Kosova votoi per Parlamentin e Qeverinë dhe jo për Presidentin 

Kosova votoi per Parlamentin e Qeverinë dhe jo për Presidentin 
Kosova votoi per Parlamentin e Qeverinë dhe jo për Presidentin 

Skender Kapiti

  • 07 December 2019 - 17:22

Edhe Ne shqiptarët nga Shqipëria me origjinë nga Kosova, edhe Unë sytë i kam te  zhvillimet politike,demokratike, ekonomike , shtetformuese dhe integruese të Kosovës, të konsolidimit e të forcimit të shtetit ligjor dhe modern të saj. 

Ndjehemi krenar për standardet e zgjedhjeve demokratike që u zhvilluan në Kosovë, për mëncurinë dhe verdiktin e duhur popullor të zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019. 

Por nuk duhet të na zhgënjejnë fituesit e zgjedhjeve , përkatësisht as LVV dhe as LDK-ja për postin e Presidentit.Duhet respektuar rezultati i zgjedhjeve , dhe të mos bie integriteti i tyre dhe i partive fituese në batakun e interesit personal. 

Nuk duhet të zhagitet formimi i qeverisë për postin e Presidentit ,pasi votimet e 6 Tetorit nuk ishin referendum per zgjedhjet Presidenciale ,por ishte referendum per zgjedhjet paralamentare dhe qeveritare. 

Nuk duhet të mbahet formimi i qeverisë peng i interesit personal të dikujt që lakmon postin e Presidentit. 

Ligji demokratik dhe moral nuk duhet të shpërdorohet dhe as të shfrytëzohet e të manipulohet, e as të vihen nën presion për interesa personale. 

LDK-ja nuk duhet që të këmbëngul për të fituar një pazar politik për të cilin nuk ka votuar populli. Presidenti të zgjidhet kur të vijë koha , dhe koha është kur skadon afati i Presidentit aktual, apo kur ai duhet të dorëhiqet ose kur t’i hiqet mandati për shkeljet e rënda të Kushtetutës së Kosovës që ai ka bërë.

Në rast se kualicioni LVV-LDK do të binte dakord që posti i presidentit t’i jipej LDK-së, atëhere LDK duhet të zgjedhë kur te vije koha kandidatin më të mirë të mundshëm që të jetë i pranueshëm së pari nga antarësia e LDK-së, Lidhjes Demokratike të Kosovës; kandidatura të jetë e pranueshme edhe nga subjekti fitues i zgjedhjeve të LVV-së që është fituese e këtyre zgjedhjeve; si dhe duhet të jetë një figurë e pranueshme publikisht, e pakonsumuar politikisht, e pastër, e pashtrënguar dhe e pa konsumuar nga e kaluara  tij. 

Dhe për mendimin tim si President i merituar për Kosovën nga LDK do të ishte kandidatura e Vjosa Osmanit,pasi asaj i  dedikohet më së shumti edhe rezultati, edhe besimi që ajo mori nga vota popullore  si dhe rezultati  që arriti LDK-ja në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019. 

Parakushti për presidentin nuk mund as sesi që të provokojë krizë dhe zgjedhje të tjera të reja të parakohshme , në rast se po atëhere kjo do të kishte kosto morale, financiare  dhe politike, dhe për këto politikisht do të paguante subjekti politik që do të ishte shkaktari i kësaj anomalie demokratike  të mundshme, në rastin konkret, LDK-ja.


(Kosova Sot Online)