Mesazhi zhgënjyes i Francisit

Mesazhi zhgënjyes i Francisit
Mesazhi zhgënjyes i Francisit

Kimete Berisha

  • 25 December 2019 - 16:05

Sa herë vijnë Kërshëndellat mua seç më kap një nostalgji, një mallëngjim, menzi s'pres m'u pikëllu vullnetarisht.

I kujtoj kartolinat që shiteshin tezgave buzë rrugëve veriore të Mitrovicës dhe bora e imët që binte mbi to.

I blenim dhe 'tinëz' ia vendosnim befasi njëri-tjetrit nën jastëk apo shoqeve në fletore.

Urimi më i njohur ka qenë: Po bën zogu ci ci ci ta Uroj Vitin e Ri. (Pa bë zogu hiç. Bora deri në gjunjë e zogu ci ci ci, por kjo ishte metaforë e zogut që kishte shtegtuar në vise më të nxehta).

Jam shumë e lidhur emocionalisht me 'lumturinë' e vizatuar në kartolina. Bash ky është koncepti im i lumturisë. Kur ndizen dritat edhe ditën. O Zot sa mirë.

Bile, shumë herë jam kujtu mos kam qenë në jetën tjetër 'murgeshë' se më pëlqen të jetoj e tërhequr, 'misterioze', që askush të mos dijë asgjë për jetën time private, e unë për tjerët t'i di krejt.

Ka mundësi që kam qenë edhe mbretneshë, por dyshoj shumë se 'më vjen mërzi me m'dasht e me ma puth dorën'.

Mbrëmë duke e përcjell meshën e Krishtlindjeve, u knaqa me zërin e butë të Imzotit Dodë Gjergji.

E lexoi një opinion të bukur dhe më pëlqeu zemërimi i tij i matur me Evropën që s'po na bën kabull për qytetar të barabartë.

Evropa na pranon si refugjatë, por jo si qytetarë normal, kjo e bën Evropën të 'poshtër'.

Imzoti m'u duk pak i mërzitur. Diqysh më hyni njëfarë droje, për herë të parë më shkoj mendja ta lë pendën dhe t'i kthehem tëholluses.

Mendova për fajet e mia. Mos po e teproj. Mos po e lëndon dikë pa faj. Hajt që e teproj me njëmijë dreqën, nëse përfundon me kaq, po çka nëse më presin 'dubë' në gjykim shkronjat e mia, të gjitha si 'ushtria e shkronjave' ulur në porotë.

Kush s'po më shtin me bë be, por po ju bëj be në sytë e ballit, sot jam zgjuar nga gjumi në përpjekje titanike për të dal nga terri i madh ku ndodhesha diku në një shtëpi të huaj dhe plus të braktisur.

Terri ish aq i madh si me pas hedh dikush me kaci (lopatë).

Dhe, në ato çaste për ta gjetur derën, nuk me rrenë, e ndeza baterinë e telefonit, po asnjë trohë dritë.

Me dal dola prej atij terri, sigurisht për të vazhduar sokaqeve të huaja...

T'ish që paguhna për këtë 'sakrifikejshën' po jo, unë q'ikjo që jam kam marrë honorar për shkrime si vajzë e vogël, tash ka ardh dita më shfrytëzojnë gazetat në baza të rregullta.

Pse nuk lypi të drejtën autoriale? Nuk di. S'më duket interesant e as e drejtë me ndalu shkrimet. Si me më pas ndalu m'u famikja e Martin Aurelit me ja lexu 'Meditimet'. Palidhje.

A e ke pa kurrë nuk gjen në You Tube këngë të Bob Dylan, nuk është mirë nga ana e tij, e lypa një ditë 'Sara' s'e gjeta, u dasht me ka këndu vetes-vet, qysh mujsha, për faqe t'zezë.

Në zgjatke edhe pak mesha, s'ka pas m'u bë njeri i 'mirë', njeri vlla që i këqyr veç punët e veta dhe e respekton vullnetin dhe përcaktimin e njerëzve me qenë të këqij.

