Rama dhe Thaçi-aleancë me autokratin Erdogan

Rama dhe Thaçi-aleancë me autokratin Erdogan
Rama dhe Thaçi-aleancë me autokratin Erdogan

Islam Lauka

  • 15 August 2019 - 21:43

Keto dite,po debatohet shume rreth ngritjes ne Parkun e Tiranes te nje memoriali per qytetaret turq, qe humben jeten ne grushtin e deshtuar te shtetit ne Turqi,ne vitin 2016. E keqja eshte se asnje institucion shteteror,ne nivel lokal apo qendror,perfshire Bashkine,Ministrine e Jashtme dhe Kryeministrine nuk pranon te jape informacion mbi vendimmarrjen dhe procesin e vendimmarrjes per venien e pllakes perkujtimore per nje ngjarje te dyshimte.

Ne u ndodhem para nje fakti te kryer: nje memorial ne mes te Parkut te Tiranes,kushtuar qytetareve te nje vendi te huaj,pa ditur  se me urdher te kujt u ndertua ky objekt.Kjo ndodh ne nje kohe, kur qytetaret e Tiranes dhunohen e ndeshkohen keq, sikur edhe nje dritare te perpiqen te rregullojne pa leje te Bashkise .
Duket se çdo gje eshte bere ne fshehtesi te plote ,larg syve te publikut,nga ai qe,shpesh e me shpesh,po merr urdhera nga autokrati Erdogan-Kryeministri Edi Rama.


Te njejten gje beri vitin e kaluar edhe Presidenti i Kosoves,Hashim Thaçi,kur,me urdher te Erdoganit, ne menyre te fshehte, arrestoi dhe deboi nga vendi 6 shtetas turq,ne kundetshtim te plote me kushtetuten e Kosoves dhe konventat nderkombetare.Ne kete perfundim arriti Komisioni i Kuvendit te Kosoves,i ngritur posaçerisht per kete problem.
Veprimet e Rames dhe te Thaçit nuk jane ne interes kombetar te shqiptareve dhe as te aspiratave te tyre integruese euroatlantike.Ato u sherbejne vetem interesave te tyre personale  dhe aleances,ku  ata jane rreshtuar,nen komanden e  autokratit Erdogan.

(Kosova Sot Online)