Deputetët që e votuan demarkacionin, patën gabuar politikisht, juridikisht, kombëtarisht e moralisht!

Deputetët që e votuan demarkacionin, patën gabuar politikisht, juridikisht, kombëtarisht e moralisht!

Riza Smaka

  • 16 shtator 2019 - 10:46

Një: Kufiri ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ka qenë caktuar – delimituar në vitet 1945-6 nga Komisioni i AVNOJ-it i kryesuar nga malazezi Millovan Gjillas. Kufiri i delimituar nga vitet 1945- 6 deri në disolucionin e Jugosllavisë së dytë në vitin 1992 ka qenë i njohur dhe i quajtur “ kufi administrativ” dhe referuar Kosovës e Malit të Zi, konsistonte për gjatë Majes së Shpatit, Majes së Plakut, Çakorrit, Usovishtes, Moknave, Majes së Dromodolit, Majes së Hajlës dhe Zhlepit.

Dy: Kufiri administrativ në fjalë ,sikundër kufinjët tjerë ndërmjet konstitutenteve të Jugosllavisë së dytë ,një nga të cilat ishte edhe Kosova, edhe ndërkombëtarisht kanë qenë definuar bazë për demarkime – shënjime të tyre në terrene të caktuara ( Arbitrarian Commission of Peace Conference on SFRY, ose, Badinter Arbitrarion Commetee , 27 August 1991).

Tre: Komisioni për Shënjimin e Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror i drejtuar nga z. Murat Meha ishte i autorizuar për shënjimin – demarkimin e kufirit administrativ egzistues e të pakontestuar asnjëherë por jo kurrsesi për ridelimitim - ricaktim të të njëjtit!

Edhe me Rezolutën nr. 21- 1784 të vitit 2015 të Kuvendit të Republikës së Kosovës , Qeverisë së Kosovës

atëherë të drejtuar nga z. Isë Mustafa si dhe Komisionit në fjalë të drejtuar nga z. Murat Meha, ju ka qenë kërkuar shprehimisht për të bërë demarkimin e kufirit ndërmjet Kosovës e Malit të Zi në zb tim të kufirit administrativ egzistues...!

Katër: Komisioni në fjalë , gabimisht e arbirtrarisht , nuk e ka pasë përfillur mandatin e vetë për demarkim kufitar në zbatim të kufirit administrativ egzistues por ka pasë bër ridelimitim – ricaktim kufitar, madje, ricaktim kufitar kadastral të dëmshëm për integritetin territorial të Kosovës për mbi 8000 hektarë! Komponenta kadastrale nuk praktikohet as si një nga elementet përcaktuese gjatë delimitacioneve as demarkacioneve dhe nuk njifet as me IBRU- International Border Research Unit! Aq më parë kur kadastri malazez deri në arritjen e Marrëveshjes për Kufirin, një pjesë të madhe të territorit të vetë nuk e ka pasë të shënjuar në elaboratet kadastrale!

Pesë: As Komisioni në fjalë as Qeveria e drejtuar nga z. Isë Mustafa nuk e kanë pasë përfillur Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas të cilët ju ka qenë kërkuar shprehimisht qe para nënshkrimit të Marrëveshjes për Kufirin t’i raportojnë shkrimisht e gojarisht Kuvendit. Ato institucione nuk e kanë informuar zyrtarisht e në procedurë të kërkuar Kuvendin dhe Marrëveshjen për Kufirin e kanë nënshkruar jashtë dijes e njoftimit të Kuvendit.Pra ato institucione pos qe kanë punuar papërgjegjëshëm e gabimisht kanë vepruar fshehtësisht jo vetëm nga publiku por edhe nga institucioni epror i tyre!