Ani me pas fol Imzot Mark Sopi, atë e kam pas shumë simpati. Priftërnjt gjithmonë më kanë pëlqyer, mendja ime shkaku i 'misteriozitetit'. Bile një herë një prifti më duket i pata thënë (se moti ka qenë kjo punë) mos me pas qenë prift tani do të ishe i fejuari im. E kisha shok e më tha: 'Paqa qoftë me ty', njëmend paqa më gjeti dhe po vazhdon të mbretëroj paqja në dashuri.

Ku s'ka dashni-ka paqe.

Nejse, kajta pak e u mërzita pse (edhe pse rrallë) shkruaj fjalë paksa të 'rënda' për ata që na udhëheqin.

Kur në ato momente e çoi Zoti Papën, Francisin, ma hjeku 'frikën' se marrja u hup. Papa tha, në daç je i mirë, në daçi keq, Zoti të do.

Nuk më pëlqej hiç. Papa e theu kufirin midis 'të mirës' dhe 'të keqes'. Me gjithë simpatinë për të (e ndjek në Twitter), më tingëlloi sikur 'ia dha vetes' këtë mesazh, sepse njerëzve s'u thuhet siç na tha ai 'Zoti nuk të do pse ti bën mirë', por thjesht të do edhe pse bën keq.

Ndoshta fesë është mirë t'i kthehet misterioziteti, se shumë teologë janë bërë si analistët politik, edhe më të zi.

Thuaj më mirë: Nuk jam i autorizuar të flas në emër të Zotit. Po jo, njeriu shkon aq larg sa i interpreton edhe 'të pathënat' e Zotit.

Nëse Zoti i do të gjithë njësoj, si të mirin si të keqin, atëherë kjo dashuri i frymëzon të këqijt dhe na e kajnë nanën.

Frika nga ndëshkimi; nga burgu; nga ferri; nga hakmarrja; nga idhnimi; nga vetmia; nga izolimi-të bën njeri.

Jo, dashuria e pakushtëzuar e nanës dhe e Zotit. Dashuria e pakushtëzuar ta humb rrugën n'oborr dhe të bën të lazdruar dhe të varuar nga dashuria. Dashuria e pakushtëzuar të mëson veç me marrë dashuri, jo me dhënë. E di unë çka po flas ë.

Askush nuk u bë dikushi nga dashuria, por nga diciplina dhe nga dashuria e kushtëzuar.

Nëse sillesh mirë-ta blej një kukull.

Nëse mëson-bëhesh i ditur. E jo s'i u bëre dashnor-si u bëre përdhunues-nana dhe Zoti të do.

E jo, sillu ti si të duash, kërrshite, unë prap të dua dhe të shpërblej njësoj siç i dua njerëzit e mirë.

Papa Francis mbas këtij mesazhi është mirë të shkoj të pushoj sepse e ka bë lëmsh 'botën'. Sa gëzimi po ndodh tani burgjeve. Sa vrasësi po buzëqesh.

Më mirë mylismanët, ethet t'i shtijnë me 'frikë'.

Mos e shkel troshen.

Mos t'i merr Zoti mend me bë atë punë;

Jo ishalla s'të ka shku mendja aq larg;

Stekfurulla, s'bën hiç.

Ruju se t'vret deja për s'kfjellti'.

Mos gabo se t'sheh Zoti.

Nëse bën keq, nuk do të takohesh në botën tjetër me ata që do.

Atë ditë kur ti të dalësh para Zotit, ka me t'hëngër dreqi'....

Dhe kështu, duke jetuar nga frika e ndëshkimit për mëkate, njerëzit e 'ulin bishtin', s'ka tjetër mënyrë, e jo m'i frymëzu t'keqen e m'i amnistu në fund t'vitit si Hashimi që i amniston 'vrasësit e fëmijëve'.

Të më falni që po hy 'llugave' por i kam pikë të dobët këto tema, më pëlqen m'i shti hundë këndejpari, ndoshta sepse më shumë kam lexuar filozofi, teologji dhe psikologji sesa letërsi (ku jam diolomuar).

P.S. Gëzuar Krishtlindjet dhe Urimin: Tutu nga ndëshkimi, për çdo rast, më mirë.

(Kosova Sot Online)