Erdhi dita, Valdete Daka me lu me neve

Erdhi dita, Valdete Daka me lu me neve
Erdhi dita, Valdete Daka me lu me neve

Kimete Berisha

  • 15 nëntor 2019 - 19:12

Momentalisht janë duke u rinumëruar 60% e votave.

Pse?
Për interes të kujt po rinumërohen ato vota!
Çka paska ndodh që u dashka të rinumërohen prej fillimi?
Çka po lypin në ato kuti që s'po munden me gjet!

Valdete Daka duhet të hetohet për ndikim nga politika, për pjesëmarrje në krim të organizuar kundër zgjedhjeve të lira, për dëmtimin e buxhetit të shtetit dhe për mohimin e vullnetit të popullit dhe votën e lirë.

Qe 1 muaj e gjysmë me urdhërat e punëdhënësit, partizanja e tërbuar luan me moralin, me nervat dhe me durimin e komplet një populli, po numëron e rinumëron vota, kadal-kadale, në pritje të 'votave' rezervë, me idenë se do ta rrënonin komplet procesin dhe do të pengonin VV-në dhe LDK-në të formojnë qeverinë.

Kush i ka ruajtur ato kuti qe një muaj?
Çfarë validiteti kanë kutitë që bujnë nëpër ministritë e Hashim Thaçit!

Ky proces e ka humbur kuptimin dhe besimin.

Politika e vjetër dhe nëntoka i ka futur duart në kutia të votimit, si gjithmonë.

Valdete Daka po lufton me të gjitha forcat për ta vjedh fitoren e VV-së dhe LDK-së.

Ata janë kriminelë, dihet, po
ne jemi budallenj që kemi kujtuar se në Kosovë ku çdo gjë është e korruptuar, sidomos drejtësia, paska shpëtuar e 'pastër' veç KQZ-ja.

Votat s'ka kush na i mbron.
Jemi në duar të hajnave dhe kriminelëve.

P.S. Ky shtet (me
këta njerëz) nuk bëhet.
Por, as ju më nuk ktheheni në vendin e krimit.

Valdete Daka nuk e shpëton PDK-në.

Ata që i fituan zgjedhjet (Albini e Vjosa), më të mëdhenj do të dilnin nga zgjedhjet e reja.

Prandaj, kur kemi kërkuar ndryshim, e kemi pasur fjalën për Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, jo për hajna e kriminela për të cilët u çu në këmbë m'i pshtu nga populli, KQZ në krye me komandanten.

(Kosova Sot Online)