Shqipëria nën Regjimin Regresiv Rama-Rilindja. Edhe BE foli: Rama ik!

Shqipëria nën Regjimin Regresiv Rama-Rilindja. Edhe BE foli: Rama ik!
Shqipëria nën Regjimin Regresiv Rama-Rilindja. Edhe BE foli: Rama ik!

Skender Kapiti

  • 21 October 2019 - 11:59

Ka mundësi që refuzimi i hapjes së negociatave për Antarësimin e Shqipërisë në BE të jetë sponsorizim nën rrogoz i planeve serbo-ruso-franceze, si një komplot antiKosovë e antishqiptar në dakordësi me elementë potencialë të qeverisë dhe të politikanëve të lartë në Shqipëri, për t’i dhënë orientimin  dhe mundësinë e fillimit të planit integrues e të të ashtuquajturit “Shengen Ballkanik”, të cilin tashmë e kanë firmosur edhe dy kryeministrat, edhe ai i Shqipërisë, Rama; edhe ai i Maqedonisë së Veriut,Zaev,  pra: kryetarët e të dy shteteve të cilave iu refuzuan negociatat e antarësiminnë BE.

Kjo nuk është se duket si rastësi. Ky është një plan i aleancës së vjetër antishqiptare serbo-ruso-franceze për ta bërë Serbinë epiqendën dhe fuqinë e faktorin kyc të Ballkanit në dëm të interesave jetike të shqiptareve, por edhe kundër linjës europiane. Edi Rama mesa duket  e dinte se nuk do të ketë hapje negocitash për antarësimin e Shqipërisë në BE,sepse ai ka punuar dhe ka shërbyer që ato të mos hapeshin . Ai nuk e do integrimin e Shqipërisë në BE, por do një integrim tjetër, atë që do Beogradi dhe Rusia por edhe Franca. Rama është për “Shengenin ballkanik”, është për projektin antishqiptar dhe thellësisht anti-Kosovë të një neojugosllavie.

Kjo dakordësi e Ramës për neojugosllavinë e “Shengenit ballkanik” është një ide regresive e nostalgjike për ishJugosllavinë e Titos, një ide thellësisht antiKosovë, ku Rama e fut kështu edhe Shqipërinë duke mbushur boshllëkun e ish republikave jugosllave të cilat nuk duan “Shengenin ballkanik“,pasi ato janë antarësuar në BE , dhe duan perendimin dhe jo sajesën neojugosllave. 9 apo 10 kushtet që iu vunë Shqipërisë , ishin kushte të cilat i ka ushqyer e kultivuar si mungesa standartesh  qeverisja e Edi Ramës me qëllimin e vetëm që Shqipërisë të mos i hapeshin bisedimet për antarësimin në BE.

Pra tashmë shqiptarët besoj se janë bindur se Shqipërisë nuk iu hapën negociatat e antarësimit tërësisht prej keqqeverisjes dhe papëgjegjshmërisë së pushtetit të Rilindjes. Mos-hapjen e negocitave duhet ta lexojmë tashmë se edhe BE foli : Rama ik, pavarësisht se aktorët kryesorë që kundërshtuan hapjen e negociatave do të duan që Rama të vazhdojë që të mbete Kryetar i qeverisë në Shqipëri , ose që një pasRama të zgjidhet e të vijë një si Rama.

Prandaj edhe nuk u arrit marrëveshja për hapjen e negociatave për antarësimin e Shqipërisë për në BE as me 18 Tetor 2019. Ky është dështimi i madh i radhës së keqqeverisjes së Regjimit Rama-Rilndja. Për Shqipërinë jo negociata, tani Rama çfarë pret më ?!  Ik, dhe largohu vetë!  Refuzimin e Antarësimit të Shqipëqrisë nga BE , Edi Rama do të mundohet që ta mashtrojë oponionin se nuk deshën Franca, Hollanda e Danimarka, pra do të mundohet që atë të cilën Rama e sabotoi dhe që nuk e dëshironte,pra mos-hapjen e negociatave t’ua faturojë tani si faj të tjerëve, pra BE-së.

Pushteti i cili nuk mban përgjegjsi publike dhe as kombëtare për çfarë vepron e punon kundër dhe në dëm të interesave kombëtare dhe vetëm për interesa personale; pushteti i cili nuk i shërben atdheut, shoqërisë dhe kombit; pushteti i cili e trajton interesin e përgjithshëm, pra publiken, si interes e pronë private është pushtet i keq që prodhon mbrapësira, zullume, vjedhje, krim ,korrupsion dhe tradhti e fatkeqësi kombëtare.

Ky lloj pushteti është pushtet që instalon Regjimin politik antipublik, mafio-oligarkinë. I tillë është pushteti Rama-Rilindja sot në Shqipëri, pushtet personal e klanor i një klike uzurpatorësh që kanë kapur institucionet e shtetit. Rillindja e emertuar nga Rama qeverisjen dhe ekipin e tij qeverisës rezultoi vetëm si fasadë mashtrimi me emrin dhe konceptin modern dhe autoritativ “Rilindje” po qe  rezultoi nje e ashtuquajtur Rilindje.  Gjithçka çfarë zhurmshëm u propogandua nga Edi Rama si premtime bombastike për qeverisjen e tij dhe për “rilindjen”  si: luftë kundër krimit e korrupsionit, kundër drogës, kundër varfërisë e papunësisë, kundër krimin gjyqësor dhe sidomos kundër korrupsionit dhe  për integrimin e Shqipërisë etj. etj., rezultuan në të kundërt, jo vetëm si dështime ,por “Rama-Rilindja “ dështoi aq thellë sa që kjo qeverisje vetëm sa ka pëkeqësuar shumë më tepër gjëndjen politike, qeverisëse, korrupsionin, papërgjegjshmërinë, krimin , dhe sidomos e sidomos vjedhjen dhe hajdutërinë qeveritare të parasë publike.

