Kosova, leksion Shqipërisë në politikë dhe në sport

Kosova, leksion Shqipërisë në politikë dhe në sport

Skender Kapiti

  • 09 shtator 2019 - 21:45

Shqipëria, politika e saj gjithmonë problematike, shqetësuese, e paqëndrueshme dhe zhgënjyese e cila vetëm sa ka prodhuar dhe madje edhe sot prej politikës e pushtetit në Shqipëri, prej saj,Shqipëria është mbërthyer nga një krizë jo vetëm politike por shtetërore, krizë pothuajse gjithinstitucionale.

E megjithëkëtë qeveria kokëfortë, e papërgjegjshme dhe aventuriere, kryeministri i saj nuk pranon zgjedhje të parakohshme, të lira e të ndershme, kur ajo është faktuar dhe akuzuar publikisht, mediatikisht dhe ndërkombëtarisht për korrupsion, abuzim dhe për manipulime e shitblerje votash.

Qeveria dhe kryeministri Edi Rama kanë dështuar tërësisht në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe drogës dhe madje ishministra, ministra e pushtetarë të lartë të saj të qeverisë qendrore e lokale janë bartësit e tyre.

Shqipëria asnjëherë në këto 30 vite tranzicion pothuajse nuk ka zhvilluar zgjedhje demokratike me standarte moderne. Politikanët e pushtetarët në Shqipëri nuk dinë dhe nuk pranojnë që të japin dorëheqje edhe poqese prej tyre vijnë kriza e skanale të rënda.

Shqipëria ,politika e Tiranës duhet të marrë të paktën mësime dhe leksion demokratik nga Kosova , ku në jo pak raste për interesin dhe të mirën politike e demokratike atje janë zhvilluar zgjedhje të parakohshme.

Politikanët e Tiranës, kryeministra të saj duhet të mos kenë frikë nga “dorëheqja” se si i thonë një fjale “nuk bëhet kijameti” po të largohen nga pushteti, por përkundrazi po, dorëheqja e tyre si në rastin aktual dorëheqja e Edi Ramës do të ishte në të mirë të politikës, të shtetit shqiptar dhe atij gjithkombnëtar, pasi prej keqqeverisjes së tij Shqipëria ka rënë në këtë farë derexheje.

Duhet të merret shëmbulli në Kosovë , ai i dorëheqjes së Kryeministrit të Kosovës R. Haradinaj. Megjithse kryeministri E. Rama i Shqipërisë as që mund t’i përafrohet në asnjë aspekt dhe as që mund të krahasohet për nga moraliteti, serioziteti, as për kontributin, përkushtimin e përgjegjshmërinë patriotike e kombëtare me Z. Haradiinaj, dhe megjithatë Z. Haradinaj dha dorëheqjen për të mirën publike, kombëtare dhe shtetërore të popullit dhe të shtetit të Kosovës dhe të integrimit të saj duke e çuar Kosovën në zgjedhje të parakohshme.

Po kështu, duke parë edhe atë se çfarë arritjesh dhe çfarë përfaqësimi dinjitoz e krenar kanë arritur sportistët shqiptarë si p.sh. xhudistet dhe futbollistët e Kosovës në garat , aktivitetet, kampionatet europiane e botërore, edhe në sport Shqipëria ka se farë të marrë si leksion sot nga Kosova.

(Kosova Sot Online)