Vulini, "Shqiptarët janë larguar nga pavarësia..."

Vulini,
Vulini,

Shaip Jashari

  • 09 December 2019 - 14:16

Vulini, Ministri i mbrojtjes së Serbisë, në një intervistë të publikuar në portalet tona, thotë: "shqiptarët janë larguar nga pavarësia në bisedimet në Bruksel me Vucicin".

Po e komentoje ketë pjesë: Shumë e saktë. Po dua me i tregu Vulinit që ne kosovarët këte e dimë mirë, e dimë fal kujt Serbia e ka arrit këtë , edhe mundeni me u krenua me ketë rezultat. Pra kjo u arrit fale : HASHIM THAQIT,BEHGJET PACOLLIT, EDITA TAHIRIT, BLERIM SHALES, COLLAKUT, ARIFIT, etj. krejt "shqiptarë" të  Kosovës. Por tani situata do të ndërroj, Kosovën në dialog do e prezantojnë udhëheqës që punojnë për Kosovën me ALBIN KURTIN në krye .

Vulini, në nje pjesën tjetër, thotë: “shqiptarët nuk janë të besës".

Po e komentoj edhe këtë pjesë, me keqeardhje e me siklet të madh! Për serbët, jo të fjalës, të pa besë, vrasës, masakrues, barbar..., e dinë mbarë bota, si për të kaluarën, ashtu edhe për atë që kanë bërë në fund shekullit të kaluar, vitet 1989-1999.

Fatkeqësisht duhet pranuar, kemi bërë edhe ne gjerë sikur shkijet! mbas luftës, janë vra njerëz , janë torturuar, janë masakruar, me dhjeta therje me thikë, janë hedh prej kateve të larta të banesave, është torturuar e është mbytë në mënyrë mizore Astrit Dehari në burg të shtetit, e askush nuk ka paguar konsekuenca.

Këto gjana nuk mundet me i pastrua as Gjykata Speciale.

Qeveria e Albin Kurtit ka obligim me i zbardhe gjithë këto mizori të bame prej kosovarëve , që të ja bëjë me dije botes që një grusht kriminelesh kanë bërë gjerë që janë në kundërshtim me vlerat e shtetit të Kosovës , e që janë në kundërshtim edhe me traditën e vlerat e shenjta të shoqërisë kosovare. Serbia - shkijet kanë vepruar e veprojnë pa ndërgjegje. Kosova e kosovari kane ndërgjegje , nuk duhet e nuk guxojnë të jenë të tillë.

Grupi kriminal që ka udhëheqë Kosovën prej mbas luftës, e ka bërë edhe një akt me të cilin jemi turpëruar para krejt botës, e i kemi turpëruar edhe paraardhësit tanë në botën e amshueshme. Akt ky i cili lëre që ka rënë ndesh me ligjin universal për të drejtat e njeriut, ka ra ndeshe me normat ndërkombëtare të drejtësisë. Ky akt e ka thyer KODIN MORAL të pashkruar, po të përcjell me mija vjet gjeneratë pas gjenerate në familjet kosovare, tradite me te cilën jemi mburr gjatë gjithë historisë së ekzistimit tonë.

Njeriu apo grup njerëzish që i ka hy në shtëpi kosovarit, e i ka kërkuar ndihmë e strehim, që i ka ra nën aman e i ka kërkuar me ja shpëtua jetën prej hasmit, nuk është dorëzua kurrë, por është mbrojt me çmim me u sakrifikua (farua) edhe tërë familja.

Kidnapimi dhe dorëzimi i shtetasve turq, që kanë qenë të strehuar në shpine tonë të përbashkët, është akt i rëndë PABESIE.

Po e përfundojë , me kriminelë, me hajna , me njerëz pa vlera të pa besë, qe kanë udhëhequr me vendin, kemi humbë shumë, aspekti ekonomik e gjithë lamite tjera kompensohen me kohë e me punë, puna e menjëhershme, që e ka obligim qeveria Kurti është vënia para drejtësisë e përgjegjësve për krimet. Vlerat për të cilat kemi sakrifikuar, e i kemi mbrojtur me çmimin më të lartë të mundshëm gjatë gjithë historisë sonë, duhet ti mbrojme edhe tani,  e këto vlera duhet ti bëjmë të vlejnë ende e të vazhdojnë me jetu së bashku me ne.

(Kosova Sot Online)