Instrumentalizimi i sistemit të drejtësisë

Instrumentalizimi i  sistemit të drejtësisë
Instrumentalizimi i  sistemit të drejtësisë

Nuran Xhumshiti

  • 07 August 2019 - 10:13

Korrupsioni në një shtet është kancer për shoqërinë dhe vrasje e të ardhmes së asaj shoqëria. Mbijetesa e njerëzve të korruptuar e kriminalizuar në një shoqëri tranzicionale është falë kapjes së sistemit nga mafio-oligarkët dhe strukturat kriminale të nëntokës.

Është fakt i pamohueshëm se korrupsioni e krimi nuk luftohet nga të korruptuarit e të kriminalizuarit, është shumë logjikë e thjeshtë, pasi ata nuk e luftojnë vetën. Por të luftuar krimin e korrupsionin duhen të plotësohen disa parakushte të cilat e determinojnë rrjedhën e proceseve të pastra drejt pastrimit e verifikimit të zyrtarëve publik, të cilët janë të përfshirë në krim e korrupsion. Në situatën aktuale në Kosovës , gjithherë duke marrë për bazë konstulacionin politik qeverisës, shtetit të Kosovës i duhet një presion nga jashtë për të futë drejtësinë në binar të duhur e të domosdoshëm, pasi konstelacioni qeverisës nuk ka vullnetin minimal për t’i shtyrë këto procese përpara. Procesi i Vettingut është imperativë i kohës që të iniciohet, qoftë nga pozita ,opozita por se jo edhe nga shoqëria civile , pasi është shpresa dhe mundësia më e mirë që sistemi i drejtësisë të pastrohet nga njerëz të korruptuar e kriminalizuar, dhe njëkohësisht të largohet sistemi i drejtësisë nga kthetrat e politikës. Çlirimi dhe pavarësia e sistemit të drejtësisë nga politika është shpëtimi më i nevojshëm që duhet t’i ndodh shtetit të Kosovës. Me çlirimin dhe pastrimin e këtij sistemi, drejtësia e mohuar dhe selektive do të kthehet për qytetarët në mënyrë të barabartë e të paanshme, kurse të kriminalizuarit dhe të korruptuarit do të përfundojnë në burg dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme, e cila do t’ju kthehet qytetarëve.

Piramida kriminale e ndërtuar për më shumë se një dekadë ka funksionalizuar falë hierarkisë institucionale, e cila është instrumetalizuar nga politika. Politika e saktësisht pushtet e pasluftës kanë instrumetalizuarcdo institucion publik të pavarur duke transformuar në shërbim klienteles, nepotizmit e klientelizmi .Kjo logjike e instrumentalizimit politik përmes pushteteve të pasluftës ka prodhuar një gjendje të rënd socio-ekonomike, e mbi të gjitha një anarki totale në institucionet publike. Nga ky kaos i funksionimit të institucioneve publike është prodhuar një realitet i pajtueshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, i cili realitet çdo ditë e më shumë po ngufatë jetën institucionale, ekonomike e sociale.

Prandaj, pushteti me çdo kusht duke zgjedhur metoda korrespondon me lirinë dhe vazhdimin rrugës së krimit, kurse humbja e pushtetit për ta korrespondon me humbjen e lirisë, pasurisë paligjshme dhe përfundimin e rrugës së krimit. Sistemi i drejtësisë në vend se të jetë objekt i luftimit të krimit, korrupsionit e kontrabandës, sistemi i drejtësisë është bërë vatër e keqpërdorimeve më të mëdha në vend. Sistemi i drejtësisë në Kosovë është ndërtuar brenda skemës piramidale të krimit e korrupsionit, duke instaluar njerëz të tyre përmes politikës së mbrapshtë, e duke përdoruar ata për qëllime të ngushta personale, politike e klienteliste. Drejtësia selektive dhe e dirigjuar nga politika ka krijuar një gjendje anarkie, e cila çdo ditë më shumë po ngulfate jetën institucionale, politike e sociale. Vazhdimi i degradimit të sistemit të drejtësisë dhe veprimi i tyre brenda skemës piramidale të krimit e korrupsionit, e jo brenda mandatit kushtetues e ligjor. Ndryshimi i qasjes dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë është një proces i obligueshëm për institucionet e Kosovës , sepse Kosova ka marrë përgjegjësi dhe obligime nga BE-ja në marrëveshjen për MSA-në.

(Kosova Sot Online)