Në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme!

Në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme!

Ismail Muçiqi

  • 22 gusht 2019 - 19:54

Partitë politike të pareformuara dhe me udhëheqje dhe liderë të konsumuar!!

Që nga pas lufta, kur në Kosovë filloi pluralizmi dhe sistemi shumë partiak, shumica e këtyre partive politike të cilat deri tani ishin në institutcionet e Kosovës si në Parlament ashtu edhe në Qeveri, janë përgjegjëse për të gjitha dështimet të cilat e ngulfatën demokracin, e anatemuan ekonomin, e sakatosën arsimin, e anashkaluan shëndetësin dhe e lënë pa përspektiv rinin.

Në skenën politike u sollën në rotacion të njetat figura të cilat decenje e më shumë qëndrojnë në krye të partive politike, parti këto të cilat me përjashtimet e vogla, asnjëhere nuk u reformuan.

Interesat e ngushta të individëve dhe të klaneve në krye të këtyre subjekteve politike, janë shëndrruar në "pashallar", ndërsa elektoratit të tyre me premtime boshe se "nesër do të bëhet më mirë", po e manipulojn vite me radhë popullin për tja marrë votën.

Shpërndarja e sotme e Parlamentit të Kosovës, për të shkuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme shtron disa pytje dhe dilema;

-Me qfarë platforme do ta hapin fushtatën zgjedhore partit politike para elektoratit dhe popullit, kur dihet se i shkelën të gjitha premtimet e mëhershme që i shpalosën para simpatizantëve të tyre?

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila po thotë se "Do ti fitoj zgjedhjet", ishte pjesë e kualicioneve dhe qeverisjeve të pasluftës. Veprimet e saj dhe pozicionimi i saj në prag të zgjedhjeve, shihet se është anemike. Kjo parti e cila kohë më parë kërkoi zgjedhje të jashtëzakonshme, qoftë në Parlament qoftë në institutcionet tjera dhe në organet e partisë, duhet të lirohet nga interesat e ngushta partiake për ta ndryshuar gjendjen në Republikën e Kosovës.

Kësaj partie të cilës gjithmonë i kalon "treni" në minutat e fundit, nëse synim e ka forcimin e shtetit të Kosovës, zhvillimin ekonomik, uljen e shkalles së papunesisë, integrimet europiane, forcimin e miqësisë me shtetet mike të cilat e kanë ndihmuar Kosovën, kjo parti duhet ti lë anash kalkulimet dhe qysh tani e ka shancin që me Lëvizjen Vetëvendosje të ndërtoj kualicion të sinqert dhe të besushëm, për ti fituar zgjedhjet dhe për ta shkapur shtetin.

-Partia Demokratike e cila qendroi më së gjati në pushtet është përgjegjëse për të gjitha proceset që ndodhën në Kosovë, e posaqrisht për nepotizmin dhe privatizimin e aseteve të ekonomis së Kosovës.

Lideri i Partisë Demokratike Kadri Veseli, nëse don tja kthej imazhin partis së ti përpos tjerash ai platformë kryesore dhe detyrë që duhet ta realizojë deri në fund, duhet të jetë pastrimi i listave të Veteranëve "mashtrues", të cilët po e zhvatin dhe gëllditin buxhetin e Kosovës.

Kjo duhet të jetë platforma e Partisë Demokratike nëse don të mbetet në skenën politike.

Lëvizja Vetëvendosje e cila program dhe synim e ka luftën kundër dukurive negative, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve, është shpresë e një pjese të madhe të elektoratit që ta ndryshoj gjendjen e Kosovës.

Kjo Lëvizje nuk duhet të ngul këmbë për pozitën e Kryeministrit, për interesat madhore të shtetit lideri është pika e fundit e një qështje madhore.

Për partitë tjera të konsumuara me decenje është koha që të lëshojn rrugë dhe ti dhënë shanc gjeneratave të reja që të punojnë dhe veprojn lirshëm.

Politika bashkëkohore e cila ka vizion për vendin, shtetin dhe popullin nuk merret me thashethëmet dhe me fërkimet e të kaluarës, por synim duhet ta kenë fatin e shtetit dhe popullit të Kosovës. Bota tani po ballafaqohet me shumë sfida dhe turbulenca.

Është koha dhe momenti që vetëdija e qytetarëve-votusëve, intelektualëve, veprimtarëve dhe në përgjithsi të popullit, të zgjohet nga amullia e cila i ka kapluar të gjitha këto shtresa të kanë përgjegjësi para gjeneratave të tanishme dhe atyre që vinë pas nesh.

Proceset dhe rrjedhat politike duhet ti menagjoj në rend të parë masa e gjerë popullore. Partit politike janë të formuara dhe kanë mision ndërtimin e institutcioneve demokratike, forcimin e shtetit, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave elementare të qytetarëve që jetojnë në Kosovë.

Kualicionet joparaimore të cilat janë ndërtuar në skenën e politikës së Kosovës, duke i shkelur parimet programore nga e majta në të djathtë dhe anasjelltas, kanë krijuar paqartësi dhe defetizëm tek qytetarët.

Konceptet programore të partive politike kanë qenë vetëm improvizim në letër sa për ti qitur hi elektoratit. Ato asnjëhere nuk janë përfill dhe ruajtur si program kapital i një subjekti politik.

Brengos fakti se disa subjekte politike të cilat më shumë i përngjajn një klani privat janë shëndrruar në patrica të partive politike, të cilat kanë hy në Qeveri dhe në institutcionet tjera të Kosovës dhe në agjensi të ndryshme të cilat i kanë sjellë dëme të pariparushme vendit.

Republika e Kosovës me plotë probleme dhe sfida me të cilat po ballafaqohet dhe të cilat e presin në vazhdim, qytetari i saj, votuesi duhet të jetë në nivel të përgjegjësis, ta reduktoj për disa ditë aktivitetin biznisor apo qfardo qoftë, të mobilizoj familjen, rrethin ku jeton, lagjen, fshatin dhe gjithë miqët dhe farefisin, që në prag të këtyre zgjedhjeve qytetarët ti votojn dhe ti zgjedhin indivdët të cilët me punën, profesionalizmin dhe veprimtarin e tyre kanë dëshmuar dhe janë të gatshëm ta eleminojn të keqën dhe të sjellin reforma dhe rezultate në jetën e përditshme duke ja kthyer shpresën rinis dhe gjithë popullatës që në mesin e këti populli ka individ me vlera dhe me integritet të cilët janë të përkushtuar për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)