Pesë: Kundër Marrëveshjes për Kufirin ndërmjet Kosovës e Malit të Zi, me të cilën ,në vend të demarkimit- shënjimit ka qenë bërë ridelimitimi – ricaktimi i kufirit administrativ egzistues e të pakontestuar dhe ndërkombëtarisht të pranuar për bazë solide për demarkime kufitare, nder të tjera , me kohë e në mënyrë të përshtatshme kanë qenë:

mbajtur konferenca shkencore, tryeza të rrumbullakëta, tribuna tematike,

publikuar shumë studime e artikuj kritikë nëmedia të ndryshme,

demonstruar e manifestuar opinione kompetente ,

publikuar dy libra, një nga koautorët Prof . dr Muhamet Sadiku, Prof . dr. Zejnullah Gruda, Prof. Dr. Riza Smaka, Prof. Dr. Muharrem Carrabregu,Prof. Dr. Florim Isufi, Prof. Dr. Shpejtim Bulliqi, Prof. Dr . Zymer Neziri, Sylë Osmani

mbajtur shumë tubime protestuese të qytetarëve,

nënshkruar peticion protestues mbi 200 000 qytetarë ,

hartuar me kujdes e profesionalizëm Raporti mbi 700 faqe i Komisionit për Shënjimin e Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror i kryesuar nga Prof dr Shpejtim Bulliqi dhe i njëjti bashkë me dy librat e shumë artikuj të publikuar kunder ridelimitimit kadastral në vend të demarkimit sipas kufirit administrativ por megjithate 80 deputetë e deputete të legjislaturës së fundit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, më në fund e patën votuar ratifikimin e Marrëveshjes në fjalë!

Gjashtë: Pas kundërshtimeve të tilla kryeministri i kohës i Malit të Zi i ka pasë apeluar publikisht kryeminitrit të kohës të Kosovës për të rishiquar Marrëveshjen për Kufirin por ky i sprasmi i ka pasë futur veshët në lesh dhe në vend të shprehjes së falënderimit për mirkuptimin e tillë atë e ka pasë ignoruar, në një anë dhe fuqimisht ka pasë agjituar, propaganduar e lobuar ratifikimin e Marrëveshjes defektoze për Kufirin Kosovar – Malazez, në anën tjetër !

Shtatë: Paralelisht ,me ish kryeministrin e kohës dhe pasues të Kosovës , kanë pasë vepruar ish kryetari i kohës i Kuvendit dhe Presidenti i atëhershëm e aktual i Kosovës deri në shkeljen e nenit 70 të Kushtetutës ,duke i shtërnguar disa deputetë e deputete që kishin qendrim kritik ndaj Marrëveshjes për Kufirin nëpërmjet joshjeve pushtetare me poste e pozita zyrtare të tyre e të afërmeve si me dhe metoda e mjete pushtetare tjera për ta votuar ratifikimin e asaj Marrëveshjeje problematike e të dëmshme për integritetin territorial të vendit tonë. Gjithsesi ratifikimi Marrëveshjes për Kufirin ndërmjet Kosovës e Malit të Zi përfundimisht ka qenë bërë nga 80 deputetë të partive politike parlamentare ,pos të Vetëvendosjes dhe, pikërisht atyre ju referohet përgjegjësia politike, juridike, morale e kombëtare për coptimin e pa zor të territorit të Kosovës, për tkurrjen territoriale të tokës së Kosovës për mbi 8000 hektarë livadhe, kullosa, pyje, bjeshkë me prroje, kroje e gurra, me rëndësi socio – ekonomike, gjeostrategjike, etno-historike e kulturore! Deputetët votues të ratifikimit të Marrëveshjes, të cilën me dije apo pa dije, gabimisht e quajnë “ Marrëveshja për Demarkacionin” nga se demarkacioni dot nuk ka qenë kryer dhe pritet të bëhet gjatë dy viteve vijuese nga data e ratifikimit, nga qytetarët në përgjithsi e votuesit në zgjedhjet e përgjithshme , kurrsesi nuk do të duhej qe t’i votonin për deputetë e deputete nga se gjatë mandatit të legjislaturës së fundit e kanë abuzuar besimin e dhënë për përfaqësues të popullit!Në vendin e tyre mund të votohen kandidatë e kandidate tjerë e doket sa ka mjaft në numër!Nëse ish deputetët e deputetet votuese të “demarkacioni” do të fitonin vota për tu rizgjedhur deputetë e deputete, unë e besoj se edhe sëpakut 200 000 protestuesit me peticion shkrimor do të zhgënjeheshim e dëshproheshim tërësisht madje edhe përfundimisht!

(Kosova Sot Online)