Letër LDK-së

Letër LDK-së

Nezir Kraki

  • 09 tetor 2019 - 11:45

LDK e dashur,

Vitet e fundit sjellja jote politike i ka shkaktuar shumë dëme Kosovës dhe e ka zhgënjyer bazen historike të votuesve tu. Ke bashkpunuar me bandat në qeveri, i ke forcuar ato dhe e ke dobësuar veten. E ke prodhuar Hashim Thaqin president i cili pastaj na shkaktoi dëme zor të riparueshme duke e binde botën se statusi i Kosovës ende s’ishte kryer. Produkti yt « president » e dashur LDK ka arritë ta rikthejë Serbinë me letra n’Kosovë duke ia mundësuar asaj fitoren e parë gjeopolitike që nga Daytoni kur u krijua Serbia brenda Bosnes. Nuk po ti numëroj krejt se dalin shumë faqe e sot kemi halle te reja, punë tjera. Sot e kemi t’ardhmen përpara.

Sot, e dashur LDK, nga pozita e dytë ti veç je fituese sepse e ke shansin unik që t’i korrigjosh gabimet politike duke u rreshtuar në anën e duhur të historisë.

Sot, LDK-ja jonë historike, ti gjendesh perpara dilemes: të bëhesh pjesë e bërjës së Kosovës duke e forcuar edhe veten tënde dhe duke ia rikthyer besimin votuesit tënd, apo të pranosh role shkatërruese për ty dhe zhbërëse për Kosovën, në skenare të menduara nga ata që ty s’ta duan t’mirën.

Sinqerisht, e dashur LDK, votuesi yt dhe populli i pashpresë i Kosovës presin që ti ta zgjedhësh opsionin e parë, dmth opsionin e bërjës së Kosovës dhe të forcimit tënd. Mos gabo përsëri sepse rrezikohesh me zhdukje nga skena politike.

Ke vite që proklamohesh si parti institucionaliste por kjo duhet të dëshmohet me vepra. Nuk te ka hije ty LDK-ja e të urtit Rugovë të sillesh me papjekuri kur fushës dihet se gjendemi në moment historik si Kosovë.

LDK e dashur, unë të kritikoj se ta dua të mirën sepse jam rritë me dhe në ty.
Prandaj sot llogaris n’ty dhe në rolin tënd të dobishem që mund ta kesh tash e tutje.

(Kosova Sot Online)