Numërimi i votave të vonuara

Numërimi i votave të vonuara
Numërimi i votave të vonuara

Shefik Shkodra

  • 15 October 2019 - 16:31

Nganjëherë njeriu shpreson që të “kapet” edhe për “kashte” në rast rreziku. Ëndrra të tmerron nga mbytja. Nga moskthimi në gjendje lehtësimi për diç “jetike”.  Nga rënia në “humnerë”, ndoshta përgjithmonë. Dhe fija e kashtës apo sanës nuk e mban asnjë peshë edhe prej disa gramësh.

Por, qe njeriu si njeriu. Ndoshta me të drejtë. Ndoshta vetëm sa për të thënë e për t’u arsyetuar, qe nuk kemi mundur dhe duhet sa më tepër të “rrëfehemi” se jemi gjallë. 

Askush nuk ka pse të frikësohet prej votave të vonuara. Më parë, KQZ-ja, ashtu sikur ka marrë qëndrim për numërimin e tyre, ka arsyetim me dëshmi të postës që do të thotë, është shumë e arsyeshme të numërohen dhe të futen në fondin e votave valide. Vetëm KQZ duhet të jenë shumë kredibil dhe të mos gabohet diç në fund. 

Vonesa e tyre mund të jetë e arsyeshme. Dhe ato mund të jenë të dedikuara për subjektet e caktuara. Nuk ka kurrfarë dileme se shfaqet shprehje falsi, në këtë rast nëse numërohen. Me qenë se kanë shenjën e nisjes me postë dhe shkakun e vonesës. Kështu mendoj nga larg, përndryshe, ardhja e tyre me vonesë mund të verifikohet e konstatohet, se, a janë në rregull dhe a mund të numërohen edhe pas kaq kohe. 

Sipas të gjitha gjasave, është vetëm një shpresë për ato subjekte që nuk kanë arritur më tepër as me votat e vendit. Kundërthëniet dhe ngurrimet, apo kërkesat, se do të ketë ndonjë shtim të ri për ndonjërin subjekt dhe ndryshimet eventuale me këto vota, mendoj që është i kot. 

E para, vota prej rreth 4500, apo sa janë, dihet pak a shumë se pjesa më e madhe (në mos të gjitha) janë të VV, pjesërisht mund të jenë të LDK-s, diçka të PDK-s. Nuk mund të mbajë shpresë asnjë subjekt tjetër për përfitime të këtij rasti, sidomos ato subjekte që kanë ngelur jashtë “pragut”.  Pse të frikësohen? Dhe askush nuk ka arsye të frikësohet as të shqetësohet. 

Nëse dikush prej këtyre subjekteve, pa arritur pragun për kapërcim, mendon të përfitojë nga rasti, kjo është krejt e pa vend. Aq më keq kjo skenë do të dalë pak bindëse për opinionin e gjerë.

Disa prej këtyre partive do të duhej të dorëzoheshin vullnetarisht, pa u përkulur në zgrip në mbajtjen e peshës së tyre. Balanci i tyre ka humbur drejtpeshimin.

Kjo vjen nga moskonsekuenca dhe humbja e kredibilitetit me kohë para masës së gjerë, pra edhe te aderuesit e tyre. Përpjekjet e tyre pa ndonjë program të saktë janë vetëm për t’u gjendur në institucionet e vendit...Të gjitha janë përcjellë me vëmendje nga qytetarët tanë, se çka kanë vepruar personazhet e këtyre subjekteve, meqë ende ka aderues të “vetëdijshëm” apo pa vetëdije se, duhet adhuruar ndonjë lider, sikur në kohëra të shkuara. Sikur ende krijohet përshtypja se, lideri është një idhull.

(Kosova Sot Online)