Padrejtësia 21-vjeçare ndaj heronjve të Kosovës

Padrejtësia 21-vjeçare ndaj heronjve të Kosovës

Mehdi Hyseni

  • 25 qershor 2019 - 19:22

*** Heronjtë e kombit, Ilir Konushevci, Dr. Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi flijuan jetët e tyre për lirinë e Kosovës, e ne qe 21, heshtim si “mumje” para padrejtësisë, duke mos kërkuar drejtësi për zbardhjen e vrasjes së tyre nga plumbat e terrorizmit dhe të tradhtisë shqipfolëse.

*** A ka më antihumanizëm, më amoralitet, më antiligjore, më antikushtetuese, më antidemokratike dhe më anticivilizuese sesa mosndëshkimi dhe mosgjykimi i krimeve të terrorizmit politik në Shqipëri dhe në Kosovë (1998-2005)?!

Pse këto dy shtete deri më sot (1998-2019) nuk kanë dashur, që t’i zbulojnë dhe t’i ndëshkojnë krimet e terrorizmit politik ndaj heronjve të UÇK-së (Ilir Konushevci, Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi), kjo nuk habit fare, sepse dyshohet që ndokush qëndron pas tyre.

Mirëpo, është anihumane, antikombëtare, iracionale, absurde, skandaloze dhe e pajuestifikueshme, pse qe 21 vjet asnjëri nga  ajka intelektuale akademike shqiptare, përpos akademikëve patriotë shqiptarë: Prof.Dr.  Fatmir Sjediu (ish-president i Kosovës), akademik Prof.Dr.Skënder Kodra (president  i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork dhe akademik Prof.Dr. Eshref Ymeri (anëtar i përhershëm i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork.

Me heshtje, me tradhti dhe me neutralitet ndaj terrorizmit dhe me  vrasje terroriste të patriotëve shqiptarë nuk hyhet në Evropën e integruar demokratike dhe të civilizuar!

Së pari, Bashkimi Evropian (BE-ja) nuk do të duhej t’i pranonte në radhët e saj as Shqipërinë e as Kosovën, derisa këto dy shtete të mos i gjykojnë krimet e terrorizmit politik shqipfolës, të kryera ndaj oponentëve politikë dhe heronjve të UÇK-së (1998-2005).

Së dyti, as Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk do të duhej ta pranonte Kosovën si anëtare të saj, derisa insitutcionet e saj përkatëse shtetërore të drejtësisë të mos i dënojnë të gjitha krimet e terrorizmit politik ndaj oponentëve politikë dhe ushtarakë  të UÇK-së (1998-2005).

Qe 21 vjet, familjet e heronjve të Kosovës, Ilir Konushevci, Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi po presin në ankth zbardhjen e vrasjes së tyre naga ana e organeve dhe e institucioneve përkatëse të drejtësisë sin ë Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.

Mirëpo, deri më sot (qershor 2019), as drejtësia e Shqipërisë e as drejtësia e Kosovës nuk kanë dhënë asnjë verdikt juridik ligjor për vrasjen e heronjve të Kosovës, Ilir Konushevci, Dr. hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi.

Me të drejtë shtrohet pyetja, cilat janë ato institucione shtetërore të Shqipërisë dhe të Kosovës, pse  kanë “arkivuar” dosjet e kriminelëve terroristë shqipoflës, që kanë vrarë heronjtë dhe luftëtarët e UÇK-së, Ilir Konushevci, Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi?

