Kosova në udhëkryq të rrezikshëm
Ibrahim Kabili
Dorëheqja e ish kryeministrit të Kosovës Haradinaj qe një veprim dinjitoz dhe një akt i përgjegjshëm. Pretekstit të "thirrjes" nga Gjykata Speciale shpejt i doli boja, pasi vetë Haradinaj më pas tha se kishte patur një presion të madh ndërkombëtar për heqjen e taksës ndaj Serbisë. Në aspektin e taksës ai pothuajse qe i vetëm duke pasur kundra Thaçin, dhe thuajse dhe Veselin. Qëndrimet e Thaçit dhe tezat e tij kontraverse " të ndryshimit të kufijve" apo të "shkëmbimit të territoreve" çojnë në krijimin e Serbisë së Madhe.
Zgjedhjet e reja të 6 tetorit do t'ju japin përgjigjen e merituar tezave të Thaçit dhe "thaçistëve" të tjerë. Nga ana tjetër Veseli si Kryetar Parlameni ka mbajtur qëndrim indiferent, të lëkundur, e të pa vendosur. Pavarësisht deklarimeve sporadike të tij, mund të konkludohet se ai kishte një marrveshje të "heshtur" me Thaçin. Dhe pas Berlinit Thaçi mbajti të njëjtin qëndrim. Rreziku i ndarjes së Kosovës është evident dhe i rrezikshëm. Pse kaq heshtje dhe indiferentizëm nga politikanët!
Pikë referimi duhet marrë Gjermaninë dhe qëndrimin e saj për të mos ndryshuar kufijtë. Sa të jetë Vuçiçi në politikë dhe përkrahës të tij rreziku i ndarjes është real. Paqja dhe siguria në Ballkan nuk mund të ruhen kur hapen vatra të reja lufte, siç është Veriu i Kosovës. Kosova kështu shkon drejt ndarjes. Kjo është absolutisht e pa pranueshme, është fatalitet, nuk duhet të ndodhë dhe duhet ndalur me çdo çmim. Për këto arsye dhe të tjera si to, politikanët e PDK-së duhet ta marrin, reston, në zgjedhjet e 6 tetorit.
AAK-ja e Haradinajt kanë qeverisur me PAN-nin. Këto kanë konsumuar shumë pushtetin dhe gjatë qeverisjes së tyre kanë bërë shumë gabime që i kanë kushtuar shumë Kosovës dhe ekonomisë së saj. Ndër to përmendim:
1-Qeverisje me kabinet të madh.
2-Nepotizëm në administratë.
3-Korrupsion i madh në të gjitha sferat.
4-Krim i organizuar me përmasa të medha.
5-Falje territori, Malit të Zi etj.etj.
Për gjitha këto përgjegjësinë kryesore e mban Haradinaj. Ai duke mos patur votat në parlament sakrifikoi shtetin për pushtetin. Natyrisht këtë e bëri dhe nga pangopësia e aleatëve për pushtet. Ky qe dhe një shkak tjetër që Haradinaj dha dorëheqjen. Megjithë atë, vendosja dhe mbajtja e taksës ndaj Serbisë e dallon Ramushin nga komandantët e tjerë të luftës. Ky veprim i guximshëm e mjaft dinjitoz e mban atë në lojë për të marrë një mandat tjetër për kryeministër më 6 tetor.
Për gjithë veprimet dhe mos veprimet e qeverisë përgjegjësi mban dhe opozita. Opozita kryesore qe LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvedosja e Albin Kurtit. LDK- ja nuk e ka kryer si duhet rolin e saj në opozitë. Ajo ka qenë apatike, lideri i saj Mustafa nuk e ka kryer si duhet funksionet si kryeopozitar. Në shumë raste deputetët e tij kanë mbështetur qeverinë. Kandidatja për kryeministre Vjollca Osmani sjell një frymë të re si brenda partisë së saj, ashtu dhe në shkallë vendi. Shpesh ajo ka qenë rebele dhe e meriton të kandidojë si alternativë ndryshe. Kjo vjen nga partia që krijoi Rugova. Ai me qëndrimet e tij për rezistencë paqësore, ka patur kufizimet e tij, madje dhe disfatiste. Kandidatja e re ndryshe nga Ai duhet t'ja vendos kufijtë ke "thana" Serbisë. Serbia po e shpopullon Luginën me politikat e saj. Osmani në fushatë duhet të flasi qartë për "tezat" me kufjtë dhe mbrojtjen me çdo çmim të Veriut. Pa veriun nuk ka Kosovë. Osmani duhet vlerësuar si alternativë.
Vetëvendosja e Albin Kurtit është një forcë e fuqishme opozitare. Ajo e ka treguar vlerat e sajë, me votat kundër në parlament, me qëndrimet e saj për çështje të rëndësishme në Kosovë. Albini është karizmatik në veprimet dhe qëndrimet e tijë. Shpresojmë që Lëvizja e tij të shtrihet në mbarë trojet shqiptare dhe të forcohet faktori shqiptar në Ballkan. Kurti mbetet alternativë në këto zgjedhje por duhet të mbështesë taksën e vendosur nga Haradinaj dhe ti thotë stop ndarjes së Kosovës. Vuçiç me dy senatorët amerikan u shpreh qartë: "Mund të flasim për gjithçka, por pavarësi pa kompromis nuk ka". Koha është tani. Albini mjafton të bëjë të kundërtën e asaj që reklamon Serbia dhe suksesi është i garantuar.
Natyrisht të gjitha forcat politike kanë rolin e tyre në qeverisjen e vendit. Votuesit me votën e tyre do të vendosin për ardhmërinë e Kosovës, do vendosin për qeverinë e re.
Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve politika kosovare, parlamenti i ri dhe qeveria duhet të dalë me këto qëndrime:
1-Të vendos reciprocitet të plotë me Serbinë.
2-Në asnjë mënyrë të mos negociohet Statuesi i Kosovës në bisedimet e Brukselit.
3-Të zbatohen pikat e Grupit të Kontaktit.
-Jo ndryshim kufijsh.
-Jo bashkëngjitje territoresh.
-Jo bashkim i Kosovës me ndonjë shtet tjetër.
4-Jo tezës serbe të "Shqipërisë së Madhe".Ajo nëkupton Serbinë e Madhe.
5-Pavarësisht situatës dhe kushteve që venë
miqtë dhe ndërkombëtarët, taksa të mbahet me çdo kusht. Heqja e taksës vetëm në këmbim me njohjen prej Serbisë.
6-Jo asociacionit të komunave me shumicë serbe.
7- Jo marrëveshje me Serbinë, në kurriz të Kosovës.
(Kosova Sot Online)