Kur kunata e Ramush Haradinajt porosit 305 telefona luksi para zgjedhjeve

Kur kunata e Ramush Haradinajt porosit 305 telefona luksi para zgjedhjeve
Kur kunata e Ramush Haradinajt porosit 305 telefona luksi para zgjedhjeve

Xhevdet Pozhari

  • 21 August 2019 - 18:34

Kur "kunata" ka kësi autoriteti me shpenzu 207 mijë euro për telefona në emër të një kompanie që e sollën buzë greminës, imagjoni çfarë mundësish kanë vëllezërit, dhëndurët, baxhanakët, tezakët....

E, tash ti që i lexon këta rreshta dhe je i pavendosur, ty që ta lyejnë "kryt me akull" këto ditë kur të premtojnë një vend pune, një shlyerje borxhi, një fije shprese, mos harro se të njëjtat premtime t'i kanë bërë edhe në zgjedhjet e kaluara. Sapo janë shpallur rezultatet, ta kanë mbyllur telefonin. Të kanë lënë me gisht në gojë sepse këta kështu i trajtojnë ata që nga halli detyrohen ta përulin krenarinë.

Ti që nuk e kupton se taksa 100% nuk është lehtësim për xhepin tënd, por mbulesë për monopolet e Devollëve, ti që ende nuk e ke të qartë se këta kanë nis ta harxhojnë edhe ardhmërinë e fëmijëve tu - se tëndën prej moti e kanë plaçkitur -, për herë të parë merre guximin dhe ndëshkoj këta matrapaz, me votën tënde. Mos mendo se je i vetëm! As se je i pafuqishëm. Ka plot si ti që zhgënjehen dhe ikin. Nga kush? Nga këta që e plaçkisin vendin tonë falë pavendosshmërisë tënde, falë mashtrimeve që ua bëjnë secilit për një vend pune, falë zhvatjes së miliona eurove për veteranë të rrejshëm.

Nëse edhe kësaj here nuk e ke kuptuar fuqinë tënde karshi këtyre kapësve të shtetit që janë shndërruar në pronarë të fatit tënd, ti nuk meriton ndryshe. Je vetëm një rob, një mazohist që nuk don të çlirohesh nga zgjedha e këtyre kriminelëve.

Je veç një pikë sperme e çuar dëm në kohërat kur nuk kishte kondom.

(Kosova Sot Online)