Nëse Thaçi dhe Mustafa duan bashkimin e Luginës me Kosovën, të thirren në referendumin 1 dhe 2 marsit 1992

Nëse Thaçi dhe Mustafa duan bashkimin e Luginës me Kosovën, të thirren në referendumin 1 dhe 2 marsit 1992

Ragip Guraziu

  • 03 korrik 2019 - 10:15

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, ka thënë se është e drejtë legjitime e shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të vendosin për fatin e tyre, të cilin nënvizon se e kanë treguar me referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992.

Po pra, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, ka  marrë për bazë,ku ka thënë këto ''se është e drejtë legjitime e shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të vendosin për fatin e tyre, të cilin nënvizon se e kanë treguar me referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992.

Pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Preshevës ka deklaruar që është domosdoshmëri përfshirja e çështjes të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në fazën finale të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë Rezolut duhet të bazohet edhe presidenti Hashim Thaçi, pasi ka një bazë-temel i fortë për tu u bazuar...

“Kemi pasur prej kohësh takime për problemet që i tangojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës. Ky është një takim i radhë me presidentin e Kosovës për të shpjeguar akoma më bindshëm nevojën dhe domosdoshmërinë e zgjidhjes të problemit të Luginës të Preshevës. Beogradi trumbeton se po i afrohet zgjidhjes së problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Ne duhet të themi që shqiptarët kanë kapital politik që mund të jetësohet. Dhe në vigjilje të zgjidhjes së problemit mes Kosovës dhe Serbisë pse të mos zgjidhet edhe ai i Luginës të Preshevës”.

“Shqiptarët me referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992 kanë deklaruar se jemi për autonomi politike-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën. Mbase do të jetë moment historik i zgjidhjes paqësore të problemeve, si shembull i veçantë në botë, përmes njohjes të pavarësisë të Kosovës, dhe si pjesë e saj edhe Lugina e Preshevës”.

“Kërkesa e shqiptarëve të Luginës të Preshevës nuk është taze. Është kapital politik edhe në kohën e presionit të madh të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Po ashtu, duke qenë se më parë ka qenë pjesë e Kosovës dhe është ndarë vetëm nga shtypja e ish-Jugosllavisë. Ne duam që të kthehen kufijtë e të kaluarës, që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci të jenë pjesë e Kosovës”.

Mirepo kjo do të ketë një seriozitet, jo si lojë e ndytë e presidentit Thaçi, se me ba qejf vetit dhe qytetarëve të Kosovës “Shqiptarët me referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992 kanë deklaruar se jemi për autonomi politike-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën. Mbase do të jetë moment historik i zgjidhjes paqësore të problemeve, si shembull i veçantë në botë, përmes njohjes të pavarësisë të Kosovës, dhe si pjesë e saj edhe Lugina e Preshevës”.

“Kërkesa e shqiptarëve të Luginës të Preshevës nuk është taze. Është kapital politik edhe në kohën e presionit të madh të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Po ashtu, duke qenë se më parë ka qenë pjesë e Kosovës dhe është ndarë vetëm nga shtypja e ish-Jugosllavisë. Ne duam që të kthehen kufijtë e të kaluarës, që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci të jenë pjesë e Kosovës”Historia e Preshevës

Treva e Preshevës në kohërat antike ka qenë nën sundimin romak. Provinca e Dytë, Provincia Dardanium ka qenë poashtu nën sundimin romak me kryeqytetin e saj Scup, Shkupi i sotëm. Gjate dyndjeve sllave, gjat shek. VI dhe VII, në rajonin e Preshevës janë ndërtuar ca kështjella për t'u mbrojtur nga barbarët sllav. Për këto fortesa më së miri flet historiani bizantin Prokopie. Këto kështjella ishin Kalaja e Preshevës si dhe ca të tjera në Karadak (Malësia e Preshevës). Gjer në shekullin IX, rajoni i Preshevës mbetet nën pushtimin Bizantin. Nga gjysma e dytë e shek. IX gjer në shek X rajoni i Preshevës pushtohet nga ana e Mbretërisë Bullgare. Prej shek. XI e deri në shek XII, Presheva me rrethinë gjendet nën sundimin Bizantin. Në fund të shek. XII, sipas dokumenteve sërbe, Preshevën e gjejmë të pushtuar nga ana e Nemanjiqëve deri më vitin 1455. Gjatë kësaj kohe, popullsia autoktone i takonte religjionit të krishterë të përhapur nga romakët. Krahas popujve tjerë, edhe shqiptarët e këtyre trevava u bënin rezistencë pushtimit osman-turk. Si rrjedhojë e rrezistencës shpeshëherë, popullsia e këtyre anëve iu nënshtrohej zullumeve dhe represaljeve nga ana e barbarëve të ardhur nga azia. Presheva, emrin që ka edhe sot, ka nga fjala latine që d.m.th. PRESH-Purri dhe EVA-fushë, pra Preshevë d.m.th Fusha purrinjëve.

