Letër e hapur Thaçit, Haradinajt dhe Veselit

Letër e hapur Thaçit, Haradinajt dhe Veselit
Letër e hapur Thaçit, Haradinajt dhe Veselit

Ragip Guraziu

  • 04 July 2019 - 10:08

E dini ju ç’është politika?!

Politika, fjala vjen nga greqishtja pólis, "shtet qytet" apo "bashkësi e shumfishtë". Politika është përgjigje ndaj problemeve të shoqërisë me anë të vendimeve të detyrueshme për gjithë shoqërinë, është marrëdhënie ndermjet njerëzve, grupeve a shoqërive lidhur me vendime a mosvendime të detyrueshme për gjithë shoqërinë ose ndermjet shoqërive si dhe për zbatimin dhe ndryshimin e këtyre vendimeve.

Konceptimi i politikes sipas Max Weber : "synimi për pjesmarrje ne pushtet ose për ndikim ne shpërndarjen e pushtetit qofte nepermjet shteteve, qofte brenda nje shteti ndermjet grupeve me pushtet te cilat i përfshin ai... kush ben politike synon pushtet".

Politika është një proces me të cilin grupe njerëzish të marrin vendime kolektive. Termi është aplikuar në përgjithësi sjelljen brenda qeverive civile, por politika ka qenë vëzhguar në ndërveprime të tjera të grupit, duke përfshirë institucionet e koorporatave, akademike dhe fetare. Ai përbëhet nga "marrëdhëniet shoqërore duke përfshirë autoritetin ose fuqinë" dhe i referohet për rregullimin e një njësie politike,dhe në metodat dhe taktikat e përdorura për të formuluar dhe zbatuar nga politika.

Fjala "Politikë" vjen nga fjala greke Πολιτικë (Politika) nga i mençur (adj.), modeluar mbi punët "e Aristotelit, e shtetit", emri i të librit të tij për qeverisjen dhe qeverive, që ishte dhënë në mesin e shekullit të 15-anglisht ""Polettiques Latinised". Në latinisht, kjo ishte "politicus" dhe në frëngjisht "politique". Kështu ajo u bë "politikë" në anglishten e Mesme.OMI

Çfarë është politika tek shqiptarët?

Këtë pjesë, para se me shkruar unë, 2010 e ka shkruar një koleg i imi, publicist, shkrimtar, opinionist etj, F.K.

Politika është art dhe si tek gjitha artet tjera. Artistët nuk kanë performanca të njëjta dhe për më tepër, vet arti si i tillë ka më shumë kultura e rryma të ndryshme. Politika është edhe instrument për arritjen e qëllimeve programore, partiake e personale.

Politika në praktikë shfaqet edhe si art i mashtrimit dhe demagogjisë cinike. A nuk kanë qenë politikat irracionale dhe demagogjike ato që kanë ushqyer iluzione dhe kanë çuar vende dhe popuj drejt kasaphanave botërore apo drejt diktaturave mizore?

Politika është art. Është sistem i ndërlikuar veprimesh ligjore e juridike për të gjetur modalitete e mekanizma më të përshtatshme që do i lehtësojnë jetën dhe do i përmirësojnë dhe avancojnë mirëqenien e qytetarit, i cili përmes votës së lirë zgjedh përfaqësuesit e tij – për t’i ngarkuar ata me përgjegjësi mbi proceset që duhet të bartin.

Le të vijmë te realiteti ynë shqiptar. Politika sot e gjithë ditën këtu konsiderohet si “Puna” më e mirë (para, pushtet, pasuri) ndërsa duhej të ndodhte e kundërta: Puna (në kuptimin e nxitjes së punësimit dhe prosperitetit) duhej të ishte “Politika” më e mirë.

Në Ballkan (midis shqiptarëve – ku na dhemb neve më shumë) po zhvillohet një politik ditore, jo një politik e mirëfilltë. Kjo politik ditore që natën të vret e ditën të qanë, që sot thotë tjetrën e nesër vepron krejtësisht ndryshe, është pikërisht kjo politik që edhe quhet “Politika është kurvë”.

Është kjo lloj politike që na "shoqëron" në vendet tona, dhe këta njerëz që bëjnë ketë lloj politike, unë për vete i quaj kurvarë.

Politika tek ne është “kurva” më e madhe të cilën as koha s’do të arrijë asnjëherë ta shfarose dot. Për fat të keq ky është përkufizimi që kemi trashëguar nga paraardhësit tanë, nga politika ditore dhe po ketë përkufizim do t’i lemë pasardhëseve tanë. Tek ne fatkeqësisht politikanët nuk llogariten ato që janë (shërbyes të qytetarëve), por janë ngritur në piedestale shefash e bosësh e po i llogarisin si “ZOT “ të shtëpive të shqiptarëve.Një ndër thëniet më të famshme për të cilat mbahet mend Eleanor Roosevelt është shprehja se “mendjet e ndritura diskutojnë për ide, mendjet mesatare diskutojnë për ngjarjet, ndërsa mendjet e vogla diskutojnë për njerëz”. Fatkeqësisht në Kosovë prej shumë vitesh dominon debati politik mbi persona e jo mbi ide e zhvillime, sikurse ndodh në vende me kulturë politike më të avancuar. Sikur të mos mjaftonte që telenovelat të zaptonin hapësirën mediatike, ka filluar që edhe politika të trajtohet si telenovelë duke u fokusuar tek veprimet, situatat apo fatet e personazheve kryesorë.

