Pse Serbia e Kosova, duhet të negocojnë nga pozicioni i monoetnicitetit?

Pse Serbia e Kosova, duhet të negocojnë nga pozicioni i monoetnicitetit?
Pse Serbia e Kosova, duhet të negocojnë nga pozicioni i monoetnicitetit?

Fadil Maloku

  • 18 July 2019 - 20:42

1.Diversiteti si vlerë,por, edhe si perceptim social, në fakt është një dukuri që i ka karakterizuar pothuajse të gjitha civilizimet dhe kulturat e historise njerezore. Nëse, e spostojme ne kohen tone kete vlere dhe perceptim, i bie qe domosdoshmerisht edhe sot eshte dhe duhet te trajtohen si nje pasuri, tash jo vetem sociale, por, edhe politike, e sidomos civilizuese e kulturore. Themi keshtu shkaku, se madheshtia e diversitetit qendron mu ne dallimet (qe mund te jene te natyres; gjinore, etnike, fetare, racore,etj.) qe ai ai i “prodhon” dhe kultivon në rrugëtimin e ndërtimit dhe promovimit të vete nëpër gjithë historine e qenësimit të natyrës së njeriut. Si i këtillë, pra, si vlerë dhe si nevoje social, diversiteti nuk do te duhej ne parim të na shpjej në “detyrime dhe obligime” konfliktuoze. Por, teoritë e historisë së konflikteve, na deshmojne se diversiteti ne periudha te ndryshme, din te behet edhe pengese serioze, ne procesin e (ri)ndertimit te raporteve midis njerezve.

2.Në shoqerite totalitare dhe ato diktatoriale, zakonisht diversiteti mund edhe të keqperdoret dhe te inatrumentalizohet ne funksion të shumë planeve e projekteve famëkeqe, ashtu siq ndodhi psh. ne rastin e ish Jugosllavise, ku shteti serb ne emer te ketij kundrimi e perceptimi të orkestruar qellimisht, u shndrrua ne nje konflikt të pergjakshem etnik, e ne nje gjenocid masiv midis popujve (serbeve dhe kroateve; serbeve dhe slloveneve; serbeve dhe muslimaneve te Bosnjes; serbeve dhe malazezeve; serbeve dhe shqiptareve) te ish Jugosllavise.

3.Ne kontekstin e Kosoves, diversiteti eshte edhe vlere por edhe pasuri sociale, politike e kulturore, qe dosido deshmon tolerancen, mirekuptimin dhe dimensionin e dobise qe e kemi edhe si shoqeri, e edhe si etni. Por, kjo tolerance dhe mirekuptim midis etnive dhe traditave minore kulturore (serbe, turke, rome ashkali, boshnjake, etj.) nuk nenkupton qe Kosova edhe de facto, eshte shtet multietnik, ashtu si figuron (shih absurdin!) aktualisht ne -Preambullen e Kushtetutes...! Andaj Kosova, mund te thuhet se s’është multietnike, por, monoetnike.Multietnike janë në rajon Bosnja dhe sidomos Maqedonia. Si entitet monoetnik, Kosova e ka shumë më lehtë të negocoj me Serbinë. Pozicioni aktual i Kosovës, definuar edhe de jure si shtet multietnik, kundrual një shteti me ambicie dhe paradispozita hegjemone, sikurse është Serbie, e dobëson qartazi procesin e negocimit (jo dialogimit).

(Kosova Sot Online)