Politika shqiptare është kundërdemokracia dhe antiligji

Politika shqiptare është kundërdemokracia dhe antiligji
Politika shqiptare është kundërdemokracia dhe antiligji

Skender Kapiti

  • 06 December 2019 - 13:16

Demokracia në Shqipëri e Kosovë ashtu si dhe ligji janë sfiduar dhe mposhtur nga politika. Pavarësisht se janë evidente dhe të  konstatuara krimi, korrupsioni, hajnija ,papërgjegjshmëria , tradhtia, paligjshmëria dhe padrejtësia e politikës shqiptare akoma asnjë politikan  dhe  asnjë pushtetar  nuk është vënë para drejtësisë as në Shqipëri dhe as në Kosovë.

Politika shqiptare është e xhveshur nga demokracia dhe ka mbijetuar vetëm në sajë të sjelljes dhe të veprimtarisë  kundërdemokratike të saj, duke spekuluar, manipuluar, mashtruar dhe duke edhe ia vjedhur demokracinë popullit, votën dhe vullnetin e tij.

Prandaj dhe politika shqiptare është edhe antiligjore dhe antidemokratike.
Demokracia e pas komunizmit në Shqipëri fillimet e saj ishin premtuese dhe shpresëmëdha, por rezultoi si një eufori demokratike, pasi edhe tani pas rreth 30 vitesh demokracia është shumë larg , e paarritshme nga populli dhe jo në popull.

Demokracia në Shqipëri lindi pasi dështoi alternativa e saj, komunizmi.
Por edhe demokracia e pas komunizmit në Shqipëri nuk ishte demokraci demokratike, por një gjysmëdemokraci, një demokraci hibride: gjysmëdiktaturë e gjysmëdemokraci , pra një demokraci e dështuar; një demokraci e sfiduar nga krimi, korrupsioni dhe  paligjshmëria.

Një demokraci anarkizmi dhe tollovije gjithpërfshirëse si: anarkia juridike, ekonomike, shtetndërtuese,integruese; nga  anarkia morale, psikologjike, intelektuale , shkencore, akademike e universitare.; nga anarkia keqzhvillmore mjedisore, ndërtimore dhe infrastrukturore.

Demokracia në Shqipëri dhe në Kosovë është një dëmokraci pa demokracitet dhe autokracish politiko-partiake.
Në demokraci sundon ligji, dhe ligji e ruan dhe e mbron demokracinë nga krimi, hajnija, autokracia, korrupsioni dhe nga tradhëtia e papërgjegjshmëria publike e politikës.

Në Shqipëri nuk ka pasur në këto 30 vite demokraci popullore por ka pasur politikokraci, pra nuk ka pasur qeverisje nga populli dhe për popullin por ka pasur korrupsion dhe keqqeverisje nga politika dhe për në shërbim të interesave të vetëm politikës.

Dhe politika gjithmonë punon pandershmërisht dhe kundër demokracisë, madje edhe guximshëm dhe pa frikë kur politika  kap drejtësinë , ligjin  dhe pushtetin e shtetin.
Në këtë rast kemi të bëjmë me sundim të mafio-oligarkisë korruptive dhe të kriminalizuar  politiko-juridike ashtu sikurse realisht është në Shqipëri dhe në Kosovë.

Pra,  këtë e ka bërë dhe realizuar si politika në Shqipëri gjatë këtij tranzicioni ashtu si edhe politika në Kosovë.  Dhe prej kësaj demokracie të dështuar u kanë ardhur shqiptarëve të gjitha të këqijat politike,demokratike, korruptive; u kanë ardhur shqiptarëve të këqijat ligjore, sociale, ekonomike dhe pasiguria e humbja e shpresës.

(Kosova Sot Online)