Pse artistët i futen politikës?

Pse artistët i futen politikës?

Ilir Muharremi

  • 07 shtator 2019 - 15:53

Arti është në nivel të lartë nuk arrihet nga politika.Arti nuk e shfrytëzon plitikën, regjimet politike e shfrytëzojnë artin për qëllimet e veta. Arti buron nga koha dhe është në shërbim të kohës, dhe fuqitë politike në masë të madhe formësojnë disiplina nga histroia e artit dhe artet që mbijetuan sot , arsyeja është e fuqive politike sepse ato i kanë lejuar. Atëherë gjithçka e mbijetuar e artit qenka kompatibile me regjimin politik. Çka ka prodhuar regjimi politik, cilat objektet estetike? Anjë të mirëfillitë e nëse i ka prodhuar ato ishin të amshueshme. “Mund të themi se çdo sistem politik në momentin e caktuar me shenja mund të indeksohet me mishërimin e vet estetik. Nga ana tjetër nuk mund të thuhet në tërësi për funksionin e artit në kuadër të politikës se i takon fushës së propagandës apo përhapjes së retorikës së caktuar. Ai raport mes artit dhe politikës është konstitutiv. Sistemi politik përbëhet nga mishërimet e tij estetike. Raporti mes liderit dhe pasuesve të tij në masë të madhe është i formësuar me sistemin estetik për krijimin e të cilit punohet me shumë kujdes. Me fjalë të tjera, nëse duam të flasim për politikë nuk mund ta anashkalojmë estetikën dhe anasjelltas çdo aspekt i estetikës pashmangshmërisht është i politizuar. Të dy këto nocione, estetika dhe politika, nuk mund të shqyrtohen ndaras, por janë nocione që funksionojnë si tërësi. Secila politikë ka mishërimin e vet estetik dhe çdo estetike i paraprin politika.”, shkruan një artist.

Artistët po antarsohen nëpër parti politike. Këngëtarë, aktorë e stilistë janë anëtarësuar në partitë që ata kanë zgjedhur, duke e lajmëruar këtë me anë të postimeve ose pjesëmarrjeve në tubime të këtyre partive. Çfarë kontributi mund të jap artisti në parti politike? Artisti është furnizues i përvojës estetike, duke përfshirë edhe atyre që kanë për qëllim të frustrojnë ose modifikojnë sensibilitetin estetik të shikuesit. Ndërsa, në politikë mund të hyj vetëm për ndonjë përfitim të tij e që më pas nuk mund t’i kthehet besueshëm krijimtarisë së tij artistike. Publiku nuk do ta besoj më si artist.

Artistët është mirë të jenë opozitë me politikën sepse subjekti i përvojës estetike është padroni, ndërsa artisti është shërbëtori. Kjo do të thotë se artisti ka për detyrim të prezantojë përmbajtje, tema, motive, narrativa etj, të cilat vendosen nga fuqitë fetare ose politike. Sot artisti merret me tema të interesit publik. “Opinioni demokratik dëshiron që në art të gjejë përfaqësimin e çështjeve, temave të ndryshme, kontroversave politike dhe tendencave shoqërore, të cilat publiku i nis nga jeta e përditshme. Politizimi i artit shpeshherë shihet si kundërhelm i qëndrimit të pastër estetik, i cili gjoja kërkon nga arti që të jetë thjesht i bukur. Megjithatë, politizimi i artit shpesh është i kombinuar me estetizimin e tij. Nëse artisti është i liruar nga pyetja “çfarë të bëjë”, atëherë është i lirë që t’i lëshohet anës thjesht formale të artit, respektivisht, “si ta bëjë?”. Kjo pyetje si ta bëjë e vë atë në pozitën që përmbajtja e veprës duhet të jetë atraktive ose e pëlqyeshme (ose joatraktive dhe dëbuese) për sensibilitetin estetik të publikut. Pra, mund të thuhet se edhe politizimi i artit interpretohet ashtu që publikut t’ia bëjë atraktive (ose joatraktive) qëndrimet e caktuara politike. Politizimi i artit atëherë duket plotësisht subjektive për gjykimin estetik. Në fund, qëllimi është paketimi i angazhimit politik në formë estetikisht atraktive. Natyrisht, tek angazhimet direkte politike format estetike humbin relevancën e vet dhe mund të refuzohen në emër të praktikës direkte politike. Këtu arti funksionon si reklamë politike, e cila bëhet e tepërt pas arritjes së qëllimit të përcaktuar.”, vazhdon një artist.

Çfarë i ofrojnë artistët shikuesit? Debat ndërmjet artit dhe politikës. “Të qenit shikues është gjë e keqe për dy arsye. Para së gjithash, të shikosh është e kundërt nga të dish. Shikuesi ndodhet përballë një dukurie, duke mos e njohur procesin e prodhimit të saj e as realitetin që qëndron pas saj. E dyta, të shikuarit është e kundërta e të vepruarit. Shikuesi mbetet i palëvizshëm në vendin e vet, pasiv. Të jesh shikues nënkupton në të njëjtën kohë të jesh i ndarë nga aftësia e të njohurit dhe mundësia e veprimit”, shkruan Jacques Rancière në tekstin “Shikuesi i emancipuar”.

Artisti a i duhet politikës? I vetmi Hitleri si artist i dështuar ka shënuar: (arti+politika=fuqi)

(Kosova Sot Online)