Mega spektakli i mini shengenit të Edi Rames

Mega spektakli i mini shengenit të Edi Rames
Mega spektakli i mini shengenit të Edi Rames

Nezir Kraki

  • 10 November 2019 - 19:49

Sot në Ohër kishte spektakël. Personazhi më qesharak i këtij spektakli ishte Edi Rama i cili publikisht u paraqit si zëdhënës i Serbisë dhe pasardhës direkt i Jugosllavisë. 

 

Akuzat që megalomani i Tiranës ia drejtoi Kosovës ishin më të ashpra se ato që jemi mësuar t’i dëgjojmë ne konferenca shtypi në Beograd. Ka kohë që të gjithë e dinë se Rama s’ka lidhje as me historinë as me të tashmen e Kosovës. Krejt çka flet e çka i kanë tregu rreth Kosovës janë aq të paqena sa që me çdo hapje goje ky i shkakton dëme secilit shqiptar n’Ballkan. 

 

Dhe tash kur dështimi i Shqipërisë u volos dhe u konfirmua ky kapadai, me këshillat e disa nostalgjikëve, futet skutave të errëta jugosllave me pretendimin se po kërkon dritë për shqiptarët. Ky është lideri i parë në historinë tonë i cili është bindur se suksesi dhe progresi shqiptar kalon nga Beogradi. Prandaj, në dy mandate Edi Rama ka arritë veç një sukses të matshëm: serbizimin e politikës shqiptare dhe faktorizimin e Serbisë në rajon në kurriz të Kosovës dhe shqiptarëve tjerë jasht Shqipërisë.

 

Tash me nguti kërkon që Kosova të heq dorë nga forcimi i shtetësisë dhe të rikthehet në gjirin e Serbisë si territor i padefinuar dhe i papranuar nga vet Serbia. 

 

Athua ku i ka neuronet ky strateg neo-jugosllav që pasi e arriti izolimin e  Shqipërisë ka marrë mision që ta zhbëjë Kosovën?! 

A i tregon dikush këtij dështaku se është gazi i Evropës dhe i Ballkanit dhe se kush s’e merr seriozisht edhe nëse deklaron se java i ka 7 ditë. 

 

Shqiptarët kanë nevojë ta rigjejnë shpresen dhe ëndrrat aty ku janë. As mini as mega shengeni nuk e maskojnë zhgënjimin kolektiv të shqiptarëve të cilët Edi Rama me banda i ka dhunuar deri në dinjitet. 

 

Dihet që Kosova ka nevojë për Shqipëri por as Shqipëria dhe as Kosova s’kanë nevojë për Edi Ramën dhe argatë tjerë të panserbizmit ballkanik.

(Kosova Sot Online)