Shtresa politike në ardhje, veproni me gjak të ftohtë e zemër të nxehtë

Shtresa politike në ardhje, veproni me gjak të ftohtë e zemër të nxehtë
Shtresa politike në ardhje, veproni me gjak të ftohtë e zemër të nxehtë

Luz Tomaj

  • 27 October 2019 - 09:54

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Kosova dhe populli i fërkon duart dhe pret ndryshime rrënjësore në procesin e formimit dhe funksionimit të shtetit. Të shpresojmë se, nga e kaluara, mjaft keni mësuar dhe etiketu dobësitë dhe të këqijat e shumta në funksionimin, ose më mirë me thënë në mosfunkcionimin e shtetit.

Zgjedhjet e fundit, më në fund, muaren mjaft epitete pozitive. Tani, populli pret që dy subjektet, të cilat i muren shumicen e votave, të tregojnë kulturë politike, të tregojnë mirkuptim të ndërsjellt, ta kuptojn vullnetin dhe interesin e popullit dhe të gjejnë zgjidhje në procesin e koalicionit dhe të formimit të pushtetit.

Forma e komunikimit, në mes subjekteve politike, në të kaluaren, popullit i ka dalë për hune. Prandaj, priten ndryshime esenciale. Vetëm ndryshimet mund të sjellin suksese në procesin e udhëheqjes dhe forcimit të shtetit.

Arritja e sukseseve, kuptohet, kërkon përmbushjen e shum faktorve. Në këtë moment, do përqendrohem në dy prej tyre.

Profesionalizmi në procesin e forcimit dhe zhvillimit të shtetit është faktor i cili duhet me qenë prezent vazhdimisht. Njohuria për shtetin dhe mbi shtetin si në aspektin teoriko-shkencor ashtu edhe praktik, kërkohet në mënyrë përmanente. Ndonse teoria, shtetin e definon në baza të teritorit të caktuar dhe sovranitetit, pasqyrim i shtetit në praktikë janë edhe shum faktor si ai ekonomik, social, shëndetësor, kulturo-arsimor, kualiteti i legjislacionit, efikasiteti i aplikimiit të legjislacionit, marrëdhënjet me jasht apo diplomacija etj.  Ndoshta personalisht vuaj nga donjë kompleks subjektiv por, megjithatë, mendoj se kur bëhet fjalë për profesionalizëm, patjeter, duhet rrespektuar kriteret në mënyrë që, varsisht nga lëmija e resoreve të ndryshme, edhe të përzgjidhen kuadrat me kualifikime përkatëse. Më dukej qesharake, në përbërjen e qeveris në largim, kur lexoja se Ministrin e jashtme e udhëheq individi me arsimim të tregtis, atë të infrastruktures mjeku, të drejtësisë politologu etj. Jo mor jo, a mos po e fyejm nivelin e arsimimit të Kosoves të cilin vet e kultivojmë!!

Komunikimi në strukturat e shtreses politike ka rëndësi të veqant. E kuptoj se çdo subjekt politik pretendon me i imponuar mendimet dhe çendrimet partijake. Megjithatë, nuk duhet harruar se interesi i shtetit është më i rëndësishem se interesi i subjektit politik. Zilija apo inati nuk duhet të vjenë në shprehje. Zilija apo inati edhe e ngrisin tensionin e gjakut. Prandaj edhe preferohet veprimi me gjak të ftoht dhe me zemer të nxeht. E kuptoj se, çdo individ dhe subjekt politik, me këmbngulje përpiqet me e mprojt dhe imponu mendimin e vet. Megjithatë, edhe kultura, sidomos ajo politike edhe shkenca preferojnë që, përveç mendimit personal, në mënyrë objektive, sejcili duhet vlersuar edhe mendimin e tjetrit, në mënyrë që të aprovohet mendimi në interes të shtetit, rrespektivisht popullit. Në periudhen e deritanishme të shtetit, mjerisht jemi ballafaquar me scena të ndryshme, madje të turpëshme në Parlament, me komunikime të pahijshme mes liderve të shtetit - liderve të qeveris, parlamentit dhe kryetarit të shtetit etj.

Fjala e moqme thoshte se është e preferueshme që sejcili të mëson nga gabimet e tjetrit. Mjerisht, duhet mësuar edhe nga gabimet personale. Shtresa politike në ardhje ka çka mëson nga e kaluara por edhe e ka shansin me sjellë ndryshime në interes të popullit.

(Kosova Sot Online)