-Çfarë mendojnë dhe, çfarë “mrekullira” po presin  bajraktarët, despotët, nepotistët dhe korrupcionistët drejtues të këtyre dy shteteve më të korruptuara, më të pazhvilluara dhe më të varfëra  në Evropë, se do të integrohen në BE pa zbatuar  dhe respektuar normat, rregullat, parimet dhe standardet e së drejtës positive ndërkombëtare, si dhe pa përmbushur detyrimet dhe përgjegjësitë ndaj bashkësisë ndërkombëtare (Shqipëria si anëtare e OKB-së, e NATO-s  dhe e OSBE-së), para së gjithash, kur është fjala për mbrotjen  dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Pavarësisht se kush e ka bllokuar politikisht ligjin, kushtetutën dhe drejtësinë në Shqipëri dhe në Kosovë,  vetë populli përmes organiztave joqeveritare civilie, duhet të ngrihet në protesta demorkatike dhe paqësore për të kërkuar drejtësi nga  organet dhe nga institucionet shtetërore të drejtësisë në Tiranë dhe në Prishtinë, që sa më parë të jetë e mundur, të fillojnë procedurën ligjore për nxjerrjen para gjyqit kriminelët terroristë dhe sponosruesit e tyre, pavarësisht se kush janë ata vrasës terroristë, ata për veprat e kryera terroriste, duhet të përgjigjen para gjykatave përkatëse vendore jo vetëm në Shqipëri dhe në Kosovë, por edhe para gjykatave me autorizime dhe me kompoetencë evropiane dhe ndërkombëare për dënimin e krimeve të terrorizmit.

Do të ishte me interes human, kombëtar, atdhetar, moral dhe ligjor, që organizatat  civile joqeveritare, t’i apelonin qytetarët për protesta demokratike dhe paqësore për të kërkuar nga Shqipëria, nga Kosova, nga BE-ja dhe nga Amerika, që  t'i detyronin Ministritë e tyre të Drejtësisë për fillimin e procedurës ligjore dhe gjyqësore të zbardhjes së atnetateve terroriste politike vrastare të heronjve të UÇK-së, Ilir Konushevci, Dr. Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi, sepse tanimë kanë kaluar 21 vjet dhe Drejtësia e Shqipërisë dhe e Kosovës nuk kanë folur asnjë fjalë për dënimin e krimeve të tilla të terrorizmit në zemër të Shqipërisë.

Kjo kërkesë e jona, do të ishte në përputhje me insturmentet e së drejtës së brendshme kombëtare, ashtu edhe me ato evropiane dhe ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut, zbatimi dhe respektimi i të cilave është deyrim juridiko-ligjor dhe përgjegjësi e çdo shteti, që është anëtar i Kombeve të Bashkuara.

Prandaj, konsideroj se, edhe ne si bashkatdhetarë të tyre, edhe si intelektualë, edhe si humanistë, edhe si bashkëveprimtarë të kauzës kombëtare, të deklarohemi botërisht përpara opinionit gjithëkombëtar shqiptar, përpara Evropës demokratike dhe përpara bashkësisë ndërkombëtare, që të kërkojmë njëzërit dënimin e atyre krimeve makabër, që morën jetët e hernojve më trima, më të shuqar dhe më patritotë, të cilët duke mos kursyer asgjë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ranë në altarin e lirisë, që të mos vdesnin kurrë. -I lehtë u qoftë dheu i SHQIPËRISË ETNIKE!

Kjo kërkesë e përbashkët e të gjithë qytetarëve tanë, drejtuar opinionit të brendshëm dhe atij evropian  ndërkombëtar për vënien në veprim të ligjit dhe të drejtësisë kundër terrorizmit politik shqipfolës, është në përputhje me të gjitha instrumentet ligjore të së drejtës  pozitive ndërkombëtare  dhe  të Kartës së Kombeve të Bashkuara, sepse ndëshkimin e ligjshëm të terrorizmit nuk mund të ketë as liri, as siguri, as drejtësi, as rend, as demokraci, as zhvillim, as stabilitet, as prospeitet e as paqe qoftë rajonale apo botërore.

Të mos harrojmë se ne, si  humanistë, pedagogë, shkrimtarë, poetë dhe akademikë, kemi të drejtë dhe për detyrë, që ndër të parët ta ngremë zërin për mbrojtjen e drejtësisë dhe të së vërtetës. Të paktën, edhe postmortem për heronjtë dhe për dëshmorët-vlerat e luftës së UÇK-së.

Fundja,  zbardhja  dhe mbrojtja e së vërtetës është edhe MISIONI dhe PARIMI PARËSOR i HUMANIZMIT dhe i SHKENCËS.

Andaj, ku jemi ne si “elitë akademike”, pse po heshtim qe 21 vit, ashtu sikurse politika perverse zyrtare, e cila drejtësinë e ka shndërruar në instrument fiktiv  politik të saj.

(Kosova Sot Online)