Kosovës i duhen institucione kredibile?!

Kosovës i duhen institucione kredibile?!
Kosovës i duhen institucione kredibile?!

Skender Mulliqi

  • 27 September 2019 - 20:23

Kosova është një shtet i ri,  që synon  Evropën e Bashkuar, edhe pse shoqëria jonë është e polarazuar  dhe  jo unike. Intelektualet , profesoret , akademiket , shkrimtaret , por edhe gjenerata e re e shkolluar ,  si potencjal i madh , ende nuk po gjejnë vend në skenën tonë politike.

Dhe, shumica e të rinjëve tanë , nuk  po kan shumë   shembujë  për të mirë .Për  të ndërtuar secili integritetin dhe përsonalitetin e vet, nuk ka nevojë që këtë tua servojë askush.Secili  do të duhet ta kërkon  përsonalitetin ashtu çfarë ështe në fakt.Nuk ka gjë më tragjike se bërja kopje e atyre që më së paku e meritojnë. A  bëhët njeriu më dy fije mënd në kokë , kopje e  atyre që  nuk punuan mirë që 20 vite ? Sigurisht së jo. 

Po vërtetë koha në të cilën po jetojmë , fatkeqësisht është bërë krizë e shembujve  të mirë, këtu e kam fjalën më shumë për njerëzit e politikës .Të gjithë i dijmë  së cilët  janë ata që po na servohen çdo ditë në medie.Të rinjet tepër shumë iu kan dhën internetit dhe televizionit.

Kjo është duke i penguar në planifikimin e jetës së tyre. Po mashtrohen nga iluzionet që ua servojnë  këto rrjete sociale .Jeta  reale është shumë më ndryshe, dhe  ardhmja nuk mvaret së sa dikush përqëndrohet në internet.Modeli më i mirë për të gjithë  janë prindëritë, pastaj shkolla , e që të dyjat sot e kan humbur primatin që e kan pasur dikur.

Idol për të mirë  janë mjekët, profesorët , pilotët, dijetarët, shkrimtarët, aktorët ... të gjithë këta të cilët kanë kulturë dhe janë të ndërgjegjshem dhe të përgjegjshem. Sikur po humbet lufta karshi kohës bashkëhore  dhe ndikimi që ka familja për ndërtimin e shoqërisë .Paratë dhe  pasurimi pa mund, konsumimi i alkoholit dhe drogave , e kriminaltetet  e ndryshme shumë  po   ndjeken  nga gjenerata e re.Kjo është fatale për të ardhmen e tyre dhe të shoqërisë.

Natyrisht, këtu nuk bëhët fjalë për të gjithë .Nuk është normale që të bëhën idol  njerëzit e pa shkolluar , dhe njerëzit  e pa moral  politik.Sikur kemi mbetur shoqëri pa alternativa .Sikur kjo rini ka mbetur pa shembuj të mirë, sikur nuk po ekzistojnë idolet , e që nuk na kan munguar  gjatë gjithe  historisë.Kemi mjaftë intelektualë  që më intelegjencën dhe kreativitetin e tyre , më punën e tyre , do ta drejtonin shtetin si duhet, dhe sigurisht që edhe rinia jonë duhet ti kishte për zemer.

Shëmbull  është  Vjosa Osmani si freskim i kësaj skene bajate politike, dhe të tjere, që nuk na mungojnë sot. Pa progres kjo shoqëri dështon . Pa një vetëdije edhe  kulturore nuk ka ecje përpara. Sikur nuk ka përparim pa informim të gjithanshem , e qe rinisë gjithnjë e më pak po iu intereson.Pa vlera të mirëfillta ,nuk do të kemi as  institucione   kredibile...

(Kosova Sot Online)