 Dhe tjetra që është akoma edhe më e rëndë  është edhe “rekordi” europian  që arriti Rilindja me vendosjen e  Shqipërisë në vënd të parë  për kultivimin e trafikimin e drogës, si rezultat i të cilit Shqipëria u shndërrua në një kanabistan apo narkoshtet; po në vënd të parë Rilindja e vendosi Shqipërinë për korrupsinin, papunësinë dhe për eksodin . Ky është “progresi” regesiv i Regjimit “Rama-Rilindja”.

Rilindja e Edi Ramës instaloi një regjim regresiv, edhe në aspektin tjetër, në atë të rritjes së  varfërisë e papunësisë dhe si pasojë u rikthye plaga e rëndë e shoqërisë shqiptare: largimi nga atdheu ,eksodi, ku shqiptarët u vunë në krye të listës botërore të cilët kërkojnë largimin nga vendi  drejt Shteteve të BE-së dhe në SHBA.

Prej këtij regjimi BE nuk hapi  bisedimet për antarësimin e Shqipërisë në BE, për shkak të mungesës së luftës kundër korrupsionit, mosndërtimit dhe mosfunksionimit të shtetit ligjor dhe të eksodit, ku për këto arësye BE në disa raste , politikanë  dhe shtete të saj kanë shprehur mundësinë edhe për rikthimin e vizave Shqipërisë, gjë që verteton më së miri pra, atë që e titullova si titull shkrimi që: Shqipëria sot është nën pushtetin e një regjimi regresiv , nën regjimin e Rama-Rilindjes.

Regjimi i Ramës është regresiv edhe për faktin e kapjes dhe blerjes së mediave në Shqipëri, e cënimit të lirisë dhe të paanshmërisë mediatike. Pra një regjim kundër lirive dhe të të drejtave të njeriut kur afro 500 mijë shqiptarë që nga koha e instalimit të Regjimit të Rama-Rilindjes kërkojnë azil ekonomiko-politik nëpër shtetet e Europës. Regres tjetër ka shënuar “Rama-Rilindja” edhe në atë që është thelbësore për demokravinë që janë zgjedhjet e lira , të drejta dhe demokratike ku si standarde antidemokracie Rilindja u shqua për “standardin” e trafikimit e të shitblerjes e votës dhe të pushtetit, dhe kulmi i antivlerës demokratike arriti  me zgjedhjet vendore të Qershorit të vitit 2019, zgjedhje tipike moniste e njepartiake, pa alternativën opozitare, pra si zgjedhje që të kujtojnë zgjedhjet e kohës së diktaturës komuniste.

Dhe këto a nuk  jane rrëshqitje dhe rënie në një regres demokratik?  Kaq besoj se është mjaftueshëm për të thënë që Shqipëria nën regjimin e Rama-Rilindjes, Shqipëria sot gjëndet në udhekryq, ne një krizë të thellë shtetërore gjithinstitucionale dhe për pasojë  ka bërë hapa mbrapa duke  mbetur  e fundit në rrugën e zhvillimit, progresit, demokracisë, drejtësisë dhe të integrimit në BE.

Ky regjim duhet ndëshkuar ashtu siç veproi Kosova me ndëshkimin që i bëri regjimit të Presidentit Thaçi dhe të PAN-it, kualicionit PDK, AAK, NISMA etj., apo më sakt ndëshkimi që votuesi Kosovar i bëri elitës politike që kishte kapur shtetin në Kosovë. Kryetari i qeverisë shqiptare i së të ashtuquajturës “Rilindje” u bë kërcënim kombëtar edhe për territorin e Kosovës. Ai ishte, por vazhdon edhe të jetë si një prej promotorëve të idesë famëkeqe anti-Kosovë të shkëmbimit të territoreve apo të “korigjimit të kufijve”, ide e cila ishte shkatërrimtare për Shtetin e Kosovës. Prandaj largimi i regjimit të tij nga pushteti do të ishte në të mirë edhe të Kosovës dhe të të gjithë shqiptarëve kudo që ata ndodhen.

Rama ik!  Kjo nuk është kauzë vetëm e shqiptarëve të Shqipërisë, por kjo është kauzë gjithë kombëtare. Madje Rama ik - kështu edhe thanë, kështu edhe foli edhe BE-ja e cila as me 18 Tetor2019 nuk hapi bisedimet për Antarësimin e Shqipërisë për  në BE, krejtësisht prej Regjimit regresiv të keqqeverisjes Rama-Rilindja. Nëse Rama nuk ikën vetë duke u me dorëhequr, atëhere është më se e drejtë dhe e motivuar moralisht dhe demokratikisht protesta dhe mosbindja civile gjithëkombëtare deri në largimin e këtij zullumqari antikombëtar të paprë në historinë e Shqipërisë.

(Kosova Sot Online)