Fitoi xhugashvili i jashtëligjshëm, u përdhos demokracia!!!

Fitoi xhugashvili i jashtëligjshëm, u përdhos demokracia!!!
Fitoi xhugashvili i jashtëligjshëm, u përdhos demokracia!!!

Mehdi Hyseni

  • 02 July 2019 - 08:50

*** David McAllister (kryetar i Komitetit për Çështje të Jashtme të Parlamentit Evropian) :“Pa opozitën nuk ka demokraci”.

Mirëpo, për kryeministrin e përfolur korrupcionist të Shqipërisë, Edi Rama, nuk vlen ky vlerësim i përfaqësuesit të Parlamentit Evropian, Dr. David McAllister, sepse edhe pa opozitin “ka demokraci”, në Shqipëri. Këtë e dëshmon, edhe fakti se nga shkurti, edhe tani më 1 korrik 2019, Kuvendi i Shqipërisë , si dikur “Mulliri i Sentes” në Livadhin e Rrecit në Kosovë (të uzurpuar dhe të kontrolluar nga “socialistët” shovinistë serbë dhe filoserbë, duke i gjobitur shqiptarët e varfër me ujem të shumfishtë) po “bluan” pa pjesëmarrjen e OPOZITËS DEMOKRATIKE, edhe pse kjo qe 6 muaj rresht po proteston nëpër rrugët dhe sheshet e gjithë Shqipërisë, duke kërkuar : 1.“Dorërheqjen e kryeministrit Edi Rama, 2) Formimin e një qeverie teknike kalimtare dhe 3) Shpalljen e zgjedhjeve të Përgjithshme”. Mirëpo, kjo nuk ndodhi, sepse opozita nuk pati mbështetjen nga faktorët e jashtëm demokratikë perëndimorë. Si rrjedhim, edhe pas fitores njëpartiake të kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, konflikti mbeti i hapur mes partisë socialiste në pushtet dhe opozitës demokratike.

Të dielën, më 30 qershor 2019, në rrethana të jashtëzkanoshme të krizës institucionale politike dhe polarizuese mes Partisë Socialiste në pushtet dhe opozitës demokratike u bënë zgjedhjet lokale në Shqipëri, por pa monitorimin e Komisionit Vëzhgues të Këshillit të Evropës, si dhe pa pjesëmarrjen e opozitës demokratike. Këto dy fakte thelbësore provojnë se këto zgjedhje ishin krejtësisht të paligjshme, jokushtetuese dhe jodemokratike.

Këto zgjedhje ishin të imponuara dhe të diktuara nga kryeministri i korruptuar Edi Rama me qeverinë dhe me kuvendin e tij të instrumentalizuar joligjor, jokushtetues dhe jodemokratik, sepse që nga muaji shkurt –korrik 2019 funksionon pa OPOZITËN DEMOKRATIKE. Ndaj, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, këto zgjedhje me të drejtë i quajti “ farsë demokratike të shtetit njëpartiak me Edi Ramën në krye”.

Gjithashtu, edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për shkak të krizës së thellë politike, anuloi këto zgjedhje, duke i dekretuar për muajin tetor të këtij viti.Mirëpo, KQZ-ja e hodhi poshtë dekretligjin e tij. Me këtë rast të shkeljes së ligjit dhe të Kushtetutës në fuqi (1998) nga kryeministri Edi Rama, nga Kuvendi dhe nga KQZ-ja, presidenti Ilir Meta me të drejtë këto zgjedhje i cilësoi “joligjore, jokushtetuese dhe jodemokratike”, të cilat i bojkotoi së bashku me opozitën demorkatike, më 30 qershor 2019.

