Ragip Sylaj dhe Bekim Lumi In Memoriam

Ragip Sylaj dhe Bekim Lumi In Memoriam
Ragip Sylaj dhe Bekim Lumi In Memoriam

Ragip Guraziu

  • 30 korrik 2019 - 11:23

Par një viti na ikën dy mendje të shkëlqyera që më nuk do jenë në mes nesh

Por sa ishte shteti i Kosovës i interesuar për këto dy mendje të shkëlqyera, që vijnë nga Komuna e Therandës, që vuanin nga një sëmundje të rëndë, nuk arriti t'i ndihmoi të paguaj kurimin e shtrenjtë, siç nuk ishte në gjendje edhe qindrave qytetarëve të tjerë, e për qeveritar e të tjerë, ku shtet mafioz, me lotë krokodili i vajtoi, i lavdëroi, kur vdiqën, dhe me një fytyrë të zezë, njëri tjetrit nuk ua lëshonin ekranet e tv-ve,se cili ma i pari do delë me ato lot krokodili para qytetarëve, që fytyrat e tyre terrojshin edhe ekranet televizive.

Datat 30 dhe 31 korrik 2018 kurrë mos u përseritshin në komunën e Therandës por edhe në komunat tjera të Kosovës. Kjo i shokoi apo ma mirë me thanë i vuri në zi të gjithë banorët therandas ,duke filluar nga kryetari i komunës së THerandës,Bali Muharremi e deri tek qytetari i fundit i rëndomtë të fshtarave për rethë,por edhe të gjithë kombit shqiptarër se ikën dy ikona,dy mendje të shkëlqyera, të kulturës dhe gazetarisë, Regjisori,Bekim Lumi,nga fshati Bllacë dhe poeti,gazetari,shkrimtari,Ragip Syla nga fshati Sllapushan.

30 Korriku 2018 lajmi shokues në oret e hershme të mengjesi,shkrunin portalet,kryetitull;Ka ndërruar jetë profesori dhe regjisori i Kosovës, Bekim Lumi.

Regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, që prej dy vitesh ishte duke u përballur me sëmundjen e rëndë të kancerit.

Në 20-vjetorin e krijimtarisë së tij artistike, regjisori Lumi, në qershor të këtij viti dha premiera e shfaqjes së tij të fundit “Arturo Ui”, që erdhi në përvjetorin e 120 të lindjes së autorit të saj, Bertolt Brecht.

Bytyqi: Lumi do të jetojë përgjithmonë në kujtesën tonë si njeri me vlera

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka ngushëlluar familjen Lumi, me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit dhe regjisorit të madh, Bekim Lumi.

“Me ndarjen e tij nga jeta, arsimi ynë ka humbur një nga njerëzit më të përkushtuar për përgatitjen e gjeneratave të reja, ashtu siç ka humbur edhe kultura një njeri të madh që na përfaqësoi denjësisht në botë me veprat e tij”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Bytyqi ka thënë se Bekim Lumi do të jetojë përgjithmonë në kujtesën tonë kolektive si njeri me vlera, si mësimdhënës e regjisor dhe vepra e tij do të vazhdojë të na bëj krenarë. “Vdekja nuk është fundi” do t’i jepet lamtumira Bekim Lumit. Dhe të gjithë krerët shtetëror dhe liderët e subjketeve politike folën për punën,veprat dhe sukseset e regjisorit Bekim Lumit

Miku im i dashtun!

E paske lënë amanet që unë sot të t’përcjell në banesën tënde të fundit me këngë! Unë, sot nuk e gjej dot forcën të këndoj! Të LUTEM falëm! Por, unë sot gjithsesi do ta gjej forcën dhe do ta përmbush amaneti, në tingujt e pianos, krijimin tim që ta kam dediku TY , me vargjet me të bukura dhe më të fuqishme, nga poeti, nobelisti dhe muzikanti Bob Dylan ” Vdekja nuk është fundi .

