Edi Rama, Esad Pasha i dytë

Edi Rama, Esad Pasha i dytë
Edi Rama, Esad Pasha i dytë

Ragip Guraziu

  • 24 December 2019 - 18:59

PO,“Mini Shengeni” Ballkanik merr goditjet e rënda, ‘vdes’ plani Rama-Vuçiq-Zaev-i cili ishte në dëm të shqiptarëve. Jo vetëm qytetarët kosovarë, por i gjithë kombi Shqiptarë, po bënë pyetje; '' Çka e shtyri kryeministrin Shqiptar, Edi Rama t'i bashkëngjitet ekipit të presidentit serb, Aleksander Vuçiq, kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev,për krijuar ''Mini Shengenin Ballkanik”,ku shqiptarët edhe si Komb do dalin humbës përgjithmonë.

Gabimi më i madh i Edi Ramës që bëri me vetëdije të plotë

Ky gabim i madh i kryeministrit Shqiptar,do i ngulitet në kokën e tij, (se po më duket ende nuk është në dijeni), se ky vit 2019-ta do i përsëritet deri në amshim nga gjeneratat e ardhshme,sepse këtë Edi e bëri me vetëdije të plotë,por ende nuk po kërkon falje kombit Shqiptarë,por po më duket nuk është në dijeni apo po shtirret se nuk ka informata se ; titulli lartë është i saktë se shqiptarët nuk e pranojnë dështimin kombëtar nga do që vije ai,edhe po qe se vetë,nga disa koka të liderëve kombëtar Shqiptarë.

Po ja bëjë me dije Edit se të tjerët po punojnë më shumë për ne se sa ne për vete?!

Wesley Clark: Gligorovi më tha më 1999: Shqiptarët nuk janë si boshnjakët, nuk durojnë, do të luftojnë

Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Ëesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, në një deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, ka treguar se si gjatë një bisede me presidentin e atëhershëm të Maqedonisë, Kiro Gligorov, ky i fundit i kishte thënë se “shqiptarët nuk janë si boshnjakët” dhe se “ata nuk durojnë, do të luftojnë”.

“Presidenti maqedonas, Kiro Gligorov, më thirri dhe më tha: ‘E dini, do të keni problem të madh në Kosovë. Atje do të bëhet luftë, sepse shqiptarët nuk janë si boshnjakët: ata nuk durojnë. Ata do të luftojnë’. Dhe, kështu ndodhi, luftimet nisën”, thotë Clark në këtë bisedë përmes Skype-it. Më tej, ai tregon se si Ambasadori Richard Hoblrooke kishte shkuar në qershorin e vitit 1999 për takim me Slobodan Milosheviqin.

“Më lidhi me telefon me Millosheviqin, të cilin e njihja nga koha e Daytonit dhe i thashë: ‘Ju lutem, mos ia bëni këtë popullit shqiptar’. Ai më tha: ‘Gjeneral Clark, këta janë njerëzit e mi. Unë nuk do t’i lëndoj’. Natyrisht, kjo ishte gënjeshtër, sepse spastrimi etnik tashmë po ndodhte”, ka deklaruar Clark.

Po të mos e mbronin Serbinë Vuçiqi dhe Vladimir Putini, Serbia do të merrte fund, shkruan «Informer». Kjo gazetë në të vërtetë kërkon që Serbia të anëtarësohet në Federatën Ruse, jo në BE. Vuçiq e quan mik personale shefin e «Informer». Si është e mundur kjo? – pyet «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung». Njerëz të afërt me Vuçiqin thonë se duhet kuptuar këtë, sepse në Serbi ekziston një valë e madhe proruse dhe antiperëndimore, andaj nëse Vuçiqi nuk do ushqente këtë atmosferë, atëherë këtë do ta bënte dikush tjetër dhe kjo nuk do të ishte në interes të Evropës.

