Gjenocidi serb ishte shkaktar i “vuajtjes” së Serbisë, JO CLINTON dhe ALBRIGHT, as AMERIKA E AS NATO-JA , siç gënjen I. Daçiq !

Gjenocidi  serb ishte shkaktar i “vuajtjes” së Serbisë,  JO CLINTON dhe ALBRIGHT, as AMERIKA E AS NATO-JA , siç gënjen I. Daçiq  !

Mehdi Hyseni

  • 13 gusht 2019 - 08:59

Këtë të vërtetë e ka pohuar edhe  ish-presidenti historik i SHBA-ve, Bill Clinton (1999), i cili deri tani, është i vetmi burrë shteti në botë, që me plotë të drejtë pati deklaruar se “The Kosovo crisis  was a genocide  in the heart of Europe“.(Robert Jackson, The Covenant, Oxford University Press, London, 2000, p.281).

Pikërisht, kjo është “vuajtja” e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, e shkaktuar nga ndëshkimi i gjenocidit serb nga Amerika dhe nga NATO-ja, më 24 mars deri më 10 qershor 1999 (plot 78 ditë bombardim të caqeve dhe objekteve militare, paramilitare dhe policore të forcave serbe në Serbi, në Kosovë dhe në Mal të Zi).

 -Prandaj, i gjithë opinioni  demokratik, progresiv dhe paqësor serb si brenda, ashtu edhe jashtë Serbisë, tanimë (1990-2019), duhet ta ketë më se të qartë të vërtetën e hidhur dhe tragjike historike, që ra bi kurrizin e popujve kroatë, myslimanë boshnjakë dhe shqiptar si shkak dhe pasojë e 3 gjenocideve serbe (1990-1999), se armiqtë më të mëdhenjë dhe më të egër të serbëve dhe të Serbisë janë S.Milosheviqi, I. Daçiqi, V. Shesheli…, JO ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, as ish-seketarja e shtetit amerikan, Madeleine Albright , as populli kroat, as populli mysliman boshnjak, as populli shqiptar e as UÇK-ja e Adem Jasharit, të cilën Ivica Daçiqi…etj., ende po e quajnë  si “organizatë terroriste” , si dhe institucionet dhe organet shtetërore të Republikës së Kosovës po quajnë, hiq më ndryshe se “institucione të përkohshme” (presidenca, qeveria dhe parlamnti). Kjo psiskopatologji politike dhe propagandistike e krerëve udhëheqës të Serbisë (Aleksandar Vuçiq, Ana Bërnabiq, Aleksandar Vulin  dhe Ivica Daçiq), emërues, qëndrim dhe vendim të përbashkët ka-MOSNJOHJEN E REPUBLIKËS SË PAVARUR TË KOSOVËS!

 Mirëpo, Ivica Daçiq, jeton ende në ethet e harbutërisë së ultranacionalizmit serb, edhe pas vdekjes së “babait” të tij, Slobodan Milosheviq (2006), në vend se ta akuzojë vetëvetën për krimet e gjenocidit serb kundër kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve (1990-1999. Ky fare ministry (tanimë i rehabilituar nga Evropa) ky pa kurrfarë turpi e akuzon dhe i shpif pa të drejtë ish-presidentin amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretaren e shtetit, Madeleine Albright, se gjoja këta “na qenkanë fajorë” për “vuajtjen e serbëve”, të cilët kanë kryer krime të gjenocidit në Koraci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1999).

-Ky është turp, idiotizëm, arrogancë dhe absurd sui generis, mbase ministri i jashtëm Ivica Daçiq, fajin dhe gabimet e veta dhe të “babait” të tij, Slobodan Milosheviq, do t’ua atribuojë shtetarëve të Amerikës, Bill Clintonit dhe Madeleine Albright, duke gënjyer popullin serb dhe gjithë opinion e brendshëm dhe ndërkombëar se gjoja sipas tij ” Serbët  nuk do të kenë armiq më të mëdhenj sesa ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe sesa ish-sekretaren e shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, sepse gjatë kohës së dinastisë Clinton, më 1999, këta zgjodhën Serbinë që të jetë armike e tyre, e jo ne serbët.” (Daëië: Sigurno neëemo imati veëe neprijatelje od Klintona i Olbrajt).

Daëië: Sigurno neëemo imati veëe neprijatelje od Klintona i Olbrajt

Ministar spoljnih poslova Srbije Ivica Daëië rekao je da srpski narod sigurno neëe imati "veëe neprijatelje" od ...