Po pse këtë letër të hapur drejtuar juve treve?!

 Për çështjen e vizave, ndrrim teritoreve, bashkimin e Mitrovicës,etj, të gjitha këto i ngjajnë serialeve turke, në rastse kemi parasyesh lëvizjet e fundit politike,jo vetëm tek ne por edhe  ndërkombëtarëve,sidoms këto të BE-së,Kosova po rrezikohej tej mase...

Kur kemi parasyesh se; Këshilli Evropian ka nominuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell Fontelles që ta zëvendësojë Shefen e Diplomacisë Europiane, Federica Mogherini,Diplomati spanjoll që pritet ta zëvendësojë Mogherinin, kërkonte që Kosova të përfaqësohej në sport me flamur serb.

 Diplomacisë ka një rol kyç në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve, një dialog që është kusht i BE’së për të dyja shtetet nëse duan të vazhdojnë rrugën e tyre europiane.

Mirëpo nëse zgjidhet Borrell, atëherë do të ketë konfuzion rreth vazhdimit të dialogut kur dihet se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Madje Borrell, që është nga Katalonia, nuk u dha viza për delegacionin sportiv nga Kosova, si dhe nuk lejoi përdorimin e simboleve të shtetit të Kosovës, duke thënë se Kosova mund të marrë pjesë në gara.

Shqipëria dhe Kosova do të përfaqësohen me ambasada të përbashkëta në vende të ndryshme të botës. Njoftimi është bërë nga dy ministrat Cakaj e Pacolli, gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje midis dy vendeve.

Ndërsa, pas kësaj marrëveshjeje ka reaguar fuqishëm edhe profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi.

''I bëj thirrje kryeministrit të Kosovës, zotit Ramush Haradinaj, ta hedh poshtë ketë marrëveshje dhe ta shkarkojë ministrin e qeverisë së tij, sepse me këtë akt synohet shbërja e shtetit të Kosovës, synohet rikthimi I idesë së ndarjes së Kosovës dhe sjell dobësimin e politikës së institucioneve të saj.

Franca ia shuan shpresat Kosovës: “E vërteta është se në Kosovë ka kriminel që janë përgjegjës për vrasjen e...”

Franca ka kërkuar nga Kosova që të luftoj krimin e organizuar, terrorizmin dhe migrimin ilegal për të dhënë “dritën jeshile” për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Këto janë tri kushtet që Kosova duhet t’i përmbush në mënyrë që, Franca pas Gjermanisë të thotë “PO” liberalizimit për Kosovën.

Megjithatë, këto tri kushtet janë mjaftë të vështira të përmbushën nga Qeveria e Kosovës, për faktin se, edhe kjo Qeveri si ato paraprake janë bashkëfajtorë për gjendjen në të cilën gjendemi.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk janë luftua kurrë për “njerëzit e mëdhenj” në Kosovë. Ndërsa migrimi është si pasoj e keqqeverisjeve në vazhdimësi, kurse terrorizmi pasoj e fatkeqësive të mëparshme që i kanë ndodhur këtij populli, andaj sa ka shpresa për liberalizim?

Këto punë që ju është dashur me i krye që kaherë,e keni vënë Kosovën dhe qytetarët e saj në dy gjujë.

Tani, sa ka shpresa për qytetarin ku me vite të tëra po përcjellët me krim të organizuar, korrupsionin, nepotizëm e dhjetëra dukuri tjera negative?

Dikush tjetër ju dergon këtë vëretje si mesazh i fortë,por kujt me ia derguar se?!

“Saktësisht, mosfunksionimi i shtetit dhe rënia e të gjitha hallkave të llogaridhënies, në rastin e qytetarëve Turq është arsyeja e vërtetë pse Kosova nuk ka liberalizim. Në Kosovën ku ka ndodhur me aminin e Presidentit të vendit një ngjarje e tillë sikur ajo me qytetarët Turq sigurisht që mund të ndodhë çdo gjë tjetër larg syve të publikut. Mund të ketë njerëz me shumë pasaporta e shumë identitete, njerëz që përdorin institucionet e Kosovës për të pastruar të kaluarën e tyre kriminale, njerëz që mund të kenë synime për të kryer sulme të llojeve të ndryshme që rrezikojnë jetën e qytetarëve”

Punët i keni (PISKË)

Politika, fjala vjen nga greqishtja pólis, "shtet qytet" apo "bashkësi e shumfishtë". Politika është përgjigje ndaj problemeve te shoqërisë me anë të vendimeve të detyrueshme për gjithë shoqërinë, është marrëdhënie ndermjet njerëzve, grupeve a shoqërive lidhur me vendime a mosvendime të detyrueshme për gjithë shoqërinë ose ndermjet shoqërive si dhe për zbatimin dhe ndryshimin e këtyre vendimeve.

Autori është gazetar-analist i pavarur.

(Kosova Sot Online)