Aleksandër Vuçiq dorë e zgjatur e Millosheviqit

Serbia kurrë nuk ka qenë në situatë më të vështirë, deri Vuçiq, ka ringjallur gjithmonë ka iniciua të gjitha luftërat siç ishte edhe kjo e fundit që morët ''grusht'' të rëndë nga Sllovenia,Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia,Greqia,tani edhe Kosova,me masakrat e regjimit millosheviqian që bënte pjesë edhe vet Vuçiq ndaj popujve tjerë, jo serb,dhe një gjuhë urrejtje ndaj shqiptarëve, që nuk po mundet të përbëhet,një politikë shoveniste, nuk është politikan, derisa vetë serbët po thonë se Vuçiq nuk është president i gjithë serbëve,derisa udhëheq me strukturat çetnike si pasardhës i Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit,falë tij një politike gjenocidiale përdori, përveç ndaj shqiptarëve,por edhe gjithë popullit Jugosllav të asaj kohe dhe inicioi luftën e viteve 1991 me Slloveni, Kroacinë, Bosnje e Hercegovinë, për të ardhur deri te Lufta e UÇK-së 1998-99,ku Kosova nga kjo luftë fitoi pavarësinë e saj, Kushtetutën e saj, dhe u lirua njëherë e përgjithmonë nga thundrat çetnike sllave, të Drazha Mihajlloviqit, Rankoviqit, dhe së fundit Sllobodan Millosheviqit. Kur qytetarët serb dhe të tjerët në veriun e Mitrovicës u binden se ata po i udhëheqin, Lista Serbe, të dirigjuar nga Vuçiqi e Daçiqi, bashkëpunëtorët e Sllobodan Millosheviqit.

Këmbëngul se Serbia duhet ta kishte njohur Kosovën, por ka humbur disa shanse për zgjidhje që nga viti ‘99, me Rambujenë dhe më pas me planin e Ahtisarit'', mendon Çedomir Jovanoviq, i cili ka qenë një nga zërat e fuqishëm kundër politikës serbe të viteve ’90 si një nga udhëheqësit e protestave studentore dhe të bllokut demokratik. Jovanoviç, një nga bashkëpunëtorët e Kryeministrit të të vrare Zoran Gjingjiç, dhe konsiderohet si personi që i dorëzoi Gjykatës së Hagës ish-Presidentin Sllobodan Millosheviçin.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës...

Më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme. Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Më 22 korrik 2010, Gjykata konstatoi se Deklarata e Kosovës për Pavarësi, nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama

Historinë e shkruajmë vetë. Nëse e humbasim luftën, pavarësisht sjelljes , fituesi tjetër do ta shkruajë historinë....

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të Minishengenit Ballkanik, ke zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq si dhe me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev.

Por nuk ke ngurruar që të ofendojë dhe sulmojë liderin aktual të Kosovës, pasi ky i fundit refuzoj që ti bashkohej nismës së juve treve, pra Vuçiit, Zaevit dhe juve.

Vuçiq është bashkëpjesëmarrës në Holokaustin kosovar dhe Kosova ka me e mbajtë përgjegjës atë përjetësisht.

Rama i përgjigjet trupit politik shqiptar dhe jo Kosovës, por ai për viktimat, nji ndër ta edhe unë, do të vlejë si kafshues shpirtrash dhe nuk e ka të drejtën me fol as për Kosovën e leje ma në emër të saj!?Pra, Rama kujdes, larg duart nga Kosova!- Matoshi.

Të tjerët për juve, z. Rama

Gazeta gjermane Bild ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç i cili mohon masakrën e Reçakut.

“A bisedohet me këtë kriminel i cili mohon krimin e Reçakut”, shkruan Bild drejtuar Vuçiçit.

Kujtojmë që pas deklaratave të Vuçiç për masakrën kanë reaguar shumë figura të larta të politikës shqiptare dhe jo vetëm.

Në mars të vitit 1998 në periudhën kur ndodhi masakra e familjës Jashari, Aleksandër Vuçiç u zgjodh Ministër i Informacionit (1998-2000) i cili ndaloi e kufizoi lirinë e medieve të huaja si dhe ndëshkonte gazetaret e pavarur vendas.

Dy dekada me vonë, për rastësi, Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë, sponsorizon ligjin antishpifje, një ligj i poshtër e i rrezikshëm, sikurse në frymën e qeverisë diktatoriale ministër i secilës ishte dikur homologu i tij serb.

