Pas 30 qershorit

Pas 30 qershorit
Pas 30 qershorit

Islam Lauka

  • 01 July 2019 - 12:45

Në fund të ditës së djeshme, si KM Rama, ashtu dhe udhëheqësi i opozitës, Basha, shpallën “fitoren” e tyre. Që do të thotë se ata po vazhdojnë barrikadimin në llogoret e luftës politike.

Në gjykimin tim, nuk ka arsye për fitore, jo vetëm të këtyre të dyve, por as të kastës politike shqiptare, në përgjithësi. Veë qetësisë dhe pjekurisë qytetare të shqiptarëve, si dhe refuzimit masiv për t’iu kthyer së vjetrës moniste, 30 qershori dëshmoi për ekzistencën e një hendeku të thellë midis popullit dhe kastës sunduese politike.

Ndërkohë që kjo e fundit përleshet për pushtet, populli lufton për mbijetesë. 30 qershori iku, po hallet e popullit mbeten po ato: varfëria ekstreme, papunësia e lartë, shërbimi shëndetësor inekzsistent. Për pasojë- përpjekje me të gjitha mënyrat dhe mjetet për largim nga atdheu, kudo që të munden, por sa më larg Shqipërisë.

Kasta politike duhet t’i lexojë mirë rezultatet e 30 qershorit dhe që sot, me 1 korrik, të heq dorë nga deklaratat “triumfuese” dhe të ulet në tavolinën e bisedimeve për t’u dhënë udhë problemeve të mprehta politike, ekonomike dhe shoqërore që ka vite që ulërasin.

Edi Rama duhet të jetë bindur, më së fundi, që zgjedhje demokratike pa opozitën nuk mund të ketë. Lulzim Basha duhet të jetë bindur që vetëm rruga është e pamjaftueshme për të ardhur në pushtet. Miqtë tanë ndërkombëtarë, gjithashtu duhet të jenë bindur që politika e standardeve të dyfishta – të tjera për qytetarët e tyre dhe krejt të tjera për shqiptarët, tashmë është konsumuar.

(Koosva Sot Online)

Ditë e re, nafakë e rë – thotë populli. T’u përvishemi të gjithë punës për përballimin e detyrave dhe sfidave të ditës së re!

(Kosova Sot Online)