Historia më e re

Vendbanimet e Luginës së Preshevës deri në vitin 1912 ishin pjesë përbërëse e Vilajetit të Kosovës (në periudhën 1978-1912 Presheva ishte kaza e Sanxhakut të Prishtinës). Megjithatë, edhe pas pushtimit të Kosovës nga Serbia më 1912, ata në të gjitha rrafshet ishin dhe mbetën pjesë e një tërësie me popullatën shqiptare të Kosovës dhe të Maqedonisë, duke i ndarë vetëm një vijë administrative-politike. Territoret shqiptare të tri komunave Medvegjë, Bujanoc, Preshevë bëjnë pjesë në tërësitë e mëdha etno-gjeografike ku përfshihen dhe rajonet e Gallapit dhe të Karadakut, e bashkë me to të tërë Kosovës të lidhur me Luginën e Kumanovës-Shkupit dhe zonën e Karadakut që sot ndodhen në Maqedoni. Midis dy luftërave botërore, bashkë me disa pjesë të Kosovës dhe gjithë Maqedoninë aktuale, Lugina e sotme e Preshëvës i takonte Banovinës së Vardarit. Ndërkaq, gjatë Luftës II Botërore Lugina ishte zonë okupuese bullgare dhe pas kapitulimit të Bullgarisë më 8 shtator 1944, shqiptarët jo vetëm të Luginës, por edhe të territoreve të tjera etnike përreth, e ruajtën kufirin në vijën hekurudhore të hapësirës së sotme të komunës së Bujanocit dhe Preshevës.

Kufizohet në vijën hekurudhore Beograd-Shkup, por e kapërcen hekurudhën dhe përfshin edhe këto 12 vendbanime shqiptare: Samolica, Negoci, Bilaçi, Bukuroca, Bushtrani, Lerani, Zhunica, Gerajt, Strezoci, Çukarka, Golimidolli dhe Bugarina, me resurse relativisht të mira natyrore. Me Kushtetutën e Serbisë të 17 janarit 1947 dhe pastaj me ligjet e aktet e tjera juridike fshatrat e Karadakut – Stanec, Sefer, Caravajkë, Peçenë, Maxhere, Depcë dhe Ranatoc (sot në kuadër të komunës së Preshevës), që atëherë ishin në kuadër të rrethit të Gjilanit, kaluan në Serbi. Edhe fshatrat Konçul dhe Dobrosin (sot brenda komunës së Bujanocit) në vitet 1946-1948 ishin me Ranillug të Kosovës, sikundër që edhe fshatrat Zarbincë dhe Pribovc (sot në kuadër të komunës së Bujanocit) në vitet 1947-1949 ishin pjesë e Kosovës.

[2] Lugina e Preshevës si tërësi shtrihet në një territor prej afro 1.250 km², në të cilin jeton një popullatë shqiptare rezidenciale prej rreth 100.000 banorëve, që aktualisht përbëjnë rreth 80% të popullsisë së përgjithshme rezidenciale të rajonit. Nga 136 vendbanime, sa ka ky territor, popullata shqiptare shtrihet në 64 sish të tipit rural dhe në tri qendra të karakterit urban (Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si seli komunale). Shqiptarët me shumicë absolute jetojnë në 41 vendbanime. Përveç selive komunale, edhe disa vendbanime rurale janë të përziera në pikëpamje etnike, ku dominojnë shqiptarët.

(Kosova Sot Online)