Më kujtohet kur më ke tregu, se fillimin e studimeve t’ua e ke nisur në muzikë, për t’i braktisur ato menjëherë, për shkaqe të rrethanave politike të asaj kohe! Dhe si disident, që t’kanë konsideru, nëse nuk gaboj dhe dashuri të madhe që ke pas për Shqipërinë ke lënë vendin, për t’i vazhdu studimet, për teatër në Tiranë.

Je kthy në Kosovë, në teatrin tënd të dashtun për të bërë mrekulli ! Unë, sot me shumë dhimbje , por i përmbushun që po ta plotësoj amanetin tënd , do t’përcjellë në banesën tënde të fundit me muzikë dhe vargje , sepse muzika për TY ishte dhe mbeti pika më e fuqishme e artit , sepse TI e doje aq shumë muzikën dhe ishe njeriu më muzikal dhe shije hollë për muzikë , që kam taku në jetën time. Luan Dermishi bashkëpunëtori më i afërt i Bekim Lumit.

Ende në siklet për humbjen e Bekimit,312018 korriku na zgjoi me lajmin tjetër;Vdes gazetari dhe shkrimtari Ragip Sylaj

Ka vdekur në moshën 59 vjeçare, pas një sëmundjeje, gazetari dhe shkrimtari kosovar, Ragip Sylaj, u tha kështu.

Ragp Sylaj u lind më 25. XI. 1959 në Sllapuzhan të Suharekës, ku i ka mbaruar mësimet e fillores dhe të gjimnazit. Ka kryer studimet master për teknologji në Universitetin e Prishtinës.

Ka punuar mësimdhënës në vendlindje e në SHMT “Skënder Luarasi” në Suharekë, gazetar e redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re”, në të përditshmet “Bota sot” e “Zëri” të Prishtinës.

Ka botuar 15 vepra letrare, ku hyjnë librat e poezisë, të prozës, dramës e të esesë.

Për veprimtarinë letrare dhe publicistike disa herë është nderuar me çmime e mirënjohje të ndryshme. Ndërkaq, poezi dhe tregime të tij janë përfshirë në antologji të ndryshme, në gjuhën shqipe dhe në disa gjuhë të huaja.

Ka kryer disa trajnime që kanë të bëjnë me lëmin e marrëdhënieve me publikun.

Që nga 3 maj 2009 punoi si zyrtar i lartë për publikime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u tha.

Biografi e përmbledhur e regjisorit të ndjerë, Bekim Lumi

Bekim Lumi (17.12.1966 – 30.07.2018), ndërroi jetë në moshën 51 vjeçare, pas një sëmundje të vështirë që i zgjati për dy vjet,.

Gjatë viteve 1987 – 1991 ka studiuar Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Fakultetin Filologjik të Univerzitetit të Prishtinës. Kurse gjat viteve 1992 – 1996 ka mbaruar studimet për Regji Teatri, në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në klasën e profesor Agim Qirjaqit. Në të njëjtin univerzitet, me 2010 ka mbaruar edhe studimet e magjistraturës.

Nga viti 2002 deri në vitin 2008 ka punuar si gazetar i fushës së kulturës në radion “Evropa e Lirë”.

Përgjatë këtyre viteve, ai ka punuar si regjisor i pavarur, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në Teatrin “Dodona” si dhe ka realizuar projekte teatrore me kompaninë e tij teatrore “Loja”.

Disa nga shfaqjet e tija kryesore janë: “Mesimi”, “Galani”, “Arushani & Fejesa”, “Shtëpia e Bernarda Albës”, “Çifti Martin”, “Këmisha e gjakut”, “Dillerat”, “John Cage’s Hamlet”, “Nana dhe fëmija” dhe e fundit “Arturo Ui”.

Me shfaqjet e tija, ai ka qenë pjesmarrës në dhjetra festivale të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare, në Zvicër, Gjermani, Itali, Greqi, Rumani, Bosnjë e Hercegovinë e në vende të tjera.Bekim Lumi, me punën e tij si regjisor është shpërblyer me shumë cmime kombëtare e ndërkombëtare, ndër të cilat edhe:

në vitin 2006, me shfaqjen “Mësimi”, në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Lugano të Zvicrës ka fituar cmimin kryesor për shfaqjen më të mirë;

Në vitin 2016 ka fituar “Cmimin Vjetor për Shfaqjen më të mirë”, të cilën e ndanë Ministria e Kulturës e Kosovës.

