Koha për të kthyer trurin nga diaspora

Koha për të kthyer trurin nga diaspora
Koha për të kthyer trurin nga diaspora

Dr. Hysni Aliu

  • 21 October 2019 - 11:02

Perveq dy shteteve, Shqiperise dhe Kosoves, kombi yne ka edhe nje shtete te trete qe quhet diaspora. Diaspora eshte po aq e madhe sa dy shtetet tjera, eshte si nje thesar ari qe e balancon vleren faktike te dy shteteve tona.Mund te paramendonim se si do te ishin kombetaret tona te futbollit pa lojtaret nga shteti i trete diaspora. Nese e marrim futbollin si shembull, atehere eshte e kjarte qe edhe ekipet vendase te futbollit psh. Prishtina apo Llapi, do te ishin shuum me te forta nese do te kishin mundesi qe te sjellin ne mesin e tyre lajetaret si Shaqiri, Rashica apo Muriqi.

E fillova ne kete menyre kete shkrim per ta bere me re kapshm idene dhe rendesine qe ka kthimi i trurit ne Kosove.Per dallim nga lojtaret e lartepermendur, qe kthimi i tyre do te kushtonte miljona, kthimi i trurit nuk do te kushtonte fare, perkundrazi do te sillte miljonat ne Kosove e posaqerisht ate qka eshte me e rendesishmja, do ta sillte BE ne ne Kosove. Kemi aq shume kuadro akademike ne diaspore, saqe do te mjaftonin per ta udhehequr nje shtet te tere. Ky thesar, do ta sillte ne Kosove, perveq dijes, edhe kulturen perendimore, ku eshte rrenjosur thelle ne mendjen e tyre respektimi i ligjit, shteti mbi te gjitha e edhe mbi veteveten, profesionalizmi ne pune, meritokracia, dhe gara e vazhdueshme per ta vendosur shtetin e vet ne rangun me te larte boterore.

Sjellja e trurit nga jashte, perveq ndikimit direkt, do te kishte edhe ndikim indirekt, pra kultura e punes do te perqafohej nga vendoret, dhe pervojat do te barteshin prej individit ne individ e prej gjenerate ne gjenerate. Keshtu do te fillonte ndrrimi i kultures, nga nje kulture qe punohet sot per sot dhe sot per veteveten ne nje kulture qe punon sot per sote e sot per njeqind vitet e ardhshem, dhe ne nje kulture qe punon per forcimin e shtetit sepse shteti e forcon individin dhe pasardhesit tane edhe pas njeqind vitesh, pra shteti eshte individi dhe individi eshte shteti, dhe te dy aspektet e forcojne njera tjetren.

Ne Kosove e Shqiperi, degjoj qe flitet shume perse ne shqipetaret jemi te tille, gjithmone te shtypur, her nga pushtuesit e her nga sunduesit tane shqipetare, pore asnjehere nuk flitet per nje fenomen i quajtur TRASHIGIMI EPIGJENETIK, pra bartja e kultures nga gjeneratat ne gjenerata, e keqe apo e mire qofte ajo. Pra nese duam qe si komb te ndryshojmi, ne duhet te sjellim faren e ndryshimit ne epigjenetiken tone, e ajo eshte shteti i trete i yni DIASPORA.

Eshte koha adekuate per ta bere kete. Nese Albini dhe Vjosa me te vertete duan ta bejne kete, ata duhet qe ne kete kohe ti ftojne fytyrat me eminente shqipetare nga diaspora ne mbare boten, Evrope, Amerike, Kanada, Australi, dhe vende tjera ku jetojne ekspertet tane te gjitha lamive. Do te ishte madheshtore nje konference qe do te mbahej tani ne Kosove ku do te prezentoheshin 500 apo 5000 personalitetet me eminente nga lemia e shkences, kultures, biznesit. dhe ku do te flitej per ate se si do ta perdorim kete thesar te arte per ta ngritur shtetin e Kosoves ne nivelin e shteteve perendimore se bashku me profesionistet vendore, te cilet jan te shumet, pore qe nuk ju dha rasti ta tregojn veten per shkak te mungeses se meritokracise.

Albin dhe Vjosa, kjo eshte per ju, mereni nese jeni te sinqert me popullin dhe veteveyen.Nje udheheqes eshte si nje prind per femijen, ku nje prind jo i dinitetshem rrit femijet me mungese diniteti dhe e kunderta. Roli juaj eshte i shenjet, eshte historik. Populli po ju don, mos e deshproni popullin, bena te krenohemi me ju.

(Kosova Sot Online)