Daëië: Sigurno neëemo imati veëe neprijatelje od Klintona i Olbrajt

Ministar spoljnih poslova Srbije Ivica Daëië rekao je da srpski narod sigurno neëe imati "veëe neprijatelje" od ...

Përkundrazi, Ivica Daçiq, së pari, do të duhej t’u falënderohej Amerikës, BE-së, NATO-s, që  e rehabilituan nga përgjegjësia e politikës militaraiste dhe kolonialiste të Slobodan Milosheviqit, duke i dhënë shans që të jetë në krye të “SPS” të Slobodan Milosheviqit, si dhe të merret me politikë dhe me diplomaci në krye të shtetit të Serbisë. Së  dyti, pa ngurruar fare, Ivica Daçiq,, qysh para 20 vitesh (2000-2019), prerazi, do të duhej të distancohej nga kriemt e 3 gjenocideve serbe dhe,  kështu, së bashku me qeverinë dhe me popullin serb t’u kërkonte flaje kolektive kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve. Ndryshe,  duke akuzuar, shpifur, anatemuar dhe etiketuar  Bill Clintonin, Madeleine Albright, Wesley Clark, William Walker –Amerikën, popullin kroat, popullin mysliman boshnjak dhe popullin shqiptar të Kosovës, se gjoja këta “janë fajtorë” për tri gjenocidet serbe, “JO” serbët dhe Ivica Daçiq, kurrë nuk do të ketë gjasë reale, që të arrihet pajtimi i serbëve me kroatët, me myslimanët boshnjakë dhe me shqiptarët, e njohën apo nuk e njohën Republikën e pavarur të Kosovës, kjo s’ka rëndësi fare. Për më tepër, pa kërkimfaljen kolektive për krimet e gjenocidit serb, si dhe pa njohjen e së drejtës së dekolonizimit të Preshevës, të Bujanocit  dhe të Medvegjës shqiptare, kurrë nuk do të ketë pajtim mes shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan, pavarësisht nga ëndërrat e shkreta dhe utopike të presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçi për  “korrigjimin e kufijve”, eufemë perverse kjo , që do të thotë ndarjen e Kosovës. Mirëpo, këtë farë sintagme “korrigjim kufijsh” ende nuk e njeh e drejta ndërkombëtare e as rendi i ri juridik pozitiv ndërkombëtar.

  Daçiqin po e pengojnë edhe emërtimet e “butikëve” shqiptarë me emrin e  Bill dhe Hillary Ckinton !?

 -Po, çfarë kjo ka lidhje me politikën a me diplomacinë, asgjë të përbashkët. Kjo është çështje e dëshirës, e respektit, e vlerësimit dhe  e dashurisë personale e shqiptarëve ndaj personaliteteve të larta historike, politike dhe shtetërore të Amerikës (qofshin ato demorkatë ose republikanë), siç janë Bill dhe Hilary Clinton, Madelein Albright, George W. Bush dhe Condoleeza Rice etj. Për ne shqiptarët e Kosovës, si republikanët, ashtu edhe demokratët janë miqtë dhe partnerë tanë më lojalë dhe më të respektuar në botë, sepse Bill dhe Hillary Clinton, Madeeleine Albright dhe Wesley Clark çliruan dhe shpëtuan Kosovën nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999), kurse presidenti George W.Bush dhe sekretarja e shtetit, Condoleeza Rice njohën Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Shkurt shqip, kjo është arsyeja, pse ne shqiptarët  e Kosovës i duam dhe i votojmë si demorkatët (Clintonët, Albrightët, Clarkët…etj.), ashtu edhe republikanët (George W. Bush, Condoleeza Riza ) me presidentin aktual amerikan Donald Trump në krye. Ne, nuk bëjmë dallimin mes tyre, sepse për ne përjetësisht kanë dhe, do të kenë besimin, respektin, , mbështetjen, dasdhurinë dhe vlerësimin e patundur.

Ndaj, me vetëdije të plotë dhe me kreanri kemi nderin, që jo vetëm firmat, kompanitë, institucionet, por edhe fëmijët tanë t’i pagëzojmë me emrat e tyre historikë, sepse janë heronjë, që e kanë çliruar dhe pavarësuar Kosovën, si dhe kanë shpëtuar mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë nga kama çetniko-fashiste barbare e gjenocidit serb të Slobodan Milosheviqit dhe të Ivica Daçiqit….etj,. (1999-2019).

