Kur Kosovës të këqijat i vijnë edhe nga Tirana

Kur Kosovës të këqijat i vijnë edhe nga Tirana
Kur Kosovës të këqijat i vijnë edhe nga Tirana

Skender Kapiti

  • 25 November 2019 - 11:16

Shqiptarët e Kosovës e dinë shumë mirë se kush janë serbët dhe Serbia, kush ka qenë dhe është armiku më i madh i shqiptarëve, sepse ata e kanë provuar në shekuj e shekuj krimin, genocidn dhe barbarinë shoviniste e kriminale të Serbisë dhe të fetaro-ortodoksisë serbe. Por është për t’u habitur se si është e mundur që Tirana të jetë kaq “injorante”, intrigante dhe e pabesë me shqiptarët e Kosovës pothuajse historikisht që prej krijimit të Shtetit shqiptar të Shqipërisë.

Si është e mundur që sot Shqipëria, politika zyrtare dhe kryeministri Edi Rama të mbështesë e të përkrahë idenë dhe platformën e Serbisë për ndarjen e Kosovës, platformë e cila është shkatërrimtare për shtetin e Kosovës?! Kosova edhe sot nuk ka përballë vetëm Serbinë, por ajo po pëballet edhe me antikosovarizmin që vjen nga Tirana.

Kosova ka luftuar kundër Serbisë, kundër krijesës antishqiptare Jugosllavi të krajlëve por edhe kundër Jugosllavisë komuniste. Kosova ka luftuar për liri ,pavarësi dhe shtetësi e bashkim me Shqipërinë, ndërsa Tirana sot dhe kryeministri i saj cuditërisht bashkimin kombëtar dhe integrimin europian të shqiptarëve , rrugën drejt tyre e shikojnë se kalon nga Beogradi, në integrimin e Ballkanit perendimor nën dirigjimin e Beogradit.

Madje Tirana i jep presidentit të Serbisë edhe prokurë”” për të folur edhe në emër të Shqipërisë si p.sh. me presidentin e Francës për minisherngenin ballkanik ashtu si dikur kur Enver Hoxha autorizonte Titon dhe Stalinin që ta “mbronin” e ta përfaqësonin ata Shqipërinë.

Në vënd që Shqipëria të jetë në krah , në mbështetje të sovranitetit , të shtetit e të njohjeve të Kosovës, Shqipëria sillet sikur të ishte njerkë e saj, e territoreve të saj dhe e integrimit të Kosovës.Të na tregojë Tirana se ku ajo loboi dhe se cili shtet në Botë e ka njohur Kosovën për hatër të Shqipërisë, prej kontributit politik e diplomatik të Shqipërisë!?

Tirana është akoma nën ndikimin e narkozës komuniste të internacionalizmit proletar dhe të “fqinjësisë së mirë” me fqinjët sllave e grekë, fqinjësi inferioriteti dhe mosinteresimi aspak për të drejtat kombëtare të shqiptarëve as në Greqi, as në Maqedonui, as në Mal të Zi , as në Presheve dhe as në Sanxhak.

Tirana ka një politikë “fqinjësie të mirë” nënshtrimi e servilizmi pasi edhe ka pranuar e njohur 8 minoritete në Shqipëri ku disa prej tyre janë artificiale dhe joekzistente si dhe kërkon dhe dakordesohet që edhe Kosova , Shteti shqiptar i Kosovës të coptohet si don Serbia e të shkatërrohet si shtet.

(Kosova Sot Online)