Kolinda, presidente e përjetshme e Kroacisë

Kolinda, presidente e përjetshme e Kroacisë
Kolinda, presidente e përjetshme e Kroacisë

Mehdi Hyseni

  • 17 August 2019 - 11:16

Sepse Kolinda Grabar Kitaroviq, pas ish-preidentit të ndjerë të Kroacisë Dr. Franjo Tugjman (1999) me vizionin, me vendosmërinë, me politikën dhe me diplomacinë e saj të përqëndruar në mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të kombit kroat dhe të Republikës së Kroacisë, ia arriti që ta shpëtojë Kroacinë nga detugjmanizimi serbomadh millosheviqian (2000-2019).

 Kjo është merita e saj më e madhe deri tani si presidente e suksesshme dhe e merituar e Republikës së Kroacisë. Këtë, do të duhej që populli kroat ta zgjedhte presidente të përjetshme të Kroacisë, sepse brenda katër viteve të shkuara (2015-2019) dëshmoi aftësinë politike e diplomatike, guximin, diturinë, sakrificën, dashurinë dhe besënikërinë ndaj popullit liridashës kroat dhe ndaj interesave vitale të tij dhe të shtetit të pavarur dhe sovran të Kroacisë, të themeluar nga sakrifica, nga gjaku i qindra e mijëra dëshmorëve dhe heronjve kroatë me liderin-strategun udhëheqës politik, diplomatik dhe ushtarak, presidentin e tyre, Dr. Franjo Tugjman.

 Kolinda Grabar Kitaroviq-fat i madh për Kroacinë

 Presidenti i parë historik i Kroacisë së pavarur, demokratike dhe sovrane (1990-1999) Dr.FranjoTugjman, kroatëve ua ka lënë këtë amanet historik, politik, kombëtar dhe atdhetar : “ Të dashur vëllezër dhe motra kroate, kemi me çka ta ndërtojmë historinë tonë, kemi  përse të jemi historikë. Pra, ta ruajmë këtë që kemi krijuar. E dimë se fati ynë është vetëm në duart tona. Le të rrojë Kroacia jonë e  vetme dhe e përjetshme”. (http://www.laudato.hr/Novosti/Hrvatska/Roden-dr-Franjo-Tudman,-prvi-hrvatski-predsjednik.aspx

 Pas vdekjes së themeluesit-presidentit të Kroacisë, Dr. Frano Tugjman (1999), 16 vjet  më pas, pikërisht më 2015, presidente e Kroacisë u zgjodh Kolinda Grabar Kitaroviq.

Ky ishte një fat  i madh  për kombin kroat dhe për Kroacinë e lirë, demokratike, të pavrur, sovrane dhe paqësore, se  me t’u zgjedhur presidente, Kolinda Grabar Kitaroviq ia arriti që t’i betonojë  të gjitha përpjekjet politike, propagandistike dhe diplomatike  serbomëdha për detugjmanizimin-serbizimin e Republikës së Kroacisë. Kjo është fitorja më e madhe e politikës kombëtare dhe demokratike racionale dhe paqësore e presidentes kroate Kolinda Grabar Kitaroviq brenda mandatit të saj të deritashëm (2015 – 2019).

Kjo është pasuesja më besnike, autentike, mendjehollë, largpamëse, e ditur, e vendosur dhe krenare, që ndjek rrugën revolucionare çlirimitare kombëtare dhe shtetërore, demokratike dhe paqësore të themeluesit-presidentit të parë të Republikës së Pavarur dhe Sovrane të Kroacisë, Dr. Franjo Tugjman. Kjo është fati i popullit kroat dhe i Kroacisë së pavarur të Tugjmanit, i cili e deshi dhe e jetësoi lirinë dhe pavarësinë  e Kroacisë dhe të kombit kroat, duke ia thyer kurrizin-duke triumfuar mbi agresionin dhe gjenocidin serbomadh (1990-1995).

Ndryshe, Kroacia e themeluar me gjakun e heronjve dhe të dëshmorëve kroatë në luftën  e drejtë mbrojtëse me Dr. Franjo Tugjman në krye (presidenti i parë historik i Kroacisë,1990-1999), në kohë paqeje, sistematikisht dhe institucionalisht, do të rrezikohej nga politika kolonizuese serbo-sllave e Serbisë së Madhe sikurse këtu e 72 vite më parë (1918-1990) kinse në ermër të “mbrojtjes” së të drejtave dhe lirive të minoritarëve serbë në Kroaci.

 Vakumin politik nacional dhe shtetëror të Tugjmanit e zëvendësoi doktrina e politikës shoviniste serbomadhe e detugjmanizimit në Kroaci (1999-2015).