Lumi ka qenë botues dhe kryeredaktor i revistës së mirënjohur për teatër “Loja” e cila është botuar në Kosovë nga viti 2006 deri në vitin 2010. Bekim Lumi është autor I dhjetra shkrimeve, analizave, studimeve e eseve për teatrin dhe përgjithësisht për skenën kulturore në Kosovë dhe më gjerë.Nga viti 2013 ka punuar si profesor në Fakultetin e Arteve, dega e regjisë së Teatrit.

Thuhet; 200 milionë euro çdo vit për shërim jashtë vendit

Kosova tanimë po shkel në dekadën e parë si shtet i pavarur, dhe gati dy dekada si realiteti i ri i mëvetësishëm i krijuar pas lufte, por një nga sektorët më të katandisur të fushës së mirëqenies sociale të qytetarëve, që nuk ka shpresa të përmirësimit të shpejtë është sektori i shëndetësisë. Këtë më së miri e dëshmon vetë fakti se tani shumica e të sëmurëve po kërkojnë shpresë dhe shpëtim jashtë Kosovës. Ky vrap jashtë kufijve të shtetit për shëndetin e qytetarëve ka edhe koston e vet të madhe. Së pakut janë mbi 200 milionë euro në vit që dalin nga xhepat e qytetarëve, por edhe të buxhetit të shtetit, e që shpenzohen për shërim jashtë vendi.

Në pamundësi që të gjejnë shërim në spitalet e Kosovës, pacientët po detyrohen këtë ta kërkojnë në shtetet si Turqia, Maqedonia, Shqipëria, Gjermania, Austria dhe Italia. Sipas njohësve të kësaj fushe, kjo është një pasqyrë që flet mjaftueshëm se edhe sektorin e shëndetësisë në fakt e ka në dorë kryesisht "nëntoka kriminale" kosovare, ku ky sektor ka krijuar multimilionerë me tenderë, ndërkaq që pothuajseasgjë nuk është bërë as nuk po bëhet për sigurinë shëndetësore të qytetarëve, mjekimin brenda vendit. Thuhet se të gjitha qeverit e pasluftës u morre me afera korruptive, procedura të shumta disiplinore, shkelje ligjore në prokurim publik dhe keqpërdorime në tenderë, të shoqëruara edhe me arrestime të disa ish-zyrtarëve të saj.

Për shërime jashtë shtetit,qeverit dergonin,udhëheqës politikë,siç është rasti i Bujar Bukoshit, Bajram Rexhepi, Isa Mustafës, etj. Ndryshe kategorit tjera,rasti i fundit,Regjisorit Bekim Lumit dhe gazeatrit,shkrimtarit poetit, Ragip Syla,du vdekje shokuese,dy figura të kulturës kosovare,që do mbesin ikona të përhershëme të kulturës shqiptare kombëtare,qytetarët ndihmuan'' në kaqikun'' ,e vetë......

Por sa ishte shteti i Kosovës i interesuar për këto dy mendje të shkëlqyera, që vijnë nga Komuna e Therandës, që vuanin nga një sëmundje të rendë, nuk arriti t'i ndihmoi të paguaj kurimin e shtrenjtë, siç nuk ishte në gjendje edhe qindrave qytetarëve të tjerë,e për qeveritar e të tjerë,ku shtet mafioz,me lotë krokodili i vajtoi, i lavdroi, kur vdiqën, dhe me një fytyrë të zezë, njëri tjetrit nuk ua lëshonin ekranet e tv-ve, se cili ma i pari do delë me ato lot krokodili para qytetareve, që fytyrat e tyre terrojshin edhe ekranet televizive.

Autori është gazetar-analist i pavarur

(Kosova Sot Online)