Ra përdja e etheve zgjedhore

Ra përdja e etheve zgjedhore

Skender Mulliqi

  • 08 tetor 2019 - 11:30

Fitues  i zgjedhjeve të parakohshme  nacionale doli LVV e Albin Kurtit, me rezultat të ngusht para LDK –së, e cila po e paguan ende tagrin e koalicioneve me PDK-ne. Dhe, gjithsecili duhet pranuar verdiktin e popullit.Duhet pranuar së ishte koha e fundit që keqbëresit për 20 vite më radhë , të dalin në opozitë .”Erdhi Koha” ishte sllogani I LVV, dhe vërtetë ka qenë ndoshta edhe rasti I fundit që të shpëtohet ky popull nga  të ligat që e goditën.

Qytetarët kësaj radhe paten vetëdijesim si kurrë më parë për ndryshime pozitive në Kosovë. Dorën në zemër e deshti kush ose jo, Albin Kurti është politikani që për shumë vite , qendroi verikalisht, pa u gjunjëzuar edhe atëherë kur shumë kush mendonte së do të dorëzohej para pushteteve më shumë  autokratike. Nuk dua që ti thurr Kurtit elozhe , se nuk ka nevojë  për to, së ai më punën dhe angazhimin  si opozitarë I fortë, arriti që VV ta qetë partinë e parë. Albini është  një politikan dhe intelektual i profilit të lartë, është i pa korruptuar, me moral të lartë , i përgjegjshem dhe i ndërgjegjshem para Zotit dhe para popullit të vet.Këto janë komponentet kryesore  që duhet ti posedon një politikan profesionist.

Amatorët e politikës na shkaktuan dëme shumë të mëdha  në  të gjitha fushat e jetës.Kosova për fajin e struktuarave te deritashme politike  mbeti e izoluar si ne geto, mbeti vendi më e varfër në Evropë, mbeti pa  njohje të reja , pa inkuadrim në organizmat e ndryshem ndërkombëtar, dhe pa investime të jashtme, që zor është të dalim nga kriza ekonomike –sociale,  si dhe patem largime masive nga Kosova…

Ata që shitën 8200 hektarë tokë Malit të Zi, ata që deshtën ta zhbëjnë Republikën e fituar më gjak,   e merituan largimin, por edhe përgjegjësin  .Kosovën e presin sfida të mëdha, si në planin e mbrendshem, e veqmas në bisedimet më palën serbe, të cilat  do të jenë shumë të rënda.

Sigurisht së qeveria e formuar më gjasë nga LVV dhe LDK dhe ndonjë parti tjetër duhet të përgatitën mirë, e jo të shkojnë më duar në xhepa , siq  u veprua deri më tash. Dhe, natyrisht jo të vazhdohen bisedimet pa kushte.

Mendoj, së LVV dhe LDK , kan kapacitete që të merrën më këtë temë shumë të ndieshme siq do të jenë bisedimet e fazës finale më Serbinë, kur dihet së ende nuk është larguar krejt rreziku për ndarje etnike të Kosovës…

(Kosova Sot Online)