A është duke u rrënuar edhe madhështia jonë historike?

A është duke u rrënuar edhe madhështia jonë historike?
A është duke u rrënuar edhe madhështia jonë historike?

Skender Mulliqi

  • 13 September 2019 - 19:57

Gjatë këtyre vitëve  patëm  punë  më shumë  demagogë dhe askusha të politikës, parapolitikës  dhe të biznesit.Kemi pasur punë   më njerëz që për mbrapashtira zor që ju kalon kush.Shumë lehtë manipuluan më qytetarë , manipuluan më ata që I kan votuar për gjithë këto vite.

Jo që i manipuluan dhe mashtruan  keq  , por askush nuk ju ka më borgj edhe sjellët dhe luftën e ashper politike ,kunder  shumicës  që nuk po mendojnë si ata. Të fuqishem në politikë u bënë shumë matrapazë  e delengji, të cilët do ti shohim ,edhe  pas këtyre zgjedhjeve  më gjasë në pushtet. Kampanja do ta quaja ashtu që po bëhët edhe në këtë fushatë zgjedhore , është shumë e tejdukshme ,për njerëzit të cilët dinë çka është politika.

Po na servohet retorikë populiste , retorikë për të marrë sa më shumë vota , së në pyetje është vazhdimi I karrierës së tyre , së punët e shtetit dhe qytetarëve shumë  pak i kan  dert . Kjo çfarë po na servohet është e tmershme. Njerëz  të pangopshem kështu për pushtet dhe para, zor së e gjenë në ndonjë vend tjetër. Debate  të gerditshme dhe grushtime  jemi duke pa e ndëgjuar , ku nuk po shpaloset asgjë nga programi i partive garuese politike, e as  qka po u ofrohet qytetarëve .

Republikës I duhen kategori të njerëzve tjerë  të dijshem , më karakter dhe politikisht të përgatitur ….  Ata që na paraqiten në këto debate  janë do njerëz të konsumuar, janë  do fytyra bajate  për publikun  . Nuk u lëshojnë hapësirë forcave të reja dhe kreative politike ,thua së janë të pazëvëdësueshem.

Si duket sërish  qytetarët do të mashtrohen edhe për fajin e tyre , të cilët reagimin e deritashem karshi padrejtësive të bëra e kishin  barazi më zero.Jo që është rrezikuar demokracia , por gjithnjë e më shumë po rrezikohemi edhe si çënje njerëzore. Po rrezikohet edhe ekzitenca e shumicës.

Po rrezikohet  Republika, më institucione  të dobëta që I ka .Nuk po funksionon si duhet shteti ligjor .Çfare ndryshime priten nga këta njerëz, të cilët interesat përsonale moti  i kan vu mbi të gjitha. Po bëhet politikë krejt tjetër nga ajo që jemi përcaktuar , politikë e cila po bie ndesh më ligjet e mira , ose të keqija, po biem ndesh edhe  me  Kushtetutën.

Po bëhemi vend I konfliktit të ndërsjellë,  I konfliktit  të  përfaqësuesve të jetës  politike. Këto konflikte janë duke na rrënuar  .Jan duke rrënuar edhe madhështinë  tonë historike.

Nga përvojat e deritshme , zor që do të kthehet përgjegjësia dhe morali politik, për të cilat tipare njerëzore , as pesë para nuk po I jep  kush.Veq nese  përgjegjësi dhe ndjekje  ligjore   kërkohet të bëhën për  ndonjë penzionist ose dikend tjetër  që nuk janë  më në jetë…?!

(Kosova Sot Online)