 Sidomos pas vdekjes së presidentit Franjo Tugjman, në format më perfide të veprimeve politike dhe propagandistike të liderëve politikë serbomëdhenjë dhe proserbë në Kroaci përmes partive politike të “moderuara” siç ishte  Partia Social Demokratike (PSD-ja) e Ivica  Raçanit dhe  Partia e Pavarur Demokratike Serbe (PPDS) e Milorad Pupovcit, si dhe e disa liderëve të partive të tjera “partizane” minore, mbështetëse të tyre, shpërfaqën rezervat, dyshimet, urrjetjen , alergjinë dhe mospajtueshmërinë ndaj koncepteve të strategjisë mbrojtëse të doktrinës çlirimtare kombëtare dhe liridashëse të  HDZ-së, përkatëtisht të themeluesit dhe të kryetarit të saj historik, Dr. Franjo Tugjman, me moton se Tugjamni  “ishte fajtor”  për “spastrimin”  dhe shpërnguljen e minoritarëve serbë nga Kroacia, me rastin e ndërmarrjes së operacioneve luftarake kundër okupatrëve çetniko-fashistë serbomëmedhnjë, të njohura me emrin “OLUJA”  (STUHIA), më 1995.

 Përzierja e Serbisë në çështje të brendshme të  Republikës së Kroacisë

 Fatkeqësisht, mosndëshkimi i 3 gjenocideve të Serbisë nga ana bashkësisë ndërkombëtare, Serbia, edhe sot, në kohë paqeje (2019) nuk ndihet fajtore e as përgjegjëse për 3 agresionet dhe gjenocidet e saj ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve, por vepron në rolin e “viktimës”, duke u përzier në çështje të brendshme, pikësëpari të Kroacisë, të cilës orvatet t’i diktojë dhe t’ia imponojë  vendimet e saj politike se, çfarë duhet  shteti dhe populli kroat të konsiderojnë si vlera të tyre historike, nacionale dhe shtetërore, duke ua kontestuar dhe mohuar edhe  fitoren e çlirimit përfundimtar të Kroacisë, të kurorëzuar përmes aksionit luftarak gjithëkombëtar dhe  gjithështetëror mbrojtës(domovinski rat), të njohur me emërtimin ”OLUJA”- STUHIA, 1995.

-Kontestimi i kësaj fitoreje nga ana e Beogradit zyrtar dhe nga forcat regresive nacionaliste dhe shoviniste serbe brenda  minoritet serb në Kroaci me Milorad Pupovac në krye dhe me kuislingët serbosllavë, pas vdekjes së presidentit historik, Dr.Franjo Tugjman (1999) nxori në sipërfaqe projektin “Detudjmanizacija Hrvatske” (Detugjmanizimi i Kroacisë). Ky projekt famëkeq antikroat  serbomadh ka për qëllim  mohimin dhe vënien në pikëpyetje të luftës dhe të vlerave çlirimtare kombëtare mbrojtëse të popullit kroat kundër agresorit dhe okupatorit çetniko-fashist serb (1990-1995).

  “Stuhia”  ishte ndëshkimi dhe përgjigjja legjitime agresionit ushtarak serbomadh ndaj Kroacisë

 Kjo ishte kuintesenca  dhe kurora vlerore e fitores së të gjitha betejave të luftës së drejtë mbrojtëse çlirimtare kombëtare dhe ushtarake të Kroacisë kundër okupatorit çetniko-fashist serb, i cili duke vrarë kroatë civilë, ia arriti ta formojë njëfarë republike fantome , të vetëquajtur “Republika Srpska Krajina” me kryeqytet Kninin brenda territorit të Republikës së Kroacisë.

Mirëpo, kjo farë republike serbe ,  de facto dhe de jure ishte agresion dhe përzierje direkte dhe indirekte e Serbisë në punë të brendshme të Kroacisë, e cila brenda një kohe të shkurtër në saje të luftës çlirimtare të forcave ushtarake  kroate, u hodh në erë si kulla prej letre, ku fatin e saj përjetësisht e vulosi  aksioni luftarak “Stuhia” me  gjeneralët dhe me ushtrinë e saj fitimtarë kroatë mbi agresionin  pushtues serbomadh(1991-1995).

 Sipas tandemit Vuçiq-Daçiq, “velikasrpska agresija, prazna reç” !?

 -PO, atëherë, pse forcat serbe pushtuan dhe dogjën rrafsh me tokë Vukovarin e Kroacisë, duke mos kursyer as qendrën spitalore me personelin dhe me pacientët e tij?

