Integrimi i Kosovës në NATO, është interes nacional i Republikës së Kosovës

Integrimi i Kosovës në NATO, është interes nacional i Republikës së Kosovës
Integrimi i Kosovës në NATO, është interes nacional i Republikës së Kosovës

Ismail Muçiqi

  • 01 November 2019 - 20:53

Shërbimi Diplomatik dhe Konsullar të refermohet sa më parë

Një nga atributet Kryesore të shtetësisë, për veq, teritorit, popullatës dhe Qeverisë ështe edhe njohja Ndërkombëtare, ashtu si e parasheh Deklarata e Montevideos. Aftësia e Shteteve për të hyrë në mardhënje NdërKombëtare me shtetet tjera në praktikën e njohjeve diplomatike nga shtetet apo për mes njohëjes Kolektive rrespektivisht antarsimi në mekanizma ndërkombëtar, siq ështe Organizata e Kombeve të Bashkuara. Në kët drejtim Kosova po bën përpjekje për antarsimin në Organizatën të Kombeve të Bashkuara.

Për tu arritur këto synime e shteti i Kosovës politika e jashtme përkatësisht Ministria e Punëve të Jashtme duhet të reformohet dhe sa më parë duhet ti shtoj kapicitetet Profesionale dhe Diplomatike të njerzëve adekuat të cilët jan të Shkolluar dhe të përgaditur për të perfaqësuar vendin në mënyr adekuate ashtu si e kërkon koha dhe rrethanat Politike dhe gjeostrategjike.

Praktika e deritashmë në Ministrin e Punëve të Jashtme duke emëruar Ambasador dhe Diplomat militant të partive politike njerzë pa pergaditje shkollore dhe pa përvoj dhe njohuri në lamin e diplomacisë i kan sjellë Kosovës dëme si ne imazhin e shtetit ashtu edhe në procesin e njohjeve nga shtetet e ndryshme të Botës të cilat po thuajse disa prej tyre i kan tërhjekur, apo i kan pezulluar njohjet.

Zhvillimet e ndryshme ndërkombëtare kan pasur një reflektim të drejtpërdrejtë në procesin e ralizimit të interesave nacionale dhe shtetërore të Republikes së Kosovës të cilat e kan sjell vendin tonë para një numri të madh sfidash qe nga shpallja e Pavarsisë me 17 shkurt 2008.

Bllokimi nga federata Ruse dhe RP- Kinës për pranimin e Republikse të Kosovës në OKB, deshtimi për pranimin e Kosovës në UNESCO dhe Interpol rruga sui generis e intergrimit në Bashkimin Evropian dhe në Nato. Janë sfida të mëdha të cilat shteti i Kosovës duhet të gjej rrugë për ti tejkaluar.

Orjentimi i shoqëris Kosovare ndaj vlerave euro-atlantike ështe i qartë dhe i pakontestueshum. Kjo tregon se që nga Pavarsia e Kosovës instuticionet Qeveritare dhe Jo Qeveritare kanë punuar në inicimin dhe bashkpunimin në drejtim të integrimit në NATO-n duke krijuar kumonikim zyrtar për të nisur procesin e inegrimin e Kosovës në aleancë e Natos.

Duhet theksuar se synimet e vendeve të Ballkanit Perendimorë janë integrimi në familjen Evropiane. Duke përmbushur kushtet në ndritimin e mardhënjeve të mira fqinjësore kusht ky i domosdoshum i cili hap bashkpunimin dhe relakson mardhënjet mes vendeve të ndryshme. Republika e Kosovës në vazhdimsi proklamon dhe gjeneron fqinjësi të mirë për vendet që e rrethojnë dhe rajonin në përgjithësi por duhet përmendur raportet e Kosovës me Serbinë të cilat janë penges në shumë aspekte për integrimin e të dyja vendeve (Kosovës dhe Sëbis) ne mekanizmat e Bashkimit Evropian.

Republika e Kosovës si shtet i ri, Ministria e Punëve të jashtme e cila u themelue pas shpalljes së Pavarsisi me 2008 ka pasur rastin qe nga fillimi të ndertoj një rrjet të mirëfilltë të shërbimit diplomatik dhe atij konsullar, duke mar për baz nevojat e Kosovës si shtet dhe kuadrot profesionale në mënyr qe rezultatet të ishin më të knaqshme. ështe brengosëse se politika ndërkombëtare e Kosovës për gjat këtyre viteve nuk ka arritur të shëndrrohet në fakëtor shtetëror, ështe simptomatike që në procesë të bërjes, edhe pas 11 viteve, Webfaqja e MPJ-së, afron pak informacione për shërbimin e jashtëm e nuk thot asgjë për prioritetet në Politikën e jashtme të Kosovës.

Gjat dekadës së parë, diplomacia Kosovare si instuticion ka kaluar nëpër shumë probleme, qe nga mungesa e hartës konceptuale deri tek tkurrja e numrit të ambasadoreve të karrierës, të gjitha këto sfida të MPJ-së dhe politikes së jashtme të kosovës, jonë reflektim i procesit e shpesh/her paradoksal të shtetndërdimit të vendit.

(Kosova Sot Online)