Prandaj, parapëlqehet që ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, të mos përzihet në punë të brendshme të shqipatarëve të Kosovës dhe në çështje të brendshme të Amerikës, duke paralajmëruar se  se në zgjedhjet e ardhshme në Amerikë (2020), do ta “organizojë diasporën serbe, që ta mbështetin dhe votojnë për Donald Trump”.(https://www.slobodnaevropa.org/a/30104190.html).

 Serbinë e dogji “RESAVSKA POLITICKA SKOLA”

e Slobdan Milosheviqit  dhe e Ivica Daçiqit…!

 Tanimë qe 3o vjet e di mbarë Evropa dhe mbarë bota, se Serbinë dhe serbët i dogji ultranacionalizmi entocentrist i “resavska shkollës historike, politike, diplomatike dhe propagandistike” të Ivica Daçiqit, të Vojsilav Sheshelit, të Slobodan Milosheviqit dhe të Dobrica Qosiqit…etj., të cilët kishin harruar se jetonin në fund të shekullit XX, kur përfundoi edhe lufta e ftohtë ndërmjet dy superfuqive botërore (SHBA dhe BRSS), jo në  vlugun e luftërave gjenolcidale serbe të viteve 1912-1940, kur me nidhmën e aleancave dhe të fuqive të mëdha evropiane dhe botërore pushtuan dhe aneksuan territoret shqiptare, kroate, hungareze dhe myslimane boshnjake në Ballkan.

 Pa marrë parasysh shpifjet dhe akuzat e Daçiqit drejtuar në adresën e gabuar të ish-presidentit aneriukan, Bill Clinton dhe të sekretares së shtetit, Madeleine Albright,  të gjithë popujt ballkanikë e dinë  të vërtetën se   Jugosllavinë e Titos dhe Serbinë e Ivan Stamboliqit (të ekzkeutuar nga bandat mafioze paramilitare të regjimit të Slobodan Milosheviqit në  një porropi me plot gëlqere në malin e Frushka Gorës),

 I dogji “resavska politicka skola” e S. Milosheviqit dhe e Ivica Daçiqit, JO presidenti amerikan Bill Clinton, as sekretarja e shtetit, Madeleine Albright, siç  i akuzon pa të drejtë dhe pa asnjë argument të vlefshëm “ mali Bosko Buha”, ose më saktësisht Ivica Daçiq-“mali sloba” siç e quajnë serbët, së bashku me “babain” e vet ideologjik çetniko-fashist, Slobodan Milosheviq ia vunë zjarrin dhe e përflakën Slloveninë, Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, duke i kryer 3 agresione të përgjakshme gjenocidale, me qëllim që t’i zgjeronin kufijtë territorialë të Serbisë së Madhe (1844-1999) në kurrizin e territoreve të Kroacisë, të Bosnjës dhe të Kosovës. 

Pra, për gjithë plaçkitjen e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të kroatëve, të myslimanëve boshnjakë dhe të shqiptarëve, për të gjitha shkatërrimet e shtëpive, të objekteve kulturore historike dhe fetare, si dhe për të gjitha viktimat e gjenocidit serb, të shkaktuara popullit kroat në Kroaci, popullit mysliman boshnjak në Bosnjë dhe   popullit shqiptar në Kosovë, JANË FAJTORË KRYESORË ( DIREKTË DHE INDIREKTË) Serbia agresore e Slobodan Milosheviqit dhe e Ivica Daçiqit…etj.,d.m.th. e harangave  vrastare çetniko-fashiste terroriste paramilitare, mitare dhe policore serbe (1989-1999), JO AMERIKA, AS BRITANIA E MADHE, AS GJERMANIA, AS FRANCA, AS ITALIA…, AS  ish-Presidenti historik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinotn, as ish-sekretarja e shtetit të Amerikës, Madeleine Albright.

 Pra, ARMIQTË MË TË MËDHENJË DHE MË TË EGËR TË SERBISË DHE TË POPULLIT SERB ISHIN DHE, FATKEQËSISHT JANË, EDHE SOT: vetë sheshelët, millosheviqët, daçiqët, vuçiqët, nikoliqët,  koshtuniqët, KOS-i, propaganda masmediale, Akademia e Shkencave dhe e Arteve Serbe e Beogradit me Memorandumin e saj famëkeq çetniko-fashist të vitit 1986…, etj., JO AMERIKA, as BILL CLINTON, as MADELEINE ALBRIGHT, as GJENERALI WESLEY CLARK, as ish-kryeministri historik i Britanisë Madhe, Tony Blair e as ministri i Jashtëm britanik, Robin Cook e as NASTO-ja.