-Ishte kjo “prazna rec” dhe “floskulë” e propagandës kroate, Jo, assesi, kjo ishte “vojna, paravojna i policijska velikosrpska agresija i klasican genocid” ndaj popullit civil kroat dhe ndaj shtetit të pavarur dhe sovran të Kroacisë.  Këtë tragjedi e ka parë tërë Evropa dhe tërë bota në rrjetet televizive dhe sociale të përbotshme, përpos popullit serb në Serbi, i cili ishte mbyllur si “zogu në kafaz” nën bllokadën dhe në terrinën totale të inoformimit medial (TV, radio, gazeta, revista etj.) të regjimit policor-ushtarak të Slobodan Milosheviqit, që serbët i ushqente vetëm me informacionet e cenzuruara serbomëdha të Agjencisë fashsitoide “Tanjug”, RTS  dhe gazeta “Politika” etj., që dezinformonin për “fitoret e mëdha” të bandave paramilitare, militare dhe policore në frontet e ndryshme në territoret e Kroacisë, të Bosnjës dhe të Kosovës (1991-1999).

Kjo  “ishte e vërteta” e  3 agresioneve dhe e 3 gjenocideve serbomëdha, të cilën me paturpësinë më të madhe, edhe sot, pas 30 vitesh e politika zyrtare serbomamdhe dhe serbomëdhenjtë  e mbrojnë këtë të “vërtetë si fitimtarë” në tokat e huaja, duke mos u penduar fare dhe, duke mos kërkuar falje kolektive për krimet e gjenocidit  ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve në Kosovë.

 Pra, sa ia vlen, kur edhe pas 30 vitesh agresionin dhe gjenocidin serbomadh nuk e pranojnë liderët politikë drejtues të Serbisë, duke u “justifikuar” se as në Kroaci, as në Bosnjë e as në Kosovë nkishte “agresion” dhe “gjenocid” serb, por vetëm “luftë civile” !?

Mirëpo, faktet dhe argumentet flasin ndyrshe, viktimat  flasin vetë, të zhdukurit, shkatërrimet masive të shtëpive dhe të vendbanmimeve kroate në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë dëshmojnë brutalitetin e agresionit dhe të gjenocidit serbomadh ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve (1990-1999).

Pavarësisht nga propaganda, politika dhe diplomacia e  liderëve të sotëm të Serbisë (Vuçiq, Daçiq, Vulin etj.), duke mos pranuar të vërtetën e krimeve  të agresonit gjenocidal serb ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve, -agresioni pushtues serbomadh  nuk ishte “floskulë”- “fjalë boshe” siç thotë me paturpësi presidenti aktual  i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe nuk ishte “najveca lazh” siç gënjen ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, por ishte vërtet “VELIKOSRPSKA AGRESIJA “ kundër kombit kroat dhe kundër Kroacisë, që zgjati 5 vjet (1991-1995), ku mori shumë viktima kroate :  “13.914 prej tyre 8257 luftëtarë dhe 5657 civilëë, si dhe 1093 persona evidencohen si të zhdukur” sipas evidencës së  “HMDCDR” të Kroacisë.

 E vërteta e vetme e hidhur-as në Kroaci, as në Bosnjë e as në Kosovë nuk ka pasur luftë civile

 “Sot (2017) si nënkryetar  i Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe si Ministër i Mbrojtjes, por edhe si gjeneral i Ushtrisë fitimtare të Kroacisë, dëshiroj t’i vë në dijeni të gjithë, se nuk ekzistojnë DY TË VËRTETA, POR VETËM NJË. Republika e Kroacisë nuk ka zhvilluar  kurrfarë ‘lufte qytetare’, POR luftë të drejtë mbrojtëse-DOMOVINSI RAT kundër agresionit brutal serbomadh. Ushtari kroat ka luftuar brenda kufijve  të Republikës së Kroacisë për të fituar lirinë dhe paqen dhe, në këtë luftë të imponuar jemi mbrojtur dhe kemi fituar. “ (DAMIR KRSTIëEVIë SPUSTIO SRPSKOM MINISTRU 'Ne postoje dvije istine, ovdje nije bilo graëanskog rata, mi smo se borili unutar svojih granica za mir').

Nuk ka dyshim se, Serbia ka kryer 3 agresione dhe 3 gjenocide (1990-1999), mirëpo, shteti serb deri tash nuk ka pranuar se ka kryer këto akte të dënueshme , antinjerëzore, antiligjore dhe anticivilizuese kundër popujve kroatë myslimanë boshnjakë dhe kundër popullit shqiptar në Kosovë (2000-2019).

-Thjesht, nuk i ka pranuar dhe, as që do t’i pranojë ndonjëherë këto krime kundër njerëzimit, për shkak se Serbia asgjë nuk ka humbur sa i përket statusit të saj si subjekt juridik ndërkombëtar, duke qenë se është e kënqur me mospërjashtimin e saj nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (edhe pse i ka kryer 3 agresione ushtarake dhe 3 gjenocide mbi popujt e pafajshëm kroatë, myslimanë boshnjakë dhe shqiptar, gjatë viteve 1990-1999).