Vuçiçit sot dhe atëherë nuk i bëjnë përshtypje e as nuk ndjenë dhembshuri për masakrat në Kosovë. Madje vazhdon të fyej viktimat duke mohuar masakrat sikur atë të Reçakut duke e quajtur trillim.

Rama, homologut të tij ja mundësoi paradën e shpërlamjës nga e kaluara, nga sedra e sëmurë prej krimineli të cilit fëmijët e masakruar e të djegur për së gjalli nuk i bënin përshtypje. që lam pas,2019-ta, do mbahet mend vetëm për një gjë...Dështimi i Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, Rama IK-IK,THEJE QAFEN....

Edi Rama kopje totale e Esad Pashës

Tradhtia e Esat Pashës, e tij u nënshkrua më 22 prill dhe të nesërmen, më 23 prill, ushtria malazeze u përgatit për të hyrë në Shkodër, falë dhelpërisë e poshtërsisë së Esat Toptanit. “Më 22 prill 1913 Esad Toptani nënshkroi marrëveshjen e kapitullimit dhe në krye të trupave turke e shqiptare u largua nga qyteti”.

Është fakti i pamohueshëm se më 23 prill 1913, Shkodra, kështjella madhështore e qëndresës së Veriut, iu dorëzua malazezve. Pas kësaj Esadi erdhi në Tiranë me ushtrinë e përbërë nga shqiptarë dhe turq, duke u pritur dhe përcjellë me nderime në Lezhë prej ushtrisë serbe. Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar atë ditë, afër mesnate, Princ Danilo, në krye të ushtrisë malazeze, me 24 prill hyri në Shkodër, duke marrë çelësat e qytetit nga dora e Esad pashë Toptanit. Në saje të kësaj tradhtie Esad Toptani, u lejua të largohej me nderime ushtarake në krye të divizionit të tij.

Ndërkaq, në Shkodër, agjentët e kral Nikollës filluan terrorizimin e banorëve, ndonëse Shkodra i bëri një refuzim të ashpër kësaj loje (tradhtie) të Esad Toptanit. Veprimi i Esadit e koklaviti edhe më tepër çështjen shqiptare, aq sa Austro-Hungaria dhe Italia kërkuan menjëherë jo vetëm tërheqjen e Malit të Zi nga Shkodra, por edhe largimin nga Shqipëria të trupave turke të komanduara prej Esad Toptanit. Pasi dorëzoi Shkodrën, Esad Toptani u vendos në Tiranë e në Durrës, me objektiv të qartë të mbajtjes të copëtuar të trojeve të Shqipërisë.

Duhet theksuar se Esad pashë Toptani nuk e njohu realisht shpalljen e pavarësisë së vendit, duke pretenduar se dëshironte ngritjen e Flamurit Kombëtar në Shkodër, ndonëse nga krerët e saj iu bë thirrje për bashkëpunim me anën e një letre të njerëzishme. Gjithashtu, me këtë pretekst ai nuk njohu as qeverinë e Vlorës, të parën qeveri të Shtetit të Pavarur shqiptar dhe që në fillim luftoi me tërbim kundër saj.

Esadi e ndjente se kishte kundër tij të gjithë rrymën e lëvizjes kombëtare, e cila lidhej me qeverinë e Vlorës, dhe përkrahej deri diku prej Austro-Hungarisë dhe Italisë, të cilat i kishin dalë zot shtetit shqiptar të pavarur, për të plotësuar qëllimet e tyre të kontrollit të Adriatikut. Gjithashtu, ai u detyrua të zbatonte kërkesën e Vjenës e të Romës për largimin e trupave turke nga Shqipëria.

Në historinë e Shqipërisë është theksuar: “…monarkia e dyfishtë e përkrahur nga Roma kërkoi në mënyrë të vendosur nga Esad Toptani dhe Porta e Lartë që të jepej urdhri për riatdhesimin e ngutshëm të trupave turke të cilat ndodheshin ende në Shqipëri, nën komandën e Esadit. Presioni austro – hungarez e bëri efektin e vet. Stambolli dhe Esad Toptani u detyruan ta pranonin kërkesën e Vjenës. Ismail Qemali e ftoi Esadin në qeverinë e tij duke i dhënë postin e ministrit të Punëve të Brendshme. Esad Toptani pranoi propozimin e Ismail Qemalit për t’u bërë ministër i Punëve të Brendshme në vend të Mufid Libohovës që zuri dikasterin e Punëve të Jashtme dhe u nis në Vlorë”.

