Dorëheqja e imponuar e Haradinajt

Dorëheqja e imponuar e Haradinajt
Dorëheqja e imponuar e Haradinajt

Ibrahim Kabili

  • 21 July 2019 - 18:10

 Me datën19.07.2019 u dha lajmi për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës zoti Haradinaj.Këtë lajm e konfirmon dhe vetë kryeministi.Ai thekson se është thirrur nga Gjykata Speciale dhe për të ruajtur nderin e shtetit dhe të postit të kryeministrit jap dorëheqjen e pa revokueshme dhe se do paraqitem si qytetar i thjeshtë dhe jo me imunitetin që i jep posti që mbaj.Deri këtu jemi shumë dakort dhe ndoshta shembulli i Ramushit duhej ndjekur nga gjithë politikanët shqiptar! 

     Pas aktit demokratik dhe shumë burrëror të dorëheqjes së Haradinajt për politikën kosovar lindin disa pikpyetje të mëdha që duan përgjigje nga e gjithë klasa politike, shoqëria civile dhe intelektualët e Kosovës si:

     1 -Çdo bëhet me taksën 100% të cilën e vendosi Qeveria Haradinaj, taksë që e mbrojti burrërisht deri në momentin e fundit?

     2-Qeveria e re që do krijohet sipas rregullave kushtetuese çfar qëndrimi do mbaj për mbrojtjen e tërësisë toksore të Kosovës?

     3-A mos vallë me rënjen e qeveris Haradinaj do kemi coptim territori?

     4-Çdo bëhet me Asiosacionin e Komunave me shumicë serbe?

     5-A do kenë mirësinë  drejtuesit kryesor të 

Kosovës të unifikojnë qëndrimet në lidhje me dialogun me Serbinë?

     6-Çfar do bëjë sovrani në mbrojtje të lirisë, pavarësisë,në mbrojtje të Haradinajt e tezave të tij për Kosovën?

     

       

      Duke u bazuar në situatën e rëndë politike që gjendet Kosova, jo prej dorëheqjes së Haradinajt, por duke u nisur nga dialogu me Serbinë dhe qëndrimet e kundërta në lidhje me të, të politikanëve kosovar, pikpyetjet do ishin të shumta.

     Duke i ndjekur në vijimësi zhvillimet në Kosovë, modestisht do jap disa mendime në lidhje me këto probleme.

     Së pari-Duke besuar tek figura e Haradinajt dhe pastërtia e luftës së tij si komandant kryesor i UÇK -se për Rrafshin e Dukagjinit ndjej keqardhje që ai jep dy herë dorëheqje si kryeministër i Kosovës.Mendoj se dorëheqja dytë është pasojë e një skenari,i cili, ndër të tjera ka të bëjë me taksën dhe qëndrimet e prera në mbrojtje të Kosovës dhe shtetit të saj në kufijt ekzistues.

     Së dyti-Politika kosovare dhe institucionet vendimmarrëse dhe pas Haradinajt duhet ta mbajnë taksën 100% me Serbinë.Ata duhet të mbështeten te Gjermania  dhe Merkeli që me Berlinin mbështeti shtetin e Kosovës duke  hedhur poshtë ndryshimin e kufijve, të mbështetet te BE-ja dhe SHBA.Taksa duhet të mbahet sepse ajo e forcoi absolutisht pozicionin shtetëror të Kosovës të nëpërkëmbur kohët e fundit me ato "marrveshjet"që ishin në dëm të Kosovës. Në rastin më të mirë Haradinaj do mbahet mend gjatë dhe do respektohet nga shqiptaria për:Qëndresën heroike gjatë luftës së UÇK-së dhe udhëheqjen e saj, Qëndresën dhe daljen i pafajshëm në Hagë duke mbrojtur veten dhe luftën heroike e të drejtë të UÇK dhe Vendosjen e taksës 100% për Serbinë. Për këtë të fundit ai nuk u lëkund kurrë nga presioni ndërkombëtar, aq më tepër nuk u ndikua fare nga politikanët e tjerë shqiptar.Për taksën Ramushi ka një meritë të madhe mendoj se koha do e vlerësoj qëndrimin e tij.

     Së treti-Duhet të marrin fund një herë e mirë teoritë  e hershme serbe për ndarjen e Kosovës.Teza të tilla si "ndryshim kufijsh", "bashkëngjitje territoresh" apo "shkëmbim të tyre"janë projekte të hershme serbe dhe më se vdekjeprurëse për Kosovën.Përvoja me Malin e Zi,i cili me gjithëse e ka njohur Kosovën,qe mjaft e hidhur.Mbi 8.2 ha mbetën në  Malit të Zi.Sa keq! Nuk besoj se do kthehen më.Përse? Premtimi nga Europa do t'ju liberalizojmë vizat! Përse akoma nuk ka liberalizim vizash për kosovarët? Përgjegjësi e madhe dhe një tregues shumë negative dhe i kryeministrit në largim,Ramush Haradinaj.Po kur do bëhet liberalizimi? Të presim! 

Dialogu pa kushtëzim takse me Serbinë do jetë një opsion pa alternativë tjetër por me kusht se në përfundim të tij do të ketë njohje reciproke.A mund të arrihet kjo? Duke u nisur nga përvoja historike, arrihet në konkluzion se me këtë klasë  udhëheqëse politike aktuale në Serbi kjo pothuajse është e pamundur.Eshtë momenti historik që të unifikoni qëndrimet dhe të mos  "lëshoni" asnjë pëllëmbë territor. Edhe nëse ndodh e kundërta dhe ju do bëheni "bujar"sikur ta kishit mallin e babës të jeni të sigurtë se Serbia përsëri nuk ka për tu njohur si shtet i pavarur.Zgjidhja pa alternativë është ruajtja me çdo çmim e tërësisë territoriale të Kosovës.

    Së katërti-Nuk duhet lejuar "bosnjëzimi" i Kosovës me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.Me dhënjen e kopetencave ekzekutive, shteti i ri dhe i brishtëi Kosovës,do merrte fund dhe Serbia do pranohej këmbëkryq në Kosovë. Kush është zgjidhja , me shprese tek politika amerikane. Shpresojmë që ajo do jetë më aktive dhe me mbështetje më të fuqishme për shqiptarët.Të shpresojmë.Shpresa vdes e fundit.

     Së pesti-Politikanët të nxjerrin mësime dhe të kërkojnë reciprocitet me Serbinë.Jo më qëndrime të kundërta por unifikim të tyre. 

      Së gjashti-Në të kundërt fjalën e fundit e thotë populli e thotë rinia e thonë intelektualët.Shumica e popullsisë por jo vetëm e saj,e vlerësojnë për shumë arritje Haradinajn dhe do bëjnë çdo përpjekje në mbështetje të kauzës së tij për Kosovën. Ato nuk do lejojnë një coptim të mundshëm të Kosovës.

(Kosova Sot Online)