Vështruar në aspektin  juridik ndërkombëtar, Serbia si anëtare e OKB-së, pikësëpari ka shkelur  Nenin 2 të Kartës së Kombeve të Bashkuara , ku sipas  7 pikave të tij, rigorozisht janë të ndaluara dhe të dënueshme rrezikimi i paqes dhe i drejtësisë ndërkombëtare, si dhe kërcënimi me force dhe  përdorimi i forcës, siç janë agresioni dhe ndërhyrja kundër tërësisë territoriale të cilitodo shtet të pavarur dhe sovran.

 Edhe sipas së drejtës ndërkombëtare, edhe sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, edhe sipas Konventave të Gjenevës (1949; 1969…) etj., kjo ndërhyrje e Serbisë me Slobodan Milisheviqin në krye, ishte agresion direkt kundër Kroacisë. Mirëpo, në këtë rast, për çudi, nuk intervenoi as OKB-ja, as BE-ja, edhe pse Serbia, pa asnjë të drejtë historike dhe ligjore pati formuar një shtet të ri serb-republika srpska krajina brenda shtetit fqinjë-Kroacisë. Kjo tolerancë e OKB-së ndaj Serbisë agresore dhe pushtuese të territorit të Kroacisë, është në kundërshtim flagrant me parimet dhe me qëllimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, sepse duke vrarë  popullatën civile kroate, duke djegur dhe rrënuar shtëpi dhe vendbanime të panumërta, duke vjedhur dhe plaçkitur pasurinë e qytetarëve koratë, si dhe duke bombarduar objekte civile, spitale, shkolla e kisha etj., siç ishte edhe gjenocidi serb në Vukovar…etj., Serbia me aktet e saj agresive pushtuese rrezikoi jo vetëm Kroacinë, Ballkanin, por edhe  sigurinë dhe paqen në Evropë.

Edhe pse, në këtë rast Serbia si anëtare e OKB-së bëri 3 agresione dhe 3 gjneocide, KS-ja nuk vuri në zbaim të menjërhershëm  Nenet: 39, 40, 41dhe 42 (KREU VII) të Kartës së OKB-së, sipas  të cilave, ligjërisht dhe ushtarakisht, do të duhej të ndëshkohej dhe sanksionohej  Serbia për 3 agresionet dhe për 3 gjenocidet e saj ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999).

Madje, jo vetëm kaq, OKB-ja, në bazë të Kartës së saj, do të duhej ta përjashtonte Serbinë nga radhët e saj, sepse si shtet agresor dhe gjenocidal nuk ka asnjë të drejtë ligjore të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Kjo do të ishte  mbrojtja e sigurisë, e rendit, e drejtësisë ndërkombëtare, e humanizmit,  e paqes, e demokracisë dhe e bashkëpunimit  si vlera universale botërore.

 “Zabrana Oluje” është kërcënim dhe provokim koherent nga pozita e politikës së forcës  serbomadhe !

 Ky kërcënim  i politikës serbomadhe nënkupton se, edhe sot(2019) Serbia ëndërron të përzihet në punë të brendshme të Kroacisë, ky fenomen absurd, por edhe shumë i rrezikshëm për unitetin, sigurinë dhe paqen, si duket ka   “lëshuar rrënjë dhe lozë” tek ekstremistët serbomëdhenjë në Koraci, që nga vdekja e Tugjmanit (1999).

Kjo strategji kundër qenies së shtetit të pavarur dhe sovran kroat ka karakter afatgjatë me moton  “e butë demorkatike” serbomadhe të ashtuquajtur  “DETUGJAMNIZIMI” (DETUDJMANIZACIJA ) kinse në “dobi” të gjithë qyetarëve të Kroacisë dhe të “demokratizimit” të Kroacisë !?

Ky është mashtrimi, manipulimi dhe gënjeshtra më e rafinuar politiko-propagandistike serboamdhe, që haptazi dhe fshehurazi ka  në shënjestër rrënimin dhe asgjësimin urgjent sistematik dhe institucional të vlerave vitale kombëtare dhe shtetërore të Kroacisë së pavarur dhe sovrane të popullit liridashës kroat.

Mirëpo, populli kroat, as politika, as shkenca, as propaganda, as diplomacia, as kisha katolike e as subjektet e tjera shoqërore etj., me asnjë çmim mashtrues, nuk do të duhej të lejonin dot “DETUGJMANIZIMIN” SERBOMADH, që pas tij fshihet  retushimi dhe shlyerja e historisë dhe e luftës heroike dhe të lavdishme çlirimtare  dhe atdhetare kroate kundër agresorit serbomadh (1990-1995).

(Kosova Sot Online)