UÇK-në mund të gjykon vetëm kombi shqiptar!

UÇK-në mund të gjykon vetëm kombi  shqiptar!
UÇK-në mund të gjykon vetëm kombi  shqiptar!

Muhamet Kelmendi

  • 28 June 2019 - 12:46

Refuzimi i ndertimit te dhomave ne kuader te Gjykates Speciale nga Kuvendi i Kosoves, jo vetem qe ishte nje pergjigje per qeverine, por ishte nje fitore e madhe per kombin shqiqtar, i cili e krijoje dhe e ndertoje UCK jashte cdo ndihme nga jashte.

UCK nuk u krijua per te dhunuar popuj; nuk pushtoj dhe nuk zhvilloj lufte kunder asnje populli, ndonese populli qe e krijoje ate ishte pushtuar dhe po dhunohej nga shtetet sllave te jugut. 

Perkundrazi?
UCK luftoj vetem kunder forcave okupuese serbo-maqodone, duke i sfiduar me vullnet dhe sakrifica te larta; me moral te larte luftarake, pa arme adekuare, nje makineri vrastare sllavomadhe ne Ballkan, e cila zente vend te larte ne kuader te ushtrive te armatosura ne Evrope. 

Kunder kesaj makinerie vrastare luftoi UCK.

Neper te gjitha MP te LPK-se eshte vendosur per organizimin e luftes clirimrare. Mbi kete baze jane shnderruar keshillat popullor ne njesi luftarake clirimtare.
Ka patur takime e takime, po jo nje subjekt te organizuar dhe te themeluar juridikisht.

Ne aspektin juridiko-politik, UCK u krijua nga Kryesia e LPK-s, mee 1994, duke dalur edhe zyrtarisht me Komunikate ne emer te UCK-se.

Kjo eshte e  verteta.

Koha kur u krijua, ne Kosove dhe ndaj shqiptarve nen sundimin serbo-maqedono-malazez, sundonte nje reagjim i gjendjes gjenodiciale. 

UCK luftoi per te drejtat e popullit shqiptar.

Radhet e UCK-se mbrojten me fuqine qe kishin familjen nga zhdukja, nenat e motrat tona nga perdhunimet barbare sllave; mbrojti femijte dhe shtepite tona. Iu vu perball makinerise vrastare, pa shikuar humbjen, po per toke dhe atdhe u flijua cdo gje.
Nuk sulmoi UCK femije e civile dhe nuk zhduki askend.
Pra, ky subjekt lindi nga vullneti i kombit shqiptar, i cili i mbeshtetur ne dhunen e eger qe e bente pushtuesi, u organizuan shume heret nga keshillat popullor te LPRK, qe ne vitet e 8o-ta, ne njesi luftarake clirimtare ne Kosove.
Kjo u be per faktin, sepse qe ne kete kohe u pa se pa lufte clirimtare nuk ka ardhmeri kombi shqiptar, qe gjindej nen sundim e eger te Beogradit gjakatar, i cili perkatitej per te zhdukur shqiptaret  nga vatrat e veta historike.

Mbi kete baze u krijuan dhe u shnderruan me dhjetra keshilla popullor ne njesi luftatake clirimtare dhe tere aktivitetin e vete e vuri ne levizje LPK. Nen udheheqjen e saj u aktivizuan me qindra  aksione clirimtare dhe ne vitet 1998/99 me ndihmen e NATO dhe te SHBA, pas nje lufte te madhe te ushtareve te UCK-se dhe aktivisteve te tjere te LPK-se,  me plote dhimbje e sakrifica te nedha te kombit, u clirua Kosova.

Sot kur UCK-ne, per shkaqe te ndryshme, te ndonje ngjarjeje te demshme, te krijuar nga njerezit e pandershem, u akuzua si subjekt, u rikthyen te clirimtaret emocionet e hershme, atehere kur u themelua UCK, e cila i dha popullit te ardhmen, forcen motorike per mobilizim.

Ishin momente emocionale kur u krijua subjekti ushtarak. Popullit iu dha nje besim se ky vend ka zot. Morali u rrite dhe ne vitin 1998 u ngrite i tere kombi ne kryengritje popullore clirimtare.

Nuk mbeti vend, lagje e fshate pa u solidarizuar ne luften e UCK--se.

Me kete subjekt u ece perpara dhe tash po akuzohen disa  luftetaret t UCK-se, se gjoja keta jane kriminel?!

U themi qarte dhe prere:

UCK u themelua nga populli dhe askush nuk ka te drejte te gjykoje kete subjekt luftarake.
U krijua nga populli dhe vetem popullit i pergjigjet.

Ndersa, nese ka krime qe jane kryer ne emer te UCK, i takon drejtesise kosovare, perkatesisht Kuvendit dhe Qeverise se  Kosoves, te formoje subjektet te vecante juridike,  

GJYKATE per Krime te Luftes dhe per GJENOCIDIN SERBOMADH NE KOSOVE,

ne menyre qe ky subjekt gjyqesor, ne baze te ligjeve te vendit dhe te drejtes nderkombetare, te gjykoj gjenocidin serbomadh ndaj shqiptareve ne Kosove, si dhe te gjitha rastet qe mund dhe duhen te gjykohen dhe nga te gjitha anet.
Dhuna duhet denuar!
Gjenocidi serbomadh ndaj shqiptateve duhet denuar!

Ne kete pune kaqe te madhe, mund dhe duhet t'i vijne ne ndihme gjykates sone speciale edhe gjyqetare dhe prokurore nga UE dhe nga SHBA, qofte ne cilesi te expertit,qofte edhe si vet gjyqetare.

Nuk ka kurre mundesi te kemi gjykim paushall, ne vecanti te forcave clirimtare. Me vendim politik denohet agresori, perkatesisht okupatori. 
Po edhe pastaj lypset qe drejtesia te thote fjalen e vete. Mu kjo nuk eshte bere nga faktori nderkombetar mbi pushtetin dhe kriminelet e Serbise. 
Ndersa, forcat liridashese, pa aktgjykim te plotefuqishem gjyqesore, kurre nuk denohen ne menyre politike. 

Ky eshte ligj.

Drejtesia eshte ne anen e popullit shqiptar.

Lavdi te reneve per liri!
Rrofte UCK!

(Kosova Sot Online)