-Amerika dhe NATO-ja kanë bombarduar objektivat ushtarako-strategjike-luftarake dhe objektet e forcave policore, paramilitare dhe militare serbe në Serbi, në Kosovë dhe në Mal të Zi, JO popullin serb, siç gënjen propaganda, politika dhe diplomacia serbomadhe me Ivica Daçiqin në krye etj.

Pra, shkaktarë kryesorë të bombardimit të Serbisë dhe Malit të Zi (e ashtuquajtura RFJ) nga NATO-ja (24 mars-10 qershor 1999) ishin Slobodan MIlosheviqi, Ivicia Daçiqi, Vojislav Shesheli, Zhelko Razhnjatoviq-Arkani, Tomislav Nikoliqi, Aleksandar Vuçiqi…e qindra e mijëra  ultranacionalistë dhe fashistë serbë të tjerë, të frymëzuar, duke marshuar si të çmendur nën flamujt e errësirës mesjetare etnocentriste dhe mitomane të përrallave të car Llazarit, të shën Savës, të car Dushanit, të Nemanjiqve, të Kishës  Politike Ortodokse Retrograde Serbe, të Akademisë, të propagandës së ndyrë fashiste gebelsiane serbomadhe, filluan 3 agresionet e tyre luftarake për shfarosje e popullit kroat, të popullit mysliman boshnjak dhe të popullit shqiptar, sepse kjo ishte e vetmja formë ataviste dhe barbarike  e serbëve të militarizuar dhe të fashizuar (mbase kishte tjetërsuar-grabitur me forcë tërë armatimin dhe arsenalin ushtarak të APJ-së së RSFJ-së së Titos, 1945-1999) për të vrarë sa më shumë kroatë, sa më shumë myslimanë boshnjakë dhe, sa më shumë shqiptarë, me qëllim të grabitjes dhe të  pushtimit të territoreve të tyre autoktone.

Me një fjalë, kjo ishte esenca e motiivit të GJENOCIDIT SERB, të kryer ndaj kroatëve (tragjedia e Vukovarit…etj.) , ndaj myslimanëve boshnjakë (tragjedia e Srebrenicës…etj.) dhe ndaj shqiptarëve në Kosovë (tragjeditë e Prekazit, të Reçakut, të  Krushës së Madhe, të Qirezit, të Lybeniqit, të Qyshkut të Pejës…etj.).

Kjo është e vërteta se Ivica Daçiq dhe Slobodan Milosheviq… janë armiqtë më të mëdhenjë Jo vetëm të Serbisë, por edhe të Ballkanit, të Evropës, të Amerikës, të OKB-së, të NATO-s dhe të BE-së  , sepse ideuan, planifikuan, projektuan, financuan, ndihmuan, urdhëruan dhe  zbatuan kryerjen  e 3 GJENOCIDEVE SERBE kundër popullatës civile kroate, kundër popullatës myslimane boshnjake dhe kundër popullatës  civile të pambrojtur shqiptare në Kosovë (1989-1999)                                                                                                                                                                                                                                                                                           Prandaj, këtë të vërtetë të historisë tragjike të tre popujve (kroat, mysliman boshnjak dhe shqiptar), duhet  treguar, folur, shkruar dhe pranuar jo vetëm ata serbë që kanë kryer  gjenocid dhe që kanë qenë të involvuar në kryerjen e 3 gjenocideve serbe kundër kroatëve dhe Kroacisë, kundër myslimanëve boshnjakë në Bosnjë dhe kundër shqiptarëve dhe Kosovës (1989-1999), por të gjithë serbët, sepse, tanimë, këto 3 gjenocide serbe janë “regjistruar” në historinë, në politikën dhe në diplomacinë, e Ballkanit, të Evropës, të Amerikës dhe të gjithë botës.

  –Pavarësisht nga  shpifjet dhe nga akuzat postfestum të Ivica Daçiqit, i cili, në vend se ta fajësonte vetëveten dhe kriminelët e  tjerë  serbë me Slobodan Milosheviqin në krye, që së bashku kanë kryer 3 gjenocide, ky paturpësisht dhe pa asnjë argument fajëson ish-Presidentin amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretaren e shtetit amerikan, Madeleine Albright. Mirëpo, kot e ka Ivica Daçiqi dhe të gjithë ultranacionalistët serbë si ai, sepse askush nuk mund t’i retushojë e as t’i “shlyejë”nga memoria historike  krimet monstgruoze të 3 GJENOCIDEVE SERBE në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1999).

(Kosova Sot Online)