Zgjedhjet vendore në Shqipëri, jodemokratike dhe jokushtetuese

Siç bënë të ditur masmediat shqiptare dhe ndërkombëtare, më 30 qershor 2019, Partia Socialiste në pushtet e kryeministrit korrupcionist, Edi Rama, i fitoi zgjedhjet lokale në Shqipëri, duke falënderuar ndihmës së faktorëve ndërkombëtarë. Mirëpo, me këtë rast nuk fitoi as ligji e as demokracia, por e ashtuqujatura stabilokracia e diktuar dhe e imponuar, e cila, në të vërtet la të hapur opsionin e krizës institucionale politike dhe të konfliktit të ndezur polarizues, sepse OPOZITA DEMORKATIKE i bojkotoi këto zgjedhje lokale njëpartiake të PS-së, përkatësisht të një regjimi diktatorial njëpartiak-monist joparlamentar.

Edhe pse Edi Rama (kryeministri) mbajtjen e zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor i ka kualifikuar si “ leksion hiostorik për të gjithë”, kjo nuk është historike, as e ligjshme, as kushtetuese e as demokratike, por një fitore NJËPARTIAKE e PS-së në pushtet me kryeministrin Edi Rama në krye, e cila e mbështetur nga faktorët e jashtëm, iu imponua dhe iu diktua OPOZITËS DEMOKRATIKE, të dejtuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Mirëpo, megjithëkëtë fenomen të ri të rrezikshëm të kontestimit të pluralizmit, të parlamentarizmit, të ligjit, të kushtetutës në fuqi (1998) dhe të demokracisë, OPOZITA DEMOKRATIKE nuk tradhtoi dhe nuk shkeli mbi idealet, mbi vlerat, mbi stnadardet dhe mbi parimet e demokracisë evropiane perëndimore, POR me të drejtë i bojktoi dhe, nuk doli në zgjedhje për të votuar kundër popullit, kundër, ligjit, kundër kushtetutës dhe kundër sistemit demorkatik e parlamentar, të sanksionuar në Kushtetutën e theksuar, ku në Nenin 1, Pika 1, thuhet se “Shqipëria është Republikë parlamentare”. Mirëpo, procedura e mbajtjes së zgjedhjeve lokale më 30 qershor 2019, ishte joligjore, jokushtetuese dhe jodemokratike, sepse ishte në kundërshtim edhe me Pikën 2, Neni 1, ku thuhet “ Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabrata, të përgjithshme e periodike”.Pra, këto zgjedhje vendore nuk ishin të barbarta, nuk ishin të lira, por të imponueshme, të paligjshme, jokushtetuese dhe jodemokratike, sepse Parlamenti i Republikës së Shqipërisë, që nga shkurti i këtij viti funksionon PA pjesëmarrjen e OPOZITËS DEMOKRATIKE!?

Fatos Nano ofendoi opoztinën demorkatike, duke e quajtur me logjikën politike të “primitivizmit tribal”!

Në këtë mënyrë, Nano mbështeti dhe justifikoi akuzën iracionale dhe absurde apolitike të kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi se “ vendimi i opozitës që t’i bojkotojë zgjedhjet vendore është vetëvrasje politike”.

Mirëpo, ky ofendim poshtërues se gjoja politika e opozitës ka karakter “primitivizmi tribal” nuk befason fare opinion publik shqiptar në Ballkan, duke qenë se që në vitet e 90-ta të shekullit XX, pikërisht në “shtatorin e vitit 1998, Fatos Nano, kryeministri i Shqipërisë në Ekspozitën Botërore të Lisbonës e pati përqendruar vëmendjen në përgjigjet për problemin e Kosovës dhe, si rrugëzgjidhje për këtë krizë kishte propozuar që Kosova të ishte pjesë e një Federate Serbe Demokratike. Ai ishte shprehur kundër pavarësisë së Kosovës, duke e argumentuar atë me idenë se ajo qe e papajtueshme me kontradiktat ndëretnike në këtë territor. Deklarata e Fatos Nanos ishte bërë menjëherë top lajm, edhe për faktin se ai kishte pohuar se, kryeqytet i Kosovës është Beogradi, jo Prishtina. “ (Shih në : http://www.yllipolovina.com/index.php?page=news&news=983 ).

(Kosova Sot Online)