Shpend Maxhuni mban mbi supet e tij shumë gjynahe

Shpend Maxhuni mban mbi supet e tij shumë gjynahe
Shpend Maxhuni mban mbi supet e tij shumë gjynahe

Ragip Guraziu

  • 11 nëntor 2019 - 12:47

Shpend Maxhuni ishte një ndër gjeneratat e para të atëherë Shërbimit Policor të Kosovës, i cili u rekrutua në vitin 1999 nga UNMIK-u. Gradimi i tij nëpër pozita në Polici shkoi duke u rritur ndër vite, duke arritur në pozitën e zëvendësdrejtorit në vitin 2011. Ngritja e Shpend Maxhunit në karrierë u bë mbi shpinën e operacionit të 25 korrikut 2011 në veri të Mitrovicës. Ai vendosi ta zbatojë urdhrin e kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi për shtrirjen e kontrollit në pikat kufitare 1 dhe 31, në Bërnjak dhe Jarinje.Në fund të këtij aksioni u vra polici Enver Zymberi. Deri në orët e para të këtij aksioni, drejtor i Policisë së Kosovës ishte Reshat Maliqi. Ai u shkarkua nga Hashim Thaçi, me pretekstin se nuk pranoi ta zbatonte planin në tërësi.

Nga pozita e zëvendësdrejtorit në atë kohë, Shpend Maxhuni me automatizëm u emërua U.D. i drejtorit të Policisë së Kosovës. Ai udhëhoqi me Policinë e Kosovës deri në vitin 2018, kur pas skandalit të deportimit të 6 shtetasve turq dha dorëheqje nga drejtori i Policisë së Kosovës dhe u gradua në shef të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI). Gjatë periudhës sa ishte në krye të AKI-së, Maxhuni u pa shumë rrallë në publik. Paraqitjet e tij të vetme ishin gjatë intervistimit në Komisionin parlamentar për “gylenistë” dhe në defileun me varkë krahas presidentit Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit, në ditën kur opozita po protestonte kundër ndarjes së territorit të Kosovës. Pa u bërë dy vjet, që kur Maxhunni është emëruar shef i AKI-së, ai ka ofruar dorëheqjen.Ai është dorëhequr nga kjo pozitë pak para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, ku sipas rezultateve preliminare e para ka dalë Lëvizja Vetëvendosje ndërsa e dyta, LDK, duke qenë i qartë se mu këtu edhe i erdhi fundi i Shpend Maxhunit, i cili edhe nga kjo dorëheqje nuk do kaloi edhe aq lehtë, pa u përgjigjur për punën e tij gjatë këtyre posteve që ka ushtruar per këto vitet.

Vjedhja e 25 kilogramëve ari në dhomën e dëshmive në Pejë Maxhuni ka qenë drejtor i Policisë së Kosovës në kohën kur ka ndodhur një prej skandaleve më të mëdha në Policinë e Kosovës. Në Dhomën e Dëshmive në stacionin policor në Pejë, në periudhën shkurt-prill të vitit 2012 ishin vjedhur 25 kilogramë ar.

Tani pas skandalit të depërtimit të shtetasve turq, Shpend Maxhuni dha dorëheqje nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës. Në vend të Driton Gashit, i cili u shkarkua nga pozita e drejtorit të AKI-së për rastin e depërtimit të ‘gylenistëve’, u emërua Shpend Maxhuni. Nga drejtor i Policisë së Kosovës, pozitë të cilën e mbante për 7 vite, ai u emërua shef i AKI-së. Deportimi i ‘gylenistëve’ ka nxitur reagime të ndryshme të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, posaçërisht nga organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat e kanë dënuar veprimin e institucioneve të Kosovës.

Një gjykatë turke ka dënuar me burg 2 prej 6 shtetasve turq, të deportuar nga Kosova. Osman Karakaya dhe Cihan Ozkan janë dënuar me nga 7 vjet e gjashtë muaj burgim.Ata akuzoheshin se i përkisnin organizatës së hoxhës Fetullah Gulen, e cila nga Turqia është shpallur terroriste.Arma dhe droga në veturën e djalit të Shpend Maxhunit. Në fund të vitit të 2018, Prokuroria pati punë edhe me Shpëtim Maxhunin, djalin e tashmë ish-shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni. Me 12 tetor ai u ndalua nga Policia e Kosovës për posedim të armës dhe narkotikëve.Shpëtim Maxhuni, i cili natën e 12 tetorit 2018, u ndalua në fshatin Zllatar të Prishtinës. Në një raport të gjatë të cilin Policia e ka dërguar te prokurori e të cilin e kishte siguruar media.

Ishin përshkruar momentet kur policia ka ndaluar makinën ku ndodhej Maxhuni dhe detajet se ku u zbulua arma e cila u konfiskua atë natë.Në makinë, sipas policisë, po udhëtonin Shpëtim Maxhuni që është djali i Shpend Maxhunit, Selim Ramadani dhe Arlind Kosumi. Raporti saktëson se policia e kishte ndaluar veturën Golf 4 dhe gjatë bastisjes në jaknën e djalit të Shpend Maxhunit kishte zbuluar revolen e tipit “Zastava” me katër fishekë.Provat në lëndë saktësojnë se Maxhuni nuk ka mohuar se jakna është e tij dhe revolja ishte gjetur brenda saj. Ai kishte thënë në deklaratën në polici se revolja ishte e mikut të tij i cili e kishte harruar në makinë disa orë më parë.

(Kosova Sot Online)