategjike me partnerët sponzorisues te pamvarësise se saj, sidomos lidhje të ngushtë me Quintin si dhe vendet tjera potencialisht strategjike që do ndihmojnë në ri-afirmimin e pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, mvarësisht rrjedhës së politikave gjeostrategjike poashtu t’i adoptoj në platformën e vet afirmuese.

(Kosova Sot Online)