Kush vodhi vota deputetësh, atje?

Kush vodhi vota deputetësh, atje?
Kush vodhi vota deputetësh, atje?

Fadil Maloku

  • 15 October 2019 - 15:59

(Ose; Si i eliminoj ca eminenca për deputet, “lufta”e brendshme pariake?)

1. Zgjedhjet e sivjetme në Kosovë, në jashtësi sipas shumë parametrave ndërkombëtarë ishin me standarde të larta, pra, ishin për lakmi dhe përtej stadit të emancipimit politik të rajonit. Por, shtrohet pyetja a ishin të tilla edhe në brendësi?

Shumica e informacioneve, që tashmë janë duke arritur, pas numërimit të votave për subjekte politike, po dëshmojnë një kunkurrencë tejet të ashpër, jo midis subjekteve por, tani midis kandidatëve për deputet, që ndryshe shquhet edhe si “luftë brenda llojit”

2. Por, çka e karakterizon këtë lloj “lufte”, dhe përse zhvillohet me aq butësi të ashpër sociale? Arsyet duket që janë të shumta, dhe padyshim që varen shumë nga shkalla dhe përvoja emancipuese e kandidatit. a. Egoizmi social që manifestohet brenda subjekteve politike, që në fillim u zhvillua kryesisht përmes; ndarjes në grupe prej pesë kabdidatësh; agjitimit ndërfamiljar e ndërfisnor; përhapjes së paragjykimeve dhe stereotipive për kundërkandidatët konkurrent;  b. Xhelozia pasionante, midis kandidatëve të vjetër (kontribues të theksuar partiak) dhe kandidatëve (parashutist) të katapultuar nga korneri. Që nga kandidatët e vjetër përceptohen si jo meritor, apo të padenjë për të qenë para tyre kandidate serioze për listen e deputetëve; c. Korruptimi i komisionerëve që e numëruan joprofesionalisht l potencën e votave. Shumica e “gabimeve” (duket me qëllim) ishin nga këta komisionerë (B. Ramadani nga AAK, B. Latifi nga PDK, B. Luzha) që në zgjedhjet e 2017- ca nga ta edhe u dënuan me vrejtje e gjobitje.

3. Fenomeni i “luftës së brendshme”, shikuar me dioptrinë sociologjike duket që është më shumë produkt i vonesës emancipuese, se sa i ndonjë komplotit të organizuar qëllimisht nga ndonjë subjekt i caktuar politik, apo ndonjë kandidat i caktuar që ka ambicie dhe qëllim final, abuzimin e me votën e lirë qytetare. Kurse votat e ardhura nga Serbia, shlirë mund të trajtohen si masakrim dhe vjedhje industriale. Sepse, asnjë nen a kod ligjor nuk dëshmon se votimi i diaspores mund të bëhet nëpër ambasada apo vende tjera ku mungon monitorimi... Zgjedhjet në Kosovë, duket që ende janë veç një garë meskine për monopol dhe kryesisht ushtrohet përmes klanesh, e grupesh klienteliste. Sepse, i mungon elementi i garimit fisnik në ide, projekte, e oferta konkrete, për të mirën e shtetit dhe kombit.

(Kosova Sot Online)