“Naiviteti” i Alex Tsipras

“Naiviteti” i Alex Tsipras
“Naiviteti” i Alex Tsipras

Haki Abazi

  • 12 July 2019 - 10:28

Alex Tsipras dhe partia e tij e majte Syriza, humben ne zgjedhjet ne Greqi. Rezultati ne krahasim me Nova Demokratia qe kishte 39.85% ishte i perafert me Syrizen me 31.5% por megjithate Tsipras "naiv" i uroj kundersharit te tij Kyriakos Mitsotakis per fitoren. Sikur Tsipras te vinte ne Kosove dhe te shkonte ne shkollen politike te Kosoves dhe te konsultohej me PRONTO dhe ekspertin Ennver Hasani sigurisht qe e kish be te mundur qe Syriza te mbetet ne pushtet.

Tsipras e mori pushtetin ne Greqi para kater viteve ne nje kohe te trubulencave te medha financiare dhe renies ekonomike te Greqise. Ai dhe partia e tij premtuan shume ne kohen kur nuk ishte e sigurte nese masat financiare te cilat i kishte pergaditur George Papandreu dhe qeveria e tij do te funksiononin. Si rezultat Papandreu humbi zgjedhjet per shak se kishte pranuar masat shkurtuese qe Gjermania dhe Trojka kishin propozuar. Alex Tsipras mori pushtetin me premtime shume me te medha se sa endrra e Grekeve. Por premtimet e tij filluan te zvoglohen dhe te pershtaten rrethanave qe kishin propozuar sponsorizuesit e daljes nga kkriza financiare. Kjo periudhe u karakterizua me ndarjen e Tsipras nga nejriu i afert i tij dhe kundershtuesi i masave shkurtuese financiare Verufakis. I njohur si njeriu me xhakete te lekures dhe teori ekonomike tejet kontraverze dhe qe arriti te krijoje armiqe ne Berlin dhe Bruksel ne muajt e pare te qeverisjes.

Por rezultatet Tsipras nuk jane te vogla:

Ai arriti te zvogloje papunesine nga 28% ne 19%,e perfundoi programin e borxhit edhe pese credituesit e kane nen kontrolle strikte, turistet jane rikthyer ne Greqi ne menyre masive duke ridnertuar ekonomine greke dhe afer 500 mije Grek qe kishin leshuar vendin gjate krizes ekonomike tani po kthehen ne vend. Kjo pasqyre tregon qe megjithat Greqia e ka tejkaluar rezikun e madhe ne te cilin gjendej para kater viteve.

Por mendoj sukesi me i madhe i Tsipras eshte dorezimi i pozites se kryeminstrit dhe pushteti ne forme krejt demokratike duke mos e rrezikuar ne asnje moment kushtetuten dhe demkoracine Greke dhe duke bere tranzicionin epushteteve pa asnje tension. Mesim i qmuar per poltikanet ee Shqiperise qe me pune te kqija gjate gjithe madnatit, me ngushtim te hapersires per te bere biznes siaps raportit te State Departmentit dhe me gjuhen fyese e polarizuese kane ndertuar armiq me njeri tjetrin dhe mburren me shifrene erritjes ekonomike qe eshte hiq me pak se kombinim i kesh faalas nga diaspora dhe hyrjet nga ekonomia ilegale nepermejt aktiviteteve te shperlarje se parase.

Bashke me njohjne e emrit te Maqedonise se Veriut Tsipras gjithashtu ka treguar qe ne fakt ne Kosove jo qe nuk behet fjale per demokraci por ceshtja e pushteit eshte kriminalizuar aq shume sa qe ne emer te stabilitetit thyeht kushtetuta e lejehot qe krimi dhe korrupcioni te jene vendimarres se kush mund te jete ne pushtet dhe jo vota demokratike e qytetareve.

Me pelqu "naivitieti" i Tsipras humbja e tij eshte fitore per Greqine dhe ky duhet te jete aduti i politikanve qe jane ne sherbim te interesit te kombit dhe shtetit.

(Kosova Sot Online)