Albin Kurti, s'guxon të bie në kurthën djallëzore të Edi Rames

Albin Kurti, s'guxon të bie në kurthën djallëzore të Edi Rames
Albin Kurti, s'guxon të bie në kurthën djallëzore të Edi Rames

Fadil Maloku

  • 27 October 2019 - 11:47

Bashkimi kombëtar, s'na duhet tani, vetëm shkaku i rrezikut të ndarjes së Kosovës

1. Indiciet e TANISHME (pa marr parasysh; qëllimin, dëshirën dhe aspiratën) për bashkimin midis Kosovës dhe Shqipërinsë pa një ulëse në OKB dhe pa garancionet publike të OKB-s (insistimi duhet të bëhet që ajo të ishtrohet përmes ndonjë Rezolute) për njohjen e kufijve të shpallur me aktin e pavarësisë, pra, të tërësisë teritorriale, NËNKUPTON de facto e de jure, VETËM ndarje të Kosovës!

2. E ajo çka është më e çuditshme dhe më makabre në krejt këtë synim e përpjekje është që; "gërshërët e ndarjes" do zbresin jo siq po e kërkon Serbia (përmes idesë së "korigjimit" si minimumi i kompromisit!) deri te lumi Iber, por shumë kilometra poshtë tij. Pra, diku rreth 25%/30% të teritorrit të gjithëmbarshëm të Kosovës, së njohur me kufijt e përcaktuar administrativ.

3. S'këndejmi, Projekti i bashkimit të Kosovës (pas insistimit të marrjes nga ana e Serbisë të 25%/30% të teritorrit të Kosovës) me 75% të teritorrit të saj të mbetur, me Shqipërinë mbetet synimi, qëllimi dhe përpjekja më shkatërrimtare e idesë së "kompromisit", që po e ripërsërit si papagall politika dhe kakofonia e Presidentit Vuçiq. Ide kjo që mjerisht gjeti përkrahje naive edhe te Presidenti i Kosovës Thaçi, dhe sidomos te kryeministri kontravers shqiptar, Edi Rama.

(Kosova Sot Online)