Ky është turpi i kombit. Me këtë angazhim të tij dhe me këto provokime anti kosovare, ai nuk mundë të jetë i mirëseardhur as si politikan shtetëror, as si qytetar i thjeshtë në Kosovë. Duhet të Shpallet person non grata dhe ke të shkon tek Vuqiqi në Beograd. Ne duhet ti themi Edi Ramës se ai është vetëm një sllav i dashur për Vuçiqin.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk u ndal asnjëherë ai akoma po vazhdon t’i injoron dhe përqesh të gjithë politikanët e Kosovës, duke i quajtur të pa ditur e të pa zot, madje edhe duke ju veshur epitete nga më të ndryshmet fyese.

Rama tash s’i ndalë sulmet e ulëta edhe ndaj kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, duke thënë se ai, Haradinaj, donte ta bllokonte globin me taksë dhe këndonte si gjel maje plehu në Prishtinë.

Të gjitha këto sulme kreu i qeverisë shqiptare, i bëri në kohën kur në Tiranë u ri mblodhën liderët e Ballkanit perëndimor për ta diskutuar përsëri projektin e Mini Shengenit Ballkanit, ide kjo sipas analaistëve, e shpikur nga Aleksandër Vuqiqi, pas dështimit të projektit të dizajnuar me Hashim Thaçin për shkëmbimin dhe korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Se është pikërisht mos pranimi i projektit të Mini Shengenit nga pala kosovare, ajo po e bënë Edi Ramën të “çmendet” dhe të mos kursejë asgjë, për të shfryrë mllefin kundër liderëve politikë dhe institucional të Kosovës, kurse pozitën e vetë po e rreshton në interesin e Serbisë.

Projekti i Mini Shengenit Ballkanik do ti dështoj Edi Ramës, dhe “Ramosave” të tjerë, si dështoi edhe projekti ide e shpikur nga Aleksandër Vuçiqi për korrigjimin e kufijve, ndarjen ,pas dështimit të projektit të dizajnuar me Hashim Thaçin për shkëmbimin e territoreve. Thaçi tani vonë e kuptoi se kishte dështuar, si herëve tjera në të gjitha projektet, por bëri mirë që nuk morri pjesë në Tiranë, por gabimet e tija po na kushtojnë shumë në këtë kohë, derisa faktet po na flasin vet që tani edhe 3 muaj na ndajnë për festimin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kurse në kuluaret e ndryshme flitet për opsionin e ndarjes.

Prandaj po vazhdon tani kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ti injoron dhe përqesh të gjithë politikanët e Kosovës, duke i quajtur të pa ditur e të pa zot, madje edhe duke ju veshur epitete nga më të ndryshmet fyese. Të gjitha këto sulme kreu I qeverisë shqiptare po i bënë në kohën kur në Tiranë u ri mblodhën liderët e Ballkanit perëndimor për ta diskutuar përsëri projektin e Mini Shengenit Ballkanit, ide e shpikur nga Aleksandër Vuqiqi, pas dështimit të projektit të dizajnuar me Hashim Thaçin për shkëmbimin, korrigjimin e territoreve.

Kjo mënyrë e sjelljes është e turpshme për Edi Ramën sepse kthimi i Kosovës nën Serbi, dukë ja bashkuar edhe Shqipërinë, kalon në tradhti kombëtare. E Edi Rama,duhet ta lexoj mire e mire librin ''Masakra e Tivarit'', dhe vetëm atëherë do e kuptojë mirë se pse Haradinaj e ka gjunjëzuar Serbin, dhe pse dhe qeveria e re në krye me Albin Kurtin e ka marrë mesazhin edhe nga Haradinaj, se Kurti jo se nuk e heq taksen po do të planifikon të vendosë reciprocitet në të gjitha fushatë, derisa nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Dhe është koha që Edi Rama të shpallet person i pa dëshirueshëm në Kosovë dhe të izolohet tërësisht nga politika kosovare.

(Kosova Sot Online)