Që të mos bëhemi bashkëfajtorë në krim!

Që të mos bëhemi bashkëfajtorë në krim!
Që të mos bëhemi bashkëfajtorë në krim!

Isa Haxhiu

  • 05 October 2019 - 15:54

“ Një populli që zgjedh në krye të vendit njerëz të korruptuar, hajdutë , maskarenjë e tradhtarë, nuk është viktimë , por bashkëpunëtor i tyre ! ”

Xhorxh Orwell

Ky mendimi shkrimtarit të madh anglez, më së miri shpërfaqë atë që do të ndodhë në Kosovë, me 6 tetor 2019, pra ditën e zgjedhjeve , atë ditë kur do të hedhim votën tonë në kutinë e votimit. Dhe kjo ditë është dita e ndarjes ose e bashkëpunimit dhe , njëkohësisht, bashkëfajësisë në krimin njëzetëvjeçar , në të cilin që të gjithë, ne që kishim të drejtën e votes, morëm pjesë dhe u bëmë pjesë e tija !Në një shikim kontemplativ , kjo dikujt mund ti duket sin jë herezi , por kështu mund t u duket vetëm atyre që nuk rezonojnë shëndosh dhe që nuk duan shumë ta lodhin kokën e të thellohen në analizën e problemit, sepse të votosh për njëzetë vjetë radhazi të njejtit njerëz dhe t u lësh të të “ udhëheqin “ duke të vjedhur e zhvatur deri në palcë , po të njejtit, nuk ka se si të mendosh ndryshe, përpos si njëbashkëpunëtor dhe jbashkëesëmarrës në krim , ose si një sindomë kolektive stokholmjane, të dashuruar në keqbërës të veshur me pushtet !

Se a do vazhdojmë të jem të till apo jo, do na e dëshmojë 6 tetori i këtij viti. Dhe nëse ndodh që përsëri të vetëmashtrohemi dhe të votojmë, po ata që na shalojnë që njëzetë vite, që na “mashtrojnë” ( sepse pa dashur të mashtrohesh, nuk të mashtrojnë! ), ata që do shitemi lirë në pazarin e votes, të organizuar nga Ali Babat me dyzet hajdutët, atëherë , do jem po ata që do vajtojmë edhe katër vite, se u mashtruam përsëri dhe ndoshta nja 300.000 njerëz të tjerë do ikin nga sytë këmbët, si më 2014-tën, duke kapërcyer Tisen e Danubin, pra duke e humbur pjesën më vitale të kombit. Po, kjo do jetë një fitore e Pirros, gjegjësisht një fitore tjetër e Ali Babave dhe dyzet hajdutëve të tyre, qëpërsëri do kullosin ngeshëm dhe të babëzitur, në livadhin që për çdo ditë, po duket më i shkretuar .

Janë, po këta njerëz , të cilët qe njëzet vjetë na “udhëheqin” drejt gorromisjes së madhe , duke na vjedhur, zhvatur dhe duke na mashtruar gati për çdo dy vjetë ( sepse rrallë ndonjë qeversije ka ezauruar në tërësi mandatin katërvjeçar!) duke na premtuar ndryshimin e madh ,ndonëse njëzetë vjetë pushtet nuk u ka mjaftuar të bëjnë këtë ndryshim. Dhe shih tash, po këta na flasin për këtë ndryshim të madh me gojën plot për të luftuar korrupsionin e nepotizmin, ndonëse vetë ata janë ulur këmbëkryq mbi korrupsionin, nepotizmin dhe s kanë lënë vrimë pa mbyllur me djemë , nipër, tezakë e dajallarë ,me partiakë e militantë të tyre, duke stërngarkuar e duke ia zënë frymën,çdo ndërmarrjeje publike dhe duke e shpënë buzë falimentimit, që më pastaj ta blejnë, me çmime më tepër se qesharake! Pra janë vetë ata që Kosovën e kanë shndërruar në kopsht të nepotizimit, vjedhjes, zhvatjes , pra krimit të organizuar pushtetar dhe sot, pa u skuqur fare dalin e kërkojnë votën tonë, që ta luftojnë atë ! “ O tempora , o mores” , do të thërrisnin latinët e vjetër, ndërkaq ne , të pazënët mend e gjithëkohshëm, do vajtojmë e do vajtojmë, edhe njëherë, Mashtrimin e Madh!

Që t mos ndodhi kjo mënxyrë e cila do i jep përfundimisht dërrmen shpresës për Ndryshimin e Madh, atëherë secili prej nesh , më 6 tetor 2019, pra ditën e votimit, duhet të sjellë ndërmend:

Luftën dhe gjakun e derdhur të bijëve e bijave më të mira të këtij vendi , për çlirimin e Kosovës, por që bashkëluftëtarët e tyre tashmë i kanë harruar dhe familjarët e tyre vuajnë gjërat më elementare të jetës;

Duhet të sjellë ndërmend ata mbi 2000 fëmijë të vrarëe të masakruar, të shkëputur me dhunë nga gjiri dhe duart e nënave, në mënyrë qëbiles në jetën e përtejvarrit t u gjejë shpirti qetësi , duke parë se Kosova po e bën Ndryshimin e Madh dhe po ndahet nga Ala Babat dhe dyzet hajdutët , të cilët e kanë katandisur si mos më keq;

Që 20 mijë gratë e dhunuara të Kosovës të marrin si shpërblim këtë Ndryshim të Madh dhe të ndjehen të vlerësuara për këtë sakrfificë tëpakundbotshme, të tyre duke u siguruar një jetë normale,pa qenë të paragjykuara e të stigmatizuara ;

Që Adem Jasharit dhe shokëve të tij më në fund t u dërgojmë premtimin e pambajtur , “ Bac, përfundimisht u kry !”;

Qëmbi dhjetëmijë hektare tokë të falur të Kosovës, te fqinjët, një ditë ndoshta do të kthehen;

Që Veriu iKosovës, nuk do të falet si këta dhjetëmijë hektare tokë të saj;

Që Gjykata Speciale , të cilën e bëmë me votat dhe nënshkrimet tona, nuk do të mund të realizojë objektivat e saj për të dënuar vetëm vetëm shqiptarë, të cilët ishin në mbrojtje të lirisë së vendit, duke lënë të lirë kriminelët, që dhunuan, masakruan , dogjën e vranë çdo gjë që gjetën përpara, vetëm pse fliste dhe frymonte shqip, ndërsa sot enden të lirë në Mitrovicë, Graçanicë, Nish e Beograd;

Që pasuria e Kosovës, fabrikat dhe tokat e saja që ‘’u shitën” ,gjegjësisht i “blenë” për një kothere buke , Ali Babat me dyzet hajdutët e tyre , të futen në ingranazhet e drejtësisë dhe fajtorët për tjetersimin e tyre, të marrin ndëshkimet e merituaraddhe t mos kenë skses që ata të njejtit që kanë vënë përsësi kandidaturat e tyre , të vazhdojnë t a vjedhuin edhe atë pak pasuri që i ka mbetur Kosovës;

Që fëmijtë tanënuk do i rrisim e ngrisim , shkollojmë, për t u bërë argatë të huaj, por do u sigurojmë vende pune e ardhmëri , për t i kontribuar zhvillimit të vendit të tyre, duke qenë krenarë për punën dhe vendin e tyre, i cili nuk i le të bredhin rrugëve të botës dhe të shesin dinjitetin e tyre, nepër trexhet e saj, për të siguaruar një punëçfarëdo , sa për të mbijetuar ;

Që shëndeti i ynë ka marrë teposhtëzen sepse edhe njëzet vjetë pas luftës, akoma s kemi sigurime shëndetësore dhe akoma vdesim nga sëmundjet më banale, sepse Ali Babatdhe dyzet hajdutët e tyre për një rrufë apo gërrvishje, i hipin aeroplanit dhe fluturojnë drejt Stambollit, Berlinit , Parisit e Nju Jurkut për tu mjekuar, duke marrë para nga buxheti i shtetit;

Që siguria jonë individuale e pasurore është rrezikuar më shumë se kurrë dhe që hajduti, polici e gjyqtari kanë rënë në ujdi dhe na vjedhin në pikë të ditës dhe nuk kapet e dënohet nga askush;

Që Gjyqësia jonë dënon një mjek, inxhinier, ekonomist për 50-të apo 100 E ryshfet ,një të mjerë që ka prerë një kerr dru në pyll, për të siguruar ato pak gjëra për mbijetesë, por që le të lirë një politikan apo gjyqtar edhe kur vërtetohet sea ata kanë kanë dëmtuar pronën shoqërore në vlera mbi 60-të millionëshe;

Që djali i deputetit ngre dorë mbi policin dhe ai lehet i lrë , por që polici suspendohet nga puna sespe “ i doli punë” ( e dënoi për kundërvajtje ), djalin e deputetit ;

Që Kosova e udhëhequr nga Ali Babat dhe dyzet hajdutët kosovarë po shkon drejt gorromisjes së madhe nga Mashtruesit e Mëdhenjë dhe perspektiva e saj është mbyllur.

Pra , më 6 Tetor, ti Zot i votës tënde, mos u bë pre e shitjes , mashtrimit, shantazhit, por sjellë të gjitha këto ndërmend , para se të hudhësh votën në kutinë e votimit dhe jepu një Jo të madhe këtyre Mashtruesve të Mëdhenj, për Ndryshimin e Madh që na pret !Më 6 Tetor, prishe paktin , për hirë të Kosovës, dhe bëji “ zap, bijtë tu të këqij” ( At Zef Pëllumbi) ,duke u dhënë shansin bijëve dhe bijave tua më të mira, që të ngjallësh shpresën për Ndryshimin e Madh! Me votën tënde krijo shpresën se Kosova mund të bëhet dhe ka shpresë për një të ardhme të ndritur për të dhe të gjithë ata që e duan ! Me votën tënde tregoju se nuk e shet ardhmërinë e bijëve dhe bijave tuaja, tregoju se Kosova , është dashuria e jote e vetme sublime, që nuk shitet e as falet , por fitohet me punë , djersë, mund dhe sakrifica, të cilat ia forcojnë këmbët dhe ecën e sigurtë drejt një të ardhme të ndritur ! Më 6 tetor 2019, tregoju se Kosova është sakrifica e vetme që ia vlenë dhe para saj nuk bën punë paraja, posti e grada, çfarëdoqofshin dhe nga kushdoqofshin!Më 6 tetor 2019 , voto për të ardhmen e Kosovës, që t mos vajtosh edhe më , stërkeqjen e saj !

(Kosova Sot Online)