Vota demokratike dhe inteligjente e ndëshkoi eliten e regjimin klepto-oligarkik në Kosovë

Vota demokratike dhe inteligjente e ndëshkoi eliten e regjimin klepto-oligarkik në Kosovë
Vota demokratike dhe inteligjente e ndëshkoi eliten e regjimin klepto-oligarkik në Kosovë

Skender Kapiti

  • 11 October 2019 - 21:01

Vota referendare e 6 Tetorit 2019, verdikti popullor ndëshkoi me armën e fuqishme që demokracia e lirë ua jep qytetarëve, që është vota e lirë dhe e pakorruptuar, dhe po kjo votë si vendim e vlerësim i mirëpeshuar dhe inteligjent i votuesve kosovarë. Për nga rëndësia 6 Tetori 2019, votimi dhe referendum popullor i kësaj dite ka vlerën e një revolucioni evolutiv demokratiko-ligjor për Kosovën.

Kjo sepse establishmenti politik në Kosovë, elita politike që e ka sunduar dhe e ka keqqeverisur Kosovën kishte instaluar një regjim antipublik, antirepublikan , nje regjim që u përkiste dhe u shërbente një pakice politike e politikanësh të cilët vetëm sa ndërroheshin dhe shkëmbenin postet, por që kishin të njëjtin avaz, të njëjtën melodi dhe të njëjtën fizionomi qeverisëse: qverisje dhe pushtet interesash personale, nepotiko-fisnore, miqësish e krushqish, një gërshetim interesash të ngushta klanore e partizane me lidhje e përfitime hajnish, korrupsionesh dhe krimi pa marrë parasysh se cilën masskën e ngjyrimi partiako-politike kishin.

Ata me lidhje me fije të fshehta, dhe nëntokë klasa politike në Kosovë, lidershipet e tyre qoftë edhe me ngatërresa e kundërshti hipokrizie sa për dukje publike, në marrëveshje tinëzare e të fshehta, apo edhe me indiferenca e në heshtje ata bashkëpunonin, toleronin e mbronin njëri-tjetrin.

Ky ishte dhe funksiononte si një sistem korrupsioni “elitar”oligarkik. Populli i cili kishte pësuar pre këtij regjimi, mëncuria e pagabueshme e tij e kishte nuhatur dhe zbuluar fasadën mashtruese të këtij regjimi, maskën demokratike dhe mashtruese të tj me parulla e slogane patriotike të rreme, dhe me ato pseudo-euroatllantike e proamerikane, prozhvillim e prointegrim.

Dhe si rezulta i këtij vlerësimi e gjykimi popullor erdhi edhe finalizimi demokratik: ndëshkimi i regjimit politiko-oligarkik i PAN dhe i Presidentit, i cili qëndronte si mbrojtës i tij në prapaskenë. Kjo që ndodhi në Kosovë ngjason me një revolucion demokratik e paqësor, pasi pas clirimit të Kosovës politika e politikanëve që dolën nga lufta duke mos pasur as kulturë demokratike si dhe as përvojë politike demokratike, ata menduan dhe vepruan sikur gjithcka per ta është e lejushme dhe e pranueshme që të bëjnë, pra që të bëjnë edhe manipulimin , edhe spekulimet me hajninë, pushtetin , autoritetin pasi gjykonin shumë cekët dhe gabueshëm: se gjithcka mund ta justifikonin dhe gjithcka edhe ishte e justifikueshme nga fakti i meritave të luftës së tyre, por ama jo të meritave të tyre, por ata shfrytëzuan, keqppërdorën dhe spekuluan në emër të mundit ,të saktrificave dhe të jetëve të dhëna për lirinë, atdhteun dhe për pavarësisë e Kosovës.

Ky regjim tashmë u ndëshkua me 6 Tetor 2019. Tani radhën e ka Shqipëia , për të dëbuar me votë dhe për ta ndëshkuar regjimin e Edi Ramës dhe të të ashtuqujturës “Rilindje”, si një regjim tipik kleptokratik hajdutërie, regjim mafiooligarkik apo sic edhe e kanë etiketuar edhe politikanë, diplomatë dhe mediat më të rëndësishme botërore perendimore Shqipërinë si një narkoshtet apo Republika e Kanabistanit; regjim i cili e ka futur Shqipërinë në një krizë gjithinstitucionale shtetërore, prej të cilit janë larguar nga Shqipëria rreth afro 500 mijë shqiptarë, dhe vazhdojnë të largohen elita kombëtare, elita intelektuale dhe sidomos rinia. Tani nradhën e ka votuesi shqiptar në Shqipëri, që ta ndëhkojë regjimin Rama-Rilindja, i cili është bërë i padurueshëm dhe i neveritshëm